Hetimi ndërkombëtar për CEZ-in nuk ka hyrë në rendin e ditës për seacën e sotme plenare.
Gjatë mbledhjes së kryetarëve të grupeve parlamentare, nuk është rënë dakord që projektligji i propozuar nga PD të votohet në Kuvend.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se propozimi i PD-së s’përmbush kushtet për t’u shqyrtuar në mënyrë të përshpejtuar.
PD dhe LSI mbështesin një hetim ndërkombëtar për CEZ-in.
Por, kryeministri Rama një ditë më parë deklaroi se Shqipëria ka legjislacionin e saj dhe çështja duhet të hetohet nga institucionet e vendit./b.l