Prokurori i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Limajt

29 Shtator 2015, 12:39Rajoni TEMA

Një prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit “MTPT” kundër pesë të pandehurve, në përputhje me Urdhrin e Gjykatës së Apelit, transmeton Koha.net.

Të pandehurit akuzohen për Krim të Organizuar (Neni 274, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës (KPK), Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare (Neni 339, paragrafët 1 dhe 3 të KPK (të vjetër); në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje), Keqpërdorim të Autorizimeve Ekonomike (Neni 236, paragrafi 1, nën paragrafi 5 dhe paragrafi 2 i KPK (të vjetër)), Marrje dhe Dhënie të Ryshfetit (Neni 344, paragrafi 1 i KPK (të vjetër); në lidhje me sektorin 117.1.a. dhe d. Të Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe Neni 343, paragrafi 2 i KPK (të vjetër) në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje) në përputhje me rrethanat) dhe vepra të tjera penale.

Kjo aktakuzë është ngritur nga ana e prokurorit pas një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar të Policisë së EULEX-it në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

1 komente në “Prokurori i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Limajt”

  1. ismeti says:

    sa her hashka e shet nji cop arrestohet fatmir limaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje