Astronautja e NASA-s, Marsha Ivins në Tiranë/ Një rrëfim për hapësirën, rikthimin e njeriut në Hënë dhe jetën në planetet e tjera

29 Shtator 2015, 20:39Politika TEMA
Astronautja e NASA-s, Marsha Ivins në Tiranë/ Një rrëfim

 

Nga Jonida Hitoveizi

A është atje jashtë një Zot? A jemi vetëm në univers? A do të arrijmë një ditë të popullojmë planete të tjera, “të shpikim jetën” atje ku nuk është? Këto pyetje prej kohësh kanë munduar njerëzimin dhe sot duket sikur jemi më afër ëndrrës së madhe të pushtimit të “qiejve”.

Në Tiranë për të gjitha këto pyetje ka qenë një e ftuar mjaft speciale, një ndër astronautet veterane të NASA-s, e cila ka qëndruar në hapësirë mbi 1318 orë.

Marsha Ivins ka ndarë në bisedat e saj kuriozitete, video të cilat nuk i gjen në internet për jetën e një astronauti në hapësirë.

“Çdo gjë pulskon në hapësirë. Çdo astronaut duhet të ushtrohet dy orë në ditë që të mbajë trupin në gjendjen normale, pasi tendenca është që çdo gjë të “zgjatet”, për shkak se graviteti mungon”, thotë Marsha dhe tregon videon sesi astronautët përpiqen të mbajnë të fortë muskujt e tyre duke u ushtruar “në palestër”. Shumë prej gjërave që Marsha tregoi ishin interesante e të padëgjuara nga të gjithë, p.sh fakti sesi ricikloheshin lëngjet, përfshirë dhe urinën në ujë të pijshëm… Po! Ngjan e shpifur, por astronautja na siguroi se kjo është diçka krejt normale “atje lart” dhe e gjitha falë tekonologjisë. Ajo vijon të tregojë sesi funksionon kostumi që jemi mësuar të shohim tek njerëzit e hapësirës,  ku brenda tij ka tuba me ujë që i mundësojnë trupit të ruajë temepraturën normale. E po kështu edhe kamerat, me të cilat bëhen fotot nga hapësira janë të mbrojtura, pasi temperaturat janë në ekstrem në mbi 100 gradë dhe në minus 100 gradë.

Pak njerëz si Marsha e kanë pasur fatin të largohen nga planeti dhe ta shohin  Tokën nga hapësira.

Ta shohësh planetin tënd, shtëpinë tënde Tokën që atje lart ama është e magjishme. “Ne “shkojmë rreth globit” çdo 90 minuta tregon Marsha dhe mund të shohim që andej çdo gjë që i kemi bërë Tokës”, dhe shfaq në monitor foto të mrekullueshme sesi duken qytetet tona ditën apo natën, lumenjtë dhe shpesh edhe mbetjet e naftës ne det e oqean, të cilat të trishtojnë.

Por njeriu mund të bëjë më shumë sesa kaq. Ivins në takimin e mbajtur në Tiranë me studentë, tha se njeriu duhet të rikthehet në Hënë dhe ta përdorë atë si një stacion dhe padyshim njeriu duhet të arrijë Marsin, e pastaj planete të tjerë. Për këtë grua, ekzistenca e njeriut në hapësirë mund të jetë e njëjtë si ajo në Tokë. “Siç jemi shpërndarë kontinent më kontinent mund të krijojmë një jetë tjetër edhe në hapësirë. E nëse kjo do të ndodhte, sigurisht që njeriu në njëfarë mënyre do të shndërrohej në një “Zot të vogël”. E kur flasim për Zotin, Marsha tregohet  e ftohtë dhe thotë shkurt se nuk flet për fenë dhe s’mund të pohojë nëse Zoti ekziston apo jo.

Po kështu edhe kur studentët e pyesin për alienët. “Nuk kam parë asgjë të pazakontë në hapësirë”, thotë astronautja veterane, por kur sheh aq shumë yje, galaktika sigurisht që mund ta mendosh se diku tjetër ka jetë. Vetëm se njeriu ende mbetet larg këtij takimi me një jetë tjetër veç asaj që njohim në univers. Marsha Ivins pranoi tu përgjigjej disa pyetjeve shkurt për gazetën TemA, pasi përfundoi “misionin e saj” këtu në Tokë, takimin e fundit në Tiranë duke ndarë eksperiencën  e saj. Ishte fat për ata njerëz, që për këto dy ditë u bënë pjesë e një bote, të cilën të gjithë e dimë se është “diku atje jashtë”, por për të cilën ende na duhet një rrëfim. Para se të vijë dita që të jemi Ne, të gjithë protagonistë të saj!

Pse po e bëni këtë tur në Ballkan për të ndarë eksperiencën tuaj si astronaute?

Ky është një program edukues  nga Departamenti amerikan i Shtetit, ku ata sjellin folës, artistë njërëz të ndryshëm që i shohin si interesant në amabsadat dhe konsullatat në mbarë botën. Ndaj unë jam këtu me kërkesën e Ambasadës amerikane. Ata më kërkuan nëse unë mund ta bëja këtë  dhe ky është fundi i një udhëtimi që nisi  nga Mali i ZI, Kroaci dhe Shqipëri.

Cila është përshtypja juaj nga takimet që patët në Shqipëri, sa i përket kuriozitetit rreth hapësirës?

Unë kam parë se veçanërisht të rinjtë nga e gjithë bota kanë një kureshtje të madhe rreth hapësirës. Shumica e njerëzve kanë parë një film me hapësirë ose diçka online rreth hapsirës dhe ata kanë pyetje rreth hapësirës së vërtetë. Ndaj  jam shumë e lumtur të prezantoj eksperiencën time.

Ju keni qëndruar më shumë se 1000 orë në hapësirë. Si duket njerëzimi që andej?

Jemi shumë të vegjël dhe ashtu dukemi që andej. Sidomos kur sheh yjet, aq shumë yje dhe kupton se ne rrotullohemi vetëm rreth njërit prej miliarda e miliarda yjeve. Kjo të bën të mendosh se ne jemi shumë të vegjël, shumë të pakuptimtë.

A ndjen frikë kur e sheh/mendon këtë nga hapësira?

Çfarë mendon për Zotin?

Nuk më pëlqen të flas për fenë time.

A mendon se ka një Zot që fshihet pas gjithë këtij krijimi?

Nuk e di. Nuk ia kam idenë.

Mendon se njerëzimi do shkojë aq larg sa të jetë ai që të krijojë jetë në planete të tjera?

Mendoj se ajo do të ishte arritja jonë. Mendoj  se kjo është ajo që duhet të bëjmë. Kjo është ajo që ne kemi bërë gjithmonë në Tokë, kemi lëvizur nga njëri kontinent në tjetrin dhe jemi  shpërndarë në gjithë Tokën, ndaj pse jo dhe në hapësirë.

Pse njeriu nuk është kthyer më në Hënë, në një kohë kur teknologjia është më e avancuar?

Vendimi që bëhet në një program të hapësirës, janë vendime politike, sepse të gjitha programet në të gjitha vendet financohen nga qeveritë. Ndaj janë qeveritëqë marrin vendime ku do t’i shpenzoni lekët, cilat janë sfidat që duhet të mposhten dhe në këtë rast presidentët kanë vendosur të mos shkojnë më në hënë.

Ju thatë në fjalën tuaj se  njeriu duhet të kthehet në Hënë…

Po duhet. Hëna mund të shërbejë si një zonë praktikimi. Nëse imagjinon se duhet të ngjitësh një mal të lartë, si fillim duhet ta nisësh me një më të vogël.

Kush është Marsha Ivins

Marsha Ivins ka lindur më 15 prill 1951 në Baltimore(Merilend). U diplomua për inxhinieri aeronautike në Universitetin e Kolorados në vitin 1973. Që nga viti 1974, ajo filloi të punonte si një inxhiniere në zhvillimin e sistemit të monitorimit HUD në “Lyndon B. Johnson Space Center”. Në vitin 1980, ajo u emërua si inxhiniere fluturimi dhe si asistente e pilotit për mjetet fluturuese “Shutle” dhe Gulfstream-1 në NASA. Ajo u përzgjodh në vitin 1984 në klasën e astronautëve si specialiste e misioneve. Marsha Ivins ka regjistruar më tepër se 7 mijë orë fluturimi në mjete fluturimi civile ose të NASA-s. Pesë udhëtimet e saj në hapësirë janë bërë në vitet 1990, 1992, 1994, 1997 dhe misioni i saj i fundit ka qenë në vitin 2001.

 

 

 

 

7 komente në “Astronautja e NASA-s, Marsha Ivins në Tiranë/ Një rrëfim për hapësirën, rikthimin e njeriut në Hënë dhe jetën në planetet e tjera”

  1. ..... says:

    A do te shkoje sala,rama,meta,basha e shoke ne planetin mars e te mos kthehen me?

  2. bato suedija says:

    ajo ka ardh me i mush mendjen shqiptarve per me shku n mars me bilet njidrejtimshe,sepse shqiptart njifen si “komb udhtar”.
    nuk lan vend te botes pa shkel
    tash le t shkojn n mars.
    atje ka demokraci te vertet dhe stabile sepse ajri nuk leviz
    jepini shqiptarit buk per gjasht muaj dhe shko ai n mars.
    mas dy oresh atje do zihen me njeri tjetrin dhe do shkatrrojn ate cop rraket kozmike qe i ka cu dhe do ngelen me gisht ne b yth ne fund te universit..
    le t ngrejn edhe dy gishtat perpjet per “fitorje te reja” atje

  3. gazetari me tri klase says:

    “A eshte atje jashte nje Zot?”!! Ku e ke mesuar kete shqipe o zonjushe gazetaresha? Perpara se te perkthesh nga anglishtja duhesh te mesosh shqipen mire. “A ka atje perjashta nje Zot?” thuhet oj cuce!

  4. Likja says:

    Hahahaha…ç,na kënaqem o bato suedija!
    Kishim kohë pa qeshur!
    Humor brilant!

  5. Jungeltravel says:

    Kur q.t planetin Toke, tani do udhetoni per
    jeten e k…t qe do te ndertoni ne planetin Mars.
    Njeriu zonja ta Marsha ka defekt ne kodin gjenetik, arrogancen, injorancen, zilin, tiranin etje.
    Jam shume i sigurte, se edhe ju nuk i besoni genjeshtrat qe flisni!

  6. alex says:

    kush i degjon genjeshtrat e kesaj austronateje, kjo di shume me teper sa ka thene , vetem se nuk truri i njeriut nuk i shpjegon dot.

  7. Liki says:

    Nga emri si shqiptare duket kjo . Mos eshte gje me origjine arbereshe ? Dini te me thoni ? Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje