Prokurorët në Austri po hetojnë një transfertë të dyshimtë në Qipro, e cila dyshohet se ka shërbyer për të korruptuar një zyrtar shqiptar për kontratën e ndërtimit të rrugës Damës – Tepelenë.
Prokurorët në Austri dyshojnë se Dietmar Aluta-Oltyan, figura më e fuqishme në kompaninë austriake të falimentuar Alpine Bau, u përfshi në një proces që korruptoi një zyrtar shqiptar me një tarifë konsulence prej 575 mijë eurosh të paguar për një kompani të regjistruar në Qipro me emrin Windforce Estate Limited në vitin 2009.
Dyshimet përputhen me prova të publikuara më herët nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigtive dhjetorin e kaluar, të cilat treguan se kompania austriake, e cila shpalli falimentin në qershor 2013, bëri një pagesë të dyshimtë për të njëjtën kompani konsulence të regjistruar në Qipro në vitin 2012.
Prokurorët austriakë dyshojnë se pagesa më 2009 lidhej me kontratën 28 milionë euroshe që Alpine Bau mori për ndërtimin e rrugës Dames – Tepelenë në Shqipërinë e jugut.
Dokumente të papublikuara më parë të zbuluara nga BIRN tregojnë se kompania austriake fitoi kontratat e saj të mëdha në ndërtimin e rrugëve në Shqipëri në kushte të debatueshme.
Korrespondenca, e publikuar përmes kërkesave për Lirinë e Informimit, mes Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në Shqipëri dhe financuesve të kredisë së rrugës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH e Bankës Europiane të Investimeve, EIB, zbulojnë se kompania gjermane e GP Papenburg qe fillimisht e përzgjedhur për ndërtimin e autostradës Levan – Vlorë në vitin 2007.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave eliminoi Alpine Bau, e cila pati bërë ofertën më të ulët prej 41 milionë eurosh, për shkak se nuk kishte dhënë dokumentet korrekte ligjore.
Por pas pytjeve nga BERZH dhe BE, gjithsesi, komisioni ndryshoi vendimin dhe ia dha marrëveshjen Alpine Bau, pavarësisht protestës së njërit nga gjashtë anëtarëve të komisionit, Artur Luca.
Firma fitoi tenderin pavarësisht se nuk kishte bërë ofertën më të mirë, shkroi revista austriake Kurier në një lajm të hënën.
Kontrata e firmosur më 2008 parashikonte përfundimin e punimeve në vitin 2011.
Gjithsesi, projekti hasi probleme dhe u përfundua vetëm këtë vit me tejkalime të mëdha të paspecifikuara. Deri në vitin 2011, kostoja qe rritur 6 milionë euro, bëhet e ditur nga një raport i audituesve shqiptarë.
Një zëdhënës i prokurorisë i tha BIRN se hetimi u hap këtë verë mbi shtatë njerëz, përfshirë Aluta-Oltyan, për përvetësim, ndihmë në përvetësim dhe korruptim të një zyrtari të huaj.
Ai tha: “Ka një dyshim se nuk kishte shërbime [të dhëna] për gapesat [për Windforce Estate] dhe se pagesat u përdorën pjesërisht për të paguar ryshfet për zyrtarët shqiptarë.”
Ai refuzoi të japë më shumë detaje mbi akuzat por konfirmoi se raporti në Kurier qe i saktë.
Ai shtoi se ndërsa informacioni fillestar për hetimin e tyre doli gjatë një çështjeje të ngritur në një gjykatë tregtare në Vienë, prokurorët po merrnin parasysh zbulimet e mëparshme të BIRN.
Aluta-Oltyan mohon akuzat. Avokati i tij, Felix Klement, i th Kurier se Aluta-Oltyan nuk qe i përfshirë në bizneset në Shqipëri, me përjashtim të marrjes së dy emailieve.
“Alpine qe oferta më e mirë. Pagesa nuk qe ryshfet por shërbeu për të paguar një nënkontraktor grek që mori përsipër projektin,” tha ai.
Pronar i panjohur:
Investigimi i BIRN zbuloi se dega në Shqipëri e Alpine Bau transferoi 1.4 milionë euro te Ëindforce Estate Limited në vitin 2012.
Një raport auditimi i Deloitte, i siguruar nga BIRN, vuri në pikëpyetje transfertat dhe tha se Windforce nuk dha prova se kishte kryer punë. Ajo nuk e certifikoi bilancin e Alpine Bau për vitin 2012 për rrjedhojë.
Pagesa e bërë për Windforce përgjatë vitit 2012 qe për punë që lidhej me “veprimin dhe këshillimin, asistencë materjale në çfarëdolloj takimi, diskutime dhe informime”, shkruhet në faturat e mara nga gazetarët.
Pronari i vërtetë i Windforce nuk dihet por auditorët kanë vërejtur se marrësi i pagesave dhe aksioneri i vetëm vdiq në një spital në Greqi në prill 2013. Për rrjedhojë, kompania nuk qe në gjendje të ofronte detaje të tjera për shërbimet që ishte dhënë.
Apostolos Christellos, një zyrtar i lartë në Alpine Bau i përfshirë në projekt dhe mik i Dietmar Aluta-Oltyan, vdiq në Greqi në 29 mars 2013.
Antonios Papantoniou, një avokat në Qipro dhe drejtori aktual e pjesërisht pronari i Windforce Estate, tha se ai ka menaxhuar më shumë se 500 firma, duke shtuar se nuk besonte se Christellos qe pronar.
“Nuk e di se cili është pronari i vërtetë. Por mendoj se personi për të cilin po flisni [Christellos] nuk kishte të bënte fare me të,” tha ai.
Christellos pati qenë drejtues i Alpine Bau Greqi dhe qe përfshirë drejtpërsëdrejti në negociatat për rrugën Dames-Tepelene mes Alpine Bau dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në janar 2012.
Ai mori lavdërime nga ambasada e Austrisë në Greqi pas vdekjes. Më herët ai mori nderime shtetërore nga presidenti i Austrisë Heinz Fischer.
Zyra e prokurorit në Austri nuk mundi të konfirmonte apo mohonte nëse Christellos qe i implikuar në hetim.
E nxorri LSI kudnersulmin per Lulushin. Luli me Fahri Balliun u morren me “Alpine” ku ishte minister i transporteve. Krejt rastesisht po perdoret serish BIRN per te nxjerre akuza.
Nuk ka dyshime, hetime, thoni me emra, mos u tallni, hidhni nje shashke, kush i ka marre keto para te ndeshkohet rende, pse keshtu do te vazhdoje kjo histori e ketyre krimineleve, me dyshime , hetime etj.jepini fund se vetem amulli doni.
Nuk munden te bejne publike emrat dhe asgje tjeter. Te gjitha perdoren here pas here per lufte brenda llojit. Sidomos me tenderat e rrugeve ne Shqiperi eshte bere kerdia. Filluar qysh ne vitin 1991 me rrugen Plepa-Rrogozhine nga firma greke “Sarandopullos”; rruga Rrogozhine Elbasan, nga firma turke “Behase” e deri te rruga Milot-Kukes nga firma “Behtel-Enka”; keto rruge u bene dhe u ribene duke shtuar vazhdimisht fonde, por nuk mbaruan kurre. jane kaq shume aktore te perfhsire ne keto afera (kombetare dhe nderkombetare) sa e gjithe FBI te vihet ne levizje nuk i shkokoleps dot. Po pse te vene larg. Ja psh per rrugen e Kuksit ka nje raport te Kontrollit te Larte te Shtetit, shkeljet e konstatuar te te cilit, u bene shkas per ngritjen e padise penale per Lulzim Bashen. Pse u mbyll dhe nuk rihapet ajo? Pse nuk ka te njejtin presion me fillimin, por pa mbyllur nje ceshtje hapen te reja dhe asgje nuk ndodh? Kur Mafia jane vete qeveritaret dhe drejtesia, mos prisni zgjidhje o popull. Perpiquni te siguroni mbijetesen se kete pune e ka marre lumi.
Zyrtari Shqiptar, eshte sekseri i njohur Shkelzen Berisha.
Kete e dijne te gjithe punonjesit qe punonin ne rrugen Levan-Vlore, dhe me pas ne rrugen Levan -Tepelene.
Zyrtaret e Alpine ethoshnin hapur qe na i jep tenderat Shkelzen Berisha.
Nxirrni emrat ju qifsha robt. Se jan leket e popullit qe po i pini dhe gjakun ne damar. Emrat emrat kush jan.
Nuk ka dite qe mos te ket skandale per cdo tender….gjithmon i fitojne kompanite me BLOZE ne bote !!!!
Jeni per tju hedh Bombe Atomike ne cdo qytet e tju zhduket fara e poshter shqipKARAMOTERDHUNUME!!!
Hallall mediat shqiptare. Keshtu behet leku. E vendos artikullin por nuk vendos emrin. Po u kollit personi nuk i del emri perndryshe mjere ai. Por ne momentin qe ai ka marre gjys milion euro duke i vjedhur dhe pa u munduar nuk e ka problem te kollitet..
EKZAKT.
fiks – do hap dhe une gazeten time
E hapi lojen Sala me Lulin ,kundra Metes ,dhe kujtuan se me mbrojtjen, qe vet Meta i ka bere Saliut dhe Lulit per te mos dale para drejtesise ,kujtuan se mund ta mposhtnin me presione . Te luftosh Meten duhen fakte ,jo gazetar te paguar nga Birn qe shpifin (per kete ai duhet te padis gazetaren qe ka marre para nga skenaristet ) .Tani ai do i kthehet Sales dhe Lulit, jo me te njejten monedhe .por dhjete fishin me forte . Meta u shpreh se eshte malsor ,por nga ata qe mbajne fjalen ,pra mbrojtja e PD nga Meta mbaroi ,se ai ka qene qe ka frenuar Ramen te kerkonte nga Llalla hapjen e 400 dosjeve te korrupsionit te qeverise se Saliut .Lufta politike ,tani filloji .Luli ka vene , shume firma korruptive me miliona dollar te popullit fukara shqiptar.
Jo me kot thuhet se Sulmi eshte mbrojtia me e mire e kesaj bande kriminelesh me ne krye Krye kriminelin qe e dogji e shkateroj e vodhi e shiti e denigroj e varrosi e groposi e tashme ky Bandit , ky Kriminel kerkon te fute vendin ne kalendrat Greke , ku gjykimi te zgjate 10 vjet e populli te vihet ne gjume e te besoje se nuk eshte ky Gjarperi i gjithe gjemave te ketij vendi jo Djalli kr Rezil por Engjelli ky qen ?!
DURIM duhet te dish se Fahri Balliu eshte mik i ngushte me Ilir Meten
ore a kane pak burreri keta hajdute ordinere qe po mbajn peng nje popull te gjithe per 25 vjet, dhe thone pastaj pse populli do ENVERIN, po ne krahasim me ju ai ishte lule, se te pakten ai beri diçka pêr popullin , me aq mundesi sa kishte, sa per vrasjet, ai ligj ishte , ai duhet te zbatohej, dhe tani po shkele ligjin ,futesh ne burg.
Ne Shqiperi fitohet leku me lopate.
Shkurt dhe qarte: Te gjithe pushtetaret tane dhe te gjithe politikanet tane kane vjedhur dhe vjedhin per shtate pale qejfe! Ne u rruajme trapin dhe iu japim voten qe te na e q..ne nenen perseri e perseri! Hallall u qofte perderisa ka l…qe si populli yne trim, trap dhe injorant.
Enveri per 20 mije leke te vjetra dificit te plaste ne burg, tani ne DemokraQi vidhen me miliona euro dhe dollare dhe politikane, mafioze e biznesmene mburren qe ja futem shtetit dhe i grabitem shuma marramendese, gjembi ne kembe nuk u ka hyre, mbrohen nga Padrino i krimit Sali Bisha.