Takim i paparashikuar me Metën. Tahiri: Koalicioni PS-LSI solid dhe funksional. Luli do vite për tu kthyer në opozitë të shëndoshë

30 Shtator 2015, 13:30Politika TEMA
Takim i paparashikuar me Metën. Tahiri: Koalicioni PS-LSI solid dhe

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri  është takuar paraditen e sotme me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Takimi ka rreth 20 minuta që po mbahet në zyrën e Metës, ne Kuvend.

Sipas burimeve ky takim nuk ka qenë i parashikuar. Tahiri duhet të ishte në orën 11:00 në Elbasan ku do të mbante një takim me policinë vendore.

Pas takimit Ministri i Brendshëm ka dhënë një prononcim për mediat ku dha detaje rreth bisedës, duke theksuar se ky ishte një takim normal.“Detyra e kërkon që të takohem dhe me kreun e parlamentit të Shqipërisë”.

Ndërsa interesit rreth aludimeve mediatike se ka nje krisje mes Rames dhe Metes, Tahiri iu përgjigj duke thënë se koalicioni dhe qeveria janë mjaft solide dhe funksionalë.

Koalicioni dhe mazhoranca janë mjaft solide, kanë prioritete tepër të qarta, ndër të cilat më lejoni të theksoj reformën në drejtësi që është element kyç jo vetëm për rrugën e Shqipërisë në kuadër të integrimit europian por mbi të gjitha për ta bërë Shqipërinë dhe shoqërinë më të drejtë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, për të luftuar pandëshkueshmërinë qoftë kjo brenda gjyqësorit, qoftë nga qytetarët.

Reforma në Drejtësi është prioritet maksimal i qeverisë dhe i mazhorancës.

Të gjitha fabulat që zakonisht ngrihen në këto raste, janë të pavërteta. Koalicioni është shumë funksional dhe i gjithi i fokusuar në prioritetet maksimale që ka shqipëria në raport me rrugën e integrimit europian, qytetarët shqiptarë mbi të gjitha dhe bashkëpunimin me partnerët.

Për këto përrallat e tjera, jo koalicion me PD-në, e sigurtë është që vendit i duhet një opozitë e shëndoshë siç është edhe më e sigurtë që opozita ka shumë rrugë përpara dhe vitet që ka përpara do i mjaftojnë besoj për t’u kthyer në opozitën e shëndoshë që ka nevojë vendi dhe qytetarët dhe ma do mendja që edhe Lulzim Basha është përgatitur dhe është në gjendje që në harkun kohor të viteve që ka përpara të kthehet në opozitë të shëndoshë’,  u shpreh Tahiri./j.h

6 komente në “Takim i paparashikuar me Metën. Tahiri: Koalicioni PS-LSI solid dhe funksional. Luli do vite për tu kthyer në opozitë të shëndoshë”

  1. astrit says:

    Me siguri Meta i ka dhene porosi Tahirit te verifikoje nese Doshi dhe Prifti kane vizituar burgun e Fierit.

  2. Drini says:

    Perdorni me mire kuptimin e fjaleve zoterinje apo zonja gazetare apo redaksi e gazetes
    Dha detaje rreth bisedes , ku ne fakt nuk eshte dhene asnje detaj. Fjala detaje do te thote hollesira.Ministri Tahiri ka thene ne fakt gjera te pergjithshme

  3. muzika says:

    Doli dhe ky zari i Metes

  4. kompliz says:

    U takuan dy mafiozet.

  5. lulja says:

    Kryetari opozites e ka vendin ne burg, si hajdut , tradhetar e kriminel…or Zoti Tahiri…KTE PRESIM TE DEGJOJM NGA TY…

  6. F Mediu says:

    Edhe ty Tair Te Q…..a Nderin e familjes e rropt e shpis sipas gjatesis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje