Zbythja e dytë publike e Bashës në përballjen me Berishën

30 Shtator 2015, 16:04Politika TEMA
Zbythja e dytë publike e Bashës në përballjen me

Nga Eduard Zaloshnja

Në mes të korrikut, kur ethet elektorale të qershorit ishin fashitur dhe shqiptarët e thjeshtë i ishin kthyer halleve/qejfeve të tyre të beharit, Fatmir Mediu, nëpërmjet një interviste të ekskluzive për gazetën Mapo, hodhi në tregun politik një ide tronditëse. Ai sugjeroi një marrveshje mes PS-së e PD-së, për të kryer reformat e mëdha kushtetuese me konsensus dhe për të ndryshuar kodin zgjedhor në mënyrë të tillë, që do ta bënte të padomosdoshme LSI-në për krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Pak më vonë, kësaj silure tronditëse të Mediut iu përgjigj Fahri Balliu me një kundërsilurë, po me një intervistë ekskluzive në gazetën Mapo. Ai, në vend të një marrëveshje PD-PS, sugjeroi një marrëveshje PD-LSI, e cila do ta nxirrte PS-në që sot në opozitë.  “Nëse interesi kombëtar e kërkon, çdo lloj koalicioni pa hezitim që duhet bërë. Sepse interesi kombëtar është interesi i qeverisjes së kombit. Ajo [marrveshja PD-LSI] është krejt normale”, deklaroi Balliu në intervistë. Njësoj siç kishte deklaruar Berisha në 2009-ën, për të justifikuar koalicionin që bëri atëherë me Metën.

Kjo përplasje surrugato (surrugato këtu është përdorur në kuptimin që përdoret kur kafeja e elbit zëvendëson kafenë e vërtetë) nuk ishte e para mes këtyre dy personazheve. Ata ishin përplasur edhe për kandidaturën e Durrësit, ku Mediu loboi për Agron Dukën dhe Balliu për Grida Dumën. Siç u pa qartë në atë përplasje, pas kadidaturës së Dukës qendronte Lulzim Basha dhe pas kandidaturës së Dumës qendronte Berisha. Dhe siç dihet, ajo përplasje u fitua nga ky i fundit, edhe pse sondazhet e brendshme tregonin që Duka kishte gjasa më të mira se Duma në garën për bashkinë e Durrësit.

Me pak fjalë, Berisha demonstroi se nuk ishte ende gati t’ia lëshonte shkopin e stafetës Bashës – të krijohej idea se ai deshte ta zgjaste edhe ca atë periudhën kur dy vrapuesit në një stafetë vrapojnë përkrah njëri-tjetrit për të bërë ndërrimin e shkopit nga njëra dorë në tjetrën.

Dhe dje Berisha e ritheksoi edhe më fort këtë mesazh, kur në konferencën e tij për shtyp ai la të kuptohej se ishte më i prirur për një marrveshje PD-LSI (që e kishte nxjerrë më parë në treg Balliu) se sa për një marrëveshje PD-PS (që e kishte nxjerrë më parë në treg Mediu).

Dhe Basha, pasi ishin mbjellë në media gjysëm-lajme për një takim të tij me një personalitet perëndimor që i kishte sugjeruar marrëveshjen PD-PS dhe pasi kishte sulmuar në mënyrë të përqëndruar për disa muaj kryesisht Metën, sot ndërroi qëndrim. Në mbledhjen e grupit parlamentar ai përsëriti pothuaj fjalë për fjalë akuzat që Berisha bëri dje ndaj Ramës, duke e silururar vetëm kalimthi Metën.

Gjë që tregon se bashkjetesa e Bashës me Berishën në krye të PD-së nuk do të jetë si ai 10-metërshi i stafetës, gjatë të cilit dy atletët vrapojnë përkrah njëri-tjetrit, për të bërë ndërrimin e shkopit nga njëra dorë në tjetrën.  Ajo duket se do të jetë si një martesë në të cilën dy bashkëshortët janë të detyruar të rrinë bashkë me njëri-tjetrin, për shkak të interesave që vetëm ata i dinë.

Dhe me sa duket, e njëjta situatë do të mbizotërojë tani e tutje tek dyshja Rama-Meta. Të paktën deri në 2017-ën…

11 komente në “Zbythja e dytë publike e Bashës në përballjen me Berishën”

  1. B says:

    Nuk ka mbetur te beje Mediu e Balliu. Rama e Meta jane bashke, do bejme do bejme e s’bejne asgje

    1. statisticien shqiptar says:

      Keq do ta kete Rama ne 2017, kur “mallsori” meta (sic e quajti veten pardje) te beje koalicion me malesorin Bersha. Ne dy zgjedhjet e fundit parlamentare, PS-ja dhe aleatet e saj te vegjel morren vetem 66 deputete…

      1. XH says:

        Ku doli mal Skrapari? hahaha
        Po hajde le ta provojne njehere, LSI te dal vet, qofte dhe me Saliun sa mandate do marr ;).

  2. Barist ne Vucidol says:

    “Baba Taku” asi nen menge i Ilir Floririt, ashtu sic nxorri nudo “mocalorin” Dritan qe iu kundervu, te ruaj bithen edhe Saliu e familja e tij, qe kane nderruar kurs dhe jane ne favor te Likes. I ka zene tmerri te gjithe nga Ilir Kokekatrori, hajduti me ze e me figure.

    1. XH says:

      tmerri e ka zon Liken, se kesaj here po hyri ne gojen e prokurorise dhe gjyqit, se ka ma bo baba Salen ta rruj.
      Prandaj jane trembur Ylli Manjani, dhe Ilir Meta.
      Ai Lorenc Vangjeli u shpagezua u bo mysliman nga ortodoks qe ishte, shkoi iku festoi kurban bajramin. hahaha

  3. Diu says:

    Ne vitin 2017 nuk do kete me Lsi per shume arsye,do ta kuptoni kur liri te kthehet nga shba.

  4. nandi says:

    Uuuuuuuaaaaauuuuuu sa shkrim i forte….paske shkrujt e paske thene…asgje o Zalo qe ben te (k)analistin e orve t’vona

  5. freeee says:

    Ky maskarallek do zhysi vendin ne epoken e varferise se skajme. Ne shqiperi duhet te vije sistemi me perqindje ku partia kryesuese ka te drejten per koalicion.
    cdo parti duhet te matet ne zgjedhje e vetme per tu vertetuar pesha qe kane tek elektorati.

    1. XH says:

      Po e vertete, e keqja e shqiperise do ti vije nga vet shqiptari.

  6. koco says:

    L S I nuk duhet te kete te ardheme vete apo me dike tjeter qe me sa duket eshte krushqia me Camet P.D.I.U dy subjekte te aferave . L S I duhet te kethehet ne fole te majtet duhet te bashkohen. Ndryshe P.S e ka imperative Rilindjen , shtimin dhe modernizimin e partise . ndryshe do kaloje ne opozite dhe shqiperine do ta drejtojne bandat te rregjistruara ne gjykata si parti politike te bejme durim e te shohim Cfare reformim do sjelle Kongresi i PS Janar 2016 .

  7. Toni says:

    Gjarpri para e dobiçi mbrapa.
    Dobiçi i gjarprit e ka emrin kërriç. Oioioiouii

    O Lulkuqe…… Po bi era Pranga aty nga kryeqyteti.

    Thuji satome te te blej nji batanije, qelia osht thëllim ne mes te dhjetorit.

    BOHU GATI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje