Si mund të blesh një diplomë Cambridge për anglisht në Tiranë, për 150 euro?

29 Shtator 2015, 21:21Politika TEMA
Si mund të blesh një diplomë Cambridge për anglisht në

150 euro per te marre certifikaten e mbrojtjtes se gjuhes angleze. Certifikata nuk eshte me afat dy vjecar, por e perhershme dhe mban emrin e Universitetit te Kembrixhit . Kaq duhet te paguash per te perfituar kete dokument ne nje nga qendrat e licensuara per te leshuar certifikata te tilla

Edhe pse mbrojtja e Anglishtes eshte nje kusht per te vazhduar studimet pasuniversitare , sot është shumë e thjeshtë të pajisesh me një certificate që vërteton se e zotëron këtë gjuhë edhe pse mund të mos dish asnjë fjalë anglisht.

Fiks Fare tregoi dje se sa e lehte eshte per nje te ri te pajiset me nje certificate te mbrojtjes se anglishtes te nivelit A2 pa ditur asnje fjale anglisht.

Nje udhëzim i posacëm I MInistrisë së Arsimit dhe SHkencës përcakton shtatë nivelet e mbrojtjes se anglishtes, sipas studimeve qe do të vazhdosh, master apo doktoraturë. Ky është një kusht për të gjithë studentët që duan të vazhdojnë studimet pasi përfundojnë studimet bachelor.

Lista e testeve te gjuhës angleze, të njohura ndërkombëtarisht, po që njihen edhe te ne është e përbërë nga gjashtë lloje, midis të cilave edhe  “Cambrige ESOL”.

Një certifikatë të tillë mori edhe gazetarja e Fiks Fare, e cila u prezantua në zyrat e njej qendre te gjuheve te huaja ne Tirane, e cila reklamon ne ambjentet e saj se mbeshtetet nga Dhoma Angleze e tregetise dhe se testet i menaxhon ESU Albania, duke kërkuar të kalonte provimin e anglishtes, edhe pse nuk dinte anglisht.

Biseda e parë është bërë në ambjentet e këtij unioni, i cili në zyrat e tij mbante logon e Dhomës angleze të tregëtise dhe industrisë.

Punonëjsja i garanton gazetares se Fiks Fare marrjen e deshmise se anglishtes kundrejt pageses 150 euro. Nderkohe i ben te qarte se nese do te kryente nje provim normal dhe nëse do te fitonte testin me njohurite e saj, pagesa do te ishte vetem 95 euro.

Gjithashtu ajo e siguron qe kjo certificate eshte e sigurte dhe e perhershme, pra nuk duhet ti nenshktrohesh provimit per njohurite e anglishtes pas disa vitesh.

Ajo i tregon se nepermjet programit Cambridge ESOL, Certifikatae njihet ne te gjithe boten dhe eshte e perjetshme.

Gazetarja paraqitet ne testim. Ben pagesen prej 150 eurosh. Punonjesja e qendres i thote se niveli A2 per te cilin do te marre deshmine eshte i mjatueshem per te.

Testi zhvillohet ne ambjentet e qendres se gjuheve te huaja.

Nje punonejse tjeter e qendres i tregon qe te plotesoje me laps testin.  Pasi kjo punonjese largohet, gazetarja i thote punonjeses tjeter me te cilen eshte bere pazari i marrjes se deshmise se anglishtes, se nuk di te plotesoje testin dhe e dorezon te paplotesuar fleten e provimit

Dy jave pas kryerjes se pageses dhe plotesimit te fletes se provimit, gazetarja paraqitet per te marre deshmine e anglishtes

Punonejsja e qendres i jep certifikaten qe mban emrin e Universitetit te Kembrixhit. Ne fund te kesaj certifikate qendron logoja e “Europian Speaking Union”, ku thuhet se ky union e menaxhon kete provim

Gazetarja e Fiks Fare merr ne dore kee deshmi ku shkruhet se ka fituar 35 pike ne provim dhe njohurite e saj ne gjuhen angleze jane te nivelit A2

Niveli A2 tregon se studenti është në gjendje të kuptojë fjali dhe shprehje të përditshme që lidhen me fuusha të nevojë më të domosdoshme, si p.sh informacion bazë rreth tij dhe familjes së tij, në dyqan, në lokal, rreth punës që bën. Mund të komunikojë në anlgisht për detyra të thjeshta dhe rutinë që kërkojnë shkëmbim informacioni të drejtpërdrejtë për cështje të njohura dhe të përditshme. Nderkohe qe gazetarja e Fiks Fare u paraqit ne zyrat e kesaj qendre te gjuheve te huaja si nje studente qe sapo kishte perfunduar studimet e infermierise dhe nuk dinte asnje fjale anglisht.

Prej vitit 2011 specializimeve u kërkohet një gjuhë e huaj e certifikuar si kusht për t’u diplomuar. Duan apo s’duan, të gjithë tashmë duhet të zbatojnë udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Askush nuk mund të diplomohet pa u certifikuar në gjuhën angleze në një nga programet ndërkombëtare.

Mbrojtja e anglishtes ka një kosto të lartë financiare për xhepat e studentëve. Këta janë të detyruar ta mbrojnë, përndryshe nuk marrin dot diplomën. TOEFL dhe TOEIC janë dy testet që kanë zgjedhur të mbrojnë më tepër studentët shqiptarë. Pas diskutimit akademik për nivelin e mbrojtjes së anglishtes, u arrit të gjendej një e mesme që edhe studentët të mbeteshin të kënaqur. Kështu u ul niveli i mbrojtjes së anglishtes në atë bazik, pra A2. Lidhur me këtë, punonjësit e kompanisë ETS Global shprehen se studentëve që studiojnë në Universitetin e Tiranës u mjafton niveli fillestar për të kaluar testimin dhe për të marrë diplomën e masterit apo doktoraturës. Nuk ka shpëtuar nga pazaret edhe çmimi që është caktuar për mbrojtjen e gjuhës. Pas shumë kontestimesh janë vendosur çmime dysheme të këtyre dy testeve. TOEFL kushton 66 euro, kurse testi i TOEIC mund të merret duke paguar 135 euro. Koordinatorët e UT-ETS global shprehen se kompania ETS Global i ofron të dyja testimet me çmime të reduktuara. Kjo me qëllim që t’i vijë në ndihmë studentëve shqiptarë. Dallim tjetër mes dy testeve është dhe kohëzgjatja e njohjes së dy certifikatave. Nëse TOEFL njihet për një periudhë dyvjeçare, për TOEIC thonë se “është për gjithë jetën”, paçka se kjo kundërshtohet nga akademikët. Nga ana tjetër, pedagogët e gjuhëve të huaja, i japin përparësi mbrojtjes së gjuhës së huaj në një instancë shtetërore, pasi vetëm kjo bën të mundur kualifikimin e tyre në universitete dhe në punë.

15 komente në “Si mund të blesh një diplomë Cambridge për anglisht në Tiranë, për 150 euro?”

  1. Mira says:

    Zenel Hoxha nje kryemashtrues bashke me te shoqen nje femer e telendisur, dy kobrat sebashku, pasi vodhen e mashtruan bizneses, punonjesit, te afermit, pushtuan trotuarin dhe ndertuan ne te te ashtequajturen Dhome Britanike, tani paskan gjetur nje burim tjeter mashtrimi. Ah, se harrova, Zeneli eshte ai qe vodhi Dhomen e Tregtise Shqiptare dhe ju desh te arratisej. E morri shtetesine me mashtrim qe qeveria( drejtuar nga demokrates ne ate kohe- miq te nje partie) donin ta vrisnin. Me mashtrim u be anglez e me mashtrime vazhdon edhe tani. A ka gjykate e prokurori te merret me te? Bemat e tij jane pa fund!…Ndjej neveri sa here e sjell ndermend! ( imoral i papare)

  2. enter''" says:

    Dhe pas kesaj hapet rruga per te punu ke administrataaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    1. Lili says:

      Jo vetem :po edhe te japish mesim anglezeve !?

  3. enter''" says:

    Akoma do vazhdoni te merreni me Janullatosin???

    Heeeeeeee? Heeeeeeeeeeee?????

    Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy njerez hipokrite

    1. Aua ;) says:

      Ha mut, ha! Te fala Janulles!

      Fake degrees and diplomas in at least 35,000 Greek public sector employees!

      https://www.youtube.com/watch?v=-zg-rAzb4_s

  4. Ben says:

    Tragjiko komikja vazhdon.Me e forta eshte se super maloku Zenel se bashku me gruan e tij super super super maloke dhe cope mishi,kane te drejte te japin kete tip diplome.Ne dihet se si jemi,por edhe anglezet,qe i kane dhene ketij idioti te drejten e dhenies se diplomave,qenkan çmendur.Turp.

  5. ed snobisti says:

    ku eshte zonja ministre e arsimit? u kthye nga pushimet?

  6. komunisti parizien says:

    po evropa ika per te fshire menderen diplomat shqiptare.ca pret nga gabelet e urritur edhe bythen ja shesin per 300 euro italianit

  7. Frank says:

    Prap ky Zenel Hoxha???
    O zot , Njeri me te degjeneruar nuk kam njohur.
    Eshte ky qe kur ishte student ne Gjeodezi ishte kryetar i keshillit te mencave dhe akoma e mbaj mend qe hante kos pas kazanit.
    Me pas e shoh kryetar te dhomes se tregetise ne Tirane qe e parkonte mercedesin e tij ne trotuar para dhomes se tregetise.
    Me vone lexoj nje shkrim te tij nga Anglia “Si e vura Sali Berishen kryetar te PD…
    O Njerez! Qerojeni nje vemje te tille.Kje bote do te jete me mire pa te

  8. edi las vegas says:

    or derrA KY ZENEL HOXHA DO VARE MES PAZARIT PER VJEDHJE KERME E SALI SHPELLES DHE KRYMAFIOZ PO ATJE SKA SHTET

  9. paridi says:

    Ca lidhje ka zonja minister me kete? Apo e kishe per ministren angleze te arsimit? Se universiteti qe ju ka besuar ketyre ndyresirave kete lloj testi eshte anglez..Cambrige University…turp I zotit! Keta shesin edhe Papen!!!

  10. zhoztituta says:

    Si i thone tak-fak ne anglisht motra?
    TUCK-FUCK vellai!

  11. rony says:

    Kemi folur shpesh dhe aq shume sa besoj qe po te ishim njerez normal do ta kishim kuptuar shume mire thenien e Konices. Keta jemi ne nga koka te kembet, sigurisht ka edhe ca qe duan te jetojne si njerez me dinjitet dhe ndershmeri, por ne kete lloj shteti qe kemi krijuar eshte tejet e veshtire qe keto specie te rralla te ndershme te mund te mbijetojne.

    Cdo dite prodhojme vetem larva te cilat per tu ushqyer e shumuar po neve vete na e pine gjakun dhe na fusin edhe neve virusin e tyre te ndotur te korrupsionit dhe paturpshmerise dhe eshtu behet nje pellg i madh mbushur me larva qe here perqafohen e puthen e me se shumti i hane koken njera tjetres, sepse vetem ashtu mund te mbijetojne.

    Nuk besoj se ka nevoje te individualizojme se kjo larve e ka emrin zenel shpellari e kjo tjetra sali barbari apo meta malo-skrapari apo etj etje etj etj,,,e keqja eshte qe jane shume te tilla dhe shtohen cdo dite. Ky eshte edhe halli me i madh i ketij populli e ketij vendi, dhe gjema me e madhe qe na ka rene. Ska rendesi a hyme a dalim ne europe nese do hyme ndonje here, puna eshte tek ky mocali qe kemi ketu brenda qe po na mbyt te tereve me pisllekun qe e ka zaptuar.

  12. Zenel says:

    Eshte shume e thjeshte te gjesh fallcitetet qe shpallin mashtruesit, mjafton te shohesh ne web te BULATS, se ky test ka vlefshmeri 2 vjecare:
    How long is a BULATS test score valid for? (http://www.bulats.org/the-tests/faqs)

    Nderkohe i njejti skandal ka ndodhur edhe ne Dhjetor 2014, me Specializantet e Mjekesise te cilet e denoncuan kete vjedhje. Atehere ju kerkohej 380 -500 euro, per te marre nivelin C1:
    https://www.youtube.com/watch?v=uSLzyjIazZY

    Nderkohe BULATS, eshte nje test qe nuk ka te beje fare me arsimin, sepse eshte nej test i pergatitur per punesim, shihni ne: http://www.bulats.org/

    Por te njejtat skakndale ndodhin edhe tek Universiteti Politeknik, Universiteti Shkodres, Universiteti Mjekesise, Universiteti Bujqesor ….

  13. armo says:

    Fiks Fare dhe emisioni Stop te shkerdhefsha punen dhe racen se me lek e kan mare te gjith anglishten skan pse te qin trut per nje cop certifikat anglishte qe ju pengon diplomen ketu ne Shqiperi ,po ju i beni keto gjera per te prishur pune se per popullin sju plas fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje