INTERVISTA/ Rama: Akuzat e PD për CEZ, dokrra. Prishja me Metën? Një problem i stisur

30 Shtator 2015, 18:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë sot për Zërin e Amerikës ku ka deklaruar se akuzat dhe aludimet për çështjen e CEZ janë dokrra të prodhuara nga Partia Demokratike.

Në një bisedë në studion e VOA-­s ai theksoi se koalicioni funksionon më së miri dhe se shumica nuk ka kohë për të humbur me fantazi të shfrenuara.

“Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë!

Çështja e ashtuquajtur e CEZ-­it është e trajtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe marrëveshja e qeverisë shqiptare domosdoshmëri për të çliruar kompaninë nga kthetrat ku ishte kapur.

Për të gjitha të tjerat i ftoj të gjithë ata që kanë akuza, pretendime, aludime, ti referohen legjislacionit shqiptar ti referohen institucioneve përkatëse për të gjetur çfarë duan të gjejnë. Për mua, për qeverinë kjo është një çështje e mbyllur.

Kjo është pjesë e një gjullurdie që ka përfshirë edhe median.

Edhe ju ushqeni këtë lloj mjegulle të pakuptimtë, sepse studioja ligjore e tërhequr në këtë debat absurd nga media të caktuara ka dhënë një prononcim shumë të qartë dhe ka thënë se nuk ka asnjë referencë”, deklaroi kryeministri.

Pjesë nga intervista:

Nuk kemi dëgjuar shumë nga ju dhe çfarë bëri qeveria juaj?

Më vjen keq ta ulim me kaq shpejtësi nivelin e bisedës pasi në Nju Jork kemi pasur së bashku me Selinë e Shenjtë një jehonë dhe një mbështetje shumë të madhe. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria sot ka një pozicion të konsoliduar dhe shumë të respektuar. Nuk është thjesht çështje imazhi por e politikës së jashtme që do të na kthehet në përfitim ekonomik pasi do të rritet besueshmëria e vendit dhe flukset e investimeve të huaja.

Ju e thatë vetë është një përfolje shumë e madhe dhe s’me mbetet tjetër veçse të përmend atë shprehjen këtu s’dinë se ç’bëjnë. Nuk ka një çështje të CEZ. Është e trajtuar në bazë të traktateve ndërkombëtare dhe ka qenë një domosdoshmëri për të çlijuar kompaninë me një miliardë borxhe të akumuluara edhe për shkak të qeverisjes së mëparshme.

Për të gjitha të tjerat ftoj ata që kanë akuza, ti drejtohen institucioneve shqiptare dhe të gjejnë atë që duan të gjejntë, apo që pretendojnë. Për mua dhe për qeverinë shqiptare kjo është një çështje e mbyllur.

Medias i takon të bëj leximet dhe hetimet e veta për interesin e publikut dhe jo vetëm këtë ping-pong të shëmtuar.

-Çfarë ju për studion ligjore e cila ka lidhje me qeverinë tuaj?

Edhe një herë po ju them që edhe ju ushqeni këtë lloj mjegulle pa kuptim sepse studio ligjore e tërhequr në këtë debat absurd nga media të caktuara ka dhënë një prononcim të qartë dhe s’ka asnjë referencë për kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë.

Përse nuk ia dorëzuat prokurorisë informacionin?

Cilin informacion? Kjo është një pjesë e punës së bërë nga studio ligjore për zgjidhejn e çështjes së CEZ dhe s’ka lidhje me qeverinë shqiptare.

Darkod që CEZ ka probleme por…

Po ju them që kjo e gjitha është një mjegurll e ngritur nga… burime dhe personazhe që shtrihen nga selia e PD-së dhe që deformojnë informacionin.

-Studio ligjore thotë se ka ndjekur gjurmën e parave?

Unë nuk këmbëngul në asgjë që lidhet me këtë çështje. Prokuroria ka një hetim dhe është prokuroria që do të flasë. Qeveria dhe unë s’kemi asnjë lidhje me këtë diskutim asburd që është kthyer në një spekulim kolosal në dëm të informacionit të drejtpërdrejtë të publikut. Çfarë disponon prokuroria i takon asaj ta çojë deri në fund.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me zotin Meta?

Ne jemi në një koalicion qeverisës dhe koalicioni funksionon plotësisht. Qeveria është në detyre dhe unë jam në detyre dhe me keqardhje po them që erdha në studion tuaj për të përfituar dhe për t’i përcjellë opinionit publik….

Pyetjet tona janë legjitime…

Unë besoj se shqiptarët kanë dhe meritojnë më shumë për arsyen pse unë jam këtu dhe çfarë do të bëjmë më tepër në këtë sesion të Kombeve të Bashkuara. Po konsumojnë kohën e njëri-tjetrit për një problem që është i stisur.

17 komente në “INTERVISTA/ Rama: Akuzat e PD për CEZ, dokrra. Prishja me Metën? Një problem i stisur”

  1. Nard says:

    O Rame mbaje ” Meten pas kepuces”. Te na rroje hajduti ne krye te parlamentit.

    1. zeqiri says:

      Fol Edi te lumte Goja
      Ne Nwyork ja bere fora.
      I the VOA-s cfare po thua
      S,kemi kohe per tu lare ne Perrua

      Degjone Salixhinjte si te jete hall!
      Kur i njeh nje Bote dhe jo nje Mehalle
      Puna e Cezit ka mbaruar
      Me Ilirin koalicioni sapo ka filluar

      Nje gje dua qe te them
      Shteti me Ligje ju ka vene Frrere
      Ishin mesuar Tevdil hava
      Vec Rrumpallen kishin Sevda

      Ndaj dhe ju mos e harxhoni kohen me ta
      Dhjam nga Pleshti kurre s,ka dale
      Por per nje Plesht eshte djegur Jorgane
      Ne Degjofshi Ata do na beni Hatane.

      Kemi pune nuk e mohojme
      vec ne mes te rruges nuk do qendrojme
      Te sajojne te bejne cte duan
      Koalicioni yne si Mishi me Thuan…

  2. luis says:

    Me dy fjale e mbylli halene e shqupit dhe te medias qe kane deshire per sensacione.Dyshja Rama Meta do te vazhdoje gjate sepse eshte jashte cdo llogjike te kete bashkepunim me PD si nje parti rrumpalle dhe e qelbur.U be nje eksperiment ne 2009 por rezultoj fatal per te majten dhe sidomos per vete Meten qe Berisha te mbulonte poshtersite familjare hodhi ne skene Ilirin per ta diskredituar jo se ishte i pafaj por sepse ashtu i gjeti lakenjte ashtu beri dhe ai.Rama eshte i bindur se nga PD sado i keq te jete Meta jane si nata me diten prandaj ata duhen lere ne opozite perjete.

  3. altin says:

    O Edo na cane karin keta kelyshet e sali lulushit.Jane mbledhur nje tufe gomeresh ne shqup dhe kujtojne se u be deti kos edhe shqupistat u rikthyen per te vjedhur.

  4. lali says:

    Domethene le te grabisi parate e shqiptareve perseri Ilir Meta sepse KM nuk ka kurajo ta luftoje korrupsionin.

    Hajde pra, vetem mos i zini, se kujt i plasi per shqiptaret e shkrete!!!!

  5. faro says:

    Devijimi nga suksesi i Kryeministrit ne OKB, ishte turpi i rradhes i voa dhe ne vecanti i gazetarit, te cilin gjithshka mund ta quajsh por jo shqiptar.
    Cili komandon atje ne voa ?
    Si mund te shitet nje shqiptar ne kete menyre?
    Kujt i sherbeve zoti gazetar?
    ShBA jo, as Shqiperise JO se JO !
    Urime Zoti Kryeminister per lartesine ku e ngjite Shqiperine ne ate Samit nderkombetar !

    1. paridi says:

      Ku ishte ky suksesi ne okb se na hapet barkun??

  6. LORA says:

    Faleminderit zoti Kryeminister,per efikasitetin e punes tuaj ne sherbim te shtetit te shqiptareve.

  7. enter''" says:

    Zeri i Amerikes, pas se cilit qendrojne berishistet, apo ca shqiptare te ndyre te diaspores ne amerike.

  8. george orwell says:

    nuk kam asnje simpati per edi ramen,pasi ato qe prisja prej tij jane zero..sepse berisha nga nje kryekriminel qe duhej te ishte ne burg eshte kthyer ne prokuror qe ka mbrapa,presidentin,k/prokurorin,kryeshikun pa harruar dhe honorable Donald lu qe eshte filo-berishist I “sinqerte”

    Ajo qe une I ngre kapelen Rames eshte se ketij elezbiberit te voa-s I flet sic mund ti flitet nje hipokriti berishist dhe antikomunist I semure(ka dhe antikomunista fisnike) kur I thote burrash:

    EDHE JU USHQENI KETE LLOJ MJEGULLE PA KUPTIM..QE DO TE THOTE TROC SE DHE JU TE VOA-S SHQIP JENI SEKSION I PD…TE MOS THEMI SI BYROJA POLITIKE SHQUPIT.

    per kuriozitet ku ka arritur elezbiberizimi I VOA-S

    ne nendor 2014 pak dite para festimeve te 70 clirimit ishte per vizite pune ne Amerike Taulant Balla ( lexo palla)

    Spikerja e elezbiberit I kerkon llogari Tautaulantit..pse mban shall te kuq se eshte symbol Stalinist dhe sovjetik

    Dhe pyka taulant ne vend ti jepte nje pergjigje sic e meritonte ndenji si pule….Po ate dite Obama ne nje vizite diku kishte vene shall te kuq….

    pse jane bere keto elezbibere si demat spanjolle qe I turren copave te kuqe….

    mos ngaterroni sheshin gjergj kastrioti te tiranes me sheshin e kuq te moskes…o elezbibere se po beheni jo vetem antishqiptare por dhe anti-amerikane…

  9. Robert says:

    Hahahahahaha dmth na doli dhe VOA e kapur nga Opozita. Fol Enver te lumte goja, fol e mbro te drejtat tona hahahahahahaha.

    1. emigranti says:

      VOA eshte nje agjenci serioze lajmesh por VOA, seksioni shqiptar jane disa anadollake injorante (pavaresisht se jetojne ne USA) qe ju ka ngel ora tek koha e Sali Berishes dhe tek ideologjia ballisto-fashiste e Vatres te sotme te Amerikes!Mos u cudisni eshte e vertete!Flas gjithmone per seksionin shqip te VOA!Sa mire ja u paska bere Edi ketyre injoranteve me keto pergjigje!

  10. Bardhi Tolabi says:

    Qendrim dinjitoz per nje njeri qe e konsideron vehten Kryeminister dhe jo lapangjos te postit qe mban.Vini re ndryshimin,midis qendrimit te tij dhe te perulesit Sali Berisha ndaj te huajve…

  11. paridi says:

    Faleminderit zoti kryeminister qe se bashku me Damianin po ja q….ni kocken ketij vendi dhe po vidhni ne Oshe sa nuk ka vjedh cez e berisha per tre vjet dhe qe po beni shatervane gazi ne Marinez dhe qe mbasi mbaruat naften e tokes po merrni dhe ate te detit! Aman merri te gjitha, vetem kollarja jote te dali bukur ne fotografi. Aman ca do te sjell ndonje gje nga shpia se u lodhe ne OKB duke lexuar hartim!!! Ku e ke Damianin, mos te ka rene ne ndonje pus nafte…apo po qeras kete ekspert Kopacin…

    Vetem ti te jesh mire aman.As kete rradhe nuk te qullosi gje Toma…as ata avokatet qe I mban Damiani me leke…ishalla heren e trete per hajer!!

  12. kompliz says:

    Ky ishte je rrotullim 360 grade qe beri Rama .Llogaria nuk po i del mire sic duket . Prandaj Likja duhet mbajtur fort .Ylli Manjani foli krejt ndryshe mbasi mori siguri qe Rama foli pro Likes . MOS u lodhni Kot o popull ata do te bejne cfare i do qejfi .2017 nuk eshte larg.Vetem vota do ti denoje te gjithe sharlatanet.

  13. petrit zela says:

    I kam bere thirrje shokeve te mij ketu ne Micigen,per te krijuar nje Fond,prej miliona dollaresh per te ndertuar nje Anie kozmike,per te eksploruar universin..Jam me se I sigurt,se ekuipazhi duhet perbere nga Sali Erisha,Kac Islami,Genc RRuli,Ridvan Bode,dhe I famshmi Astrit Patosi, kurr si ka humbur shpresat per te qene dikushi..Mendoi se ky grup qe shkatarroi nje shqiperi te tere,mundet te beje mrekullina
    ne botet e reja jetsore,qe do munden te zbulojn…

  14. nji kafe me pak te lutem says:

    RRESPEKTE ED RAMA jeni nje kryeminister i kompletuar evropian, per çezin meret prokuroria por nje pjes e SHQIPTARVE jan mesuar te shikojn saliun te shtjelloj i pari xhdo thashethem ne kte vend dhe tani e gjejn çudi qe ju zoti kryeminister i tregoni me gisht prokurorin gazetarve dhe thashethemexhive te kti vendi qe meren me lloqe,tu beft puna mbar ED RAMA dhe koalicionin mbaje solid te fort dhe do shikosh shqupin si do tretet si kripa ne uj,pergjigje prefekte e kryeministrit te SHQIPTARVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje