Afera me CEZ, Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për hetim me procedurë të përshpejtuar

1 Tetor 2015, 18:24Politika TEMA

Kuvendi ka rrëzuar propozimin e PD-së për futjen me procedurë të përshpejtuar të pr/ligjit për hetimin ndërkombëtar të aferës së CEZ-it.

54 deputetë kanë votuar kundër kësaj kërkese, 50 pro, ndërsa 12 kanë abstenuar.

Gramoz Ruçi tha se nuk ka bazë ligjore për ta bërë këtë.

Le të rradhisim 3-4 çështje, një CEZ-in, që thoni ju, nga A-ja tek ZH-ja, çështja e dytë: Gërdecin, nga fillimi në fund, çështja e tretë: 21 Janari, nga fillimi në fund, çështja e katërt: aferat në Rrugën e Kombit. Katër çështje!

Po deshët të shtoni ju ndonjë të pestë, unë do t’i bind këta. Pra pasi të vendosim këtë objekt, probleme që i qëndrojnë varur publikut shqiptar, t’u bëjmë kërkesë atyre që “Po! Dakort! Këto pesë çështje do t’i marrim ne, ju ecni përpara!

Unë do t’i bind këta që do të ndryshojmë çdo nen të Kushtetutës, çdo nen të Kodit Penal që të vijnë përfaqësi nga këta dy partnerë. Por ama që ne të bëjmë një deklaratë, kryetari i opozitës dhe ish-kryeministri dhe Grupi Parlamentar dhe që zëdhënësi i ambasadës del e të thotë: Më falni, por kjo është detyrë e organeve tuaja!

Të jemi seriozë me veten, të jemi seriozë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Mos të luajmë lojën e kungulleshkës, mos kujtoni se do të nxirrni kredo politike dhe elektorale nga këto çështje pasi nuk arrini dot që ta krijoni këtë. Nuk është faji ynë që punoni në boshllëk“, tha ai.

Por, ish-kryeministri Berisha tha se ata që nuk miratojnë ligjin tregojnë se janë përgjegjës.

“Unë ekspozenë tuaj e kuptoj se nuk e pranoni hetim ndërkombëtar. Nëse thua: e pranoj, por…s’e pranon. E viktimizon me “Por”-in.

Nuk çuditem sepse dje Edi Rama deklaroi publikisht që nuk e pranoj hetimin ndërkombëtar.

Të mos fshihemi pas gishtit, por të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona dhe urdhëroni, nga alfa tek omega, çdo etapë, çdo moment, çdo vendim të hetohet dhe të dalin përgjegjësitë”, tha Berisha.

4 komente në “Afera me CEZ, Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për hetim me procedurë të përshpejtuar”

  1. bra,ho,ho says:

    Nuk ka problem,kemi Braçen qe akuzon,denoncon dhe heton per te gjith ne. Presim vendimet e Braçes. Nuk kemi nevoje sa per gjakata e as per parlament,sa te kemi Braçen ne opozite.

  2. Ardenica. says:

    Bravo te qofte ,o Gramaoz Ruci. Eshte plotësisht e drejte fjala juaj. jane ceshtje qe populli do prgjigje ,madje kete inisjative ta marrin vet mazhoranca,duke shtuar edhe vrasjen e Azem hajdarit,pavarsisht se cili ishte ,pavarsishte se Pd u tall me te sa ishte gjall,po edhe tani kur e kujton na duket se e tall edhe perse vdekuri. Deshmitari eshte gjall e po flet perdite. Populli duhet te mesoi se nuk ka patur kryeminister ne krye te shtetit,i cili nuk ka egzistuar,po ka patur nje hajdut e kriminel….. bemat e tij nuk kane te spsur.

  3. 01102015 says:

    iku koha e investigimeve si puna e kosta trebickes o berish…

  4. Treviso says:

    Vetem CESZ ka nevoje per etim. Pikat e tjera qe nren zoti Ruçi jane hhhetuar, por kan nevoje vetem per vendim. Problemi ngelet se kush do ta marre vendimin, GjinI ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje