Nikollë Lesi pati guximin të publikonte një fjalë që qarkullonte prej gati një muaji në Tiranë. Në Vjenë është organizuar një takim mes Edi Ramës dhe Lulëzim Bashës. Lajmi i gazetës “Koha Jonë” u bë edhe më i besueshëm sepse vetë Basha i kishte paraprirë duke dhënë shpjegime të hollësishme përse kërkonte dorëheqjen e Ilir Metës dhe jo të kryeministrit Edi Rama.
Prej shumë ditësh flitet shkoqur për një marrëveshje e cila kërkon eliminimin politik të Ilir Metës. Bëhet e sigurtë se palët kanë rënë dakord për një ligj të ri elektoral, ku Shqipëria do të ketë gjashtë rajone, gjashtë lista të mbyllura proporcionale (sërish kryetarë monarkë), dhe primin e famshëm, i cili i jep forcës së parë një bonus deputetësh për të garantuar qeverisjen, siç ndodh rëndom në Greqi. Kjo do të ishte vetëvrasje për Partinë Demokratike, e cila edhe në rezultatin e saj më të mirë elektoral, atë të vitit 2009, nuk ia doli të marrë më shumë vota se Partia Socialiste (veç 22 marsit 1992). Megjithatë, fjalë janë!
Po kështu, thuhet që është rënë dakord për ndryshimet kushtetuese, për reformën në drejtësi, duke i kthyer këto reforma rrënjësore në bipolare, pa pyetur askënd tjetër nga aktorët politikë vendas.
Kjo marrëveshje mund të jetë dhe shkaku i përhapjes së idesë së një qeverisje me bazë të gjerë, PD-PS. Mediatikisht mbështetësit janë të shumtë, megjithëse në këtë rast Babaramo do të thoshte se çdo deviacion gjenetik pjell monstra.
Deri më tani askush nuk e ka përgënjeshtruar Nikollë Lesin, ndërsa hamendësimet janë bërë zeje e preferuar si nga ata që i ka bërë të njohur gruaja, si nga ata që janë bërë vetë.
Problemi qëndron se marrëveshja, nëse është kryer, ka vetëm dy palë, Ramën dhe Bashën. Mungon Berisha. Ky i fundit ka mbajtur një takim të martën me gazetarët (zakonisht del të mërkurën), dhe në dyzet minuta i është përveshur kreut të qeverisë për çështjen e CEZ-it. Nuk është fshehur, por ka bërë dallimin e qëndrimit të Metës për gjykimin ndërkombëtar dhe e ka orientuar opozitarizmin edhe një herë drejt Ramës, të cilin nuk harron kurrë ta thërrasë me emër të plotë. Në anën tjetër, Meta ka kujtuar që është malësor, dhe po tha “po”, i vdiq nëna asaj pune. Pra, të mënjanuarit e Vjenës treguan “burrni”.
Jo shumë orë më pas, Lulëzim Basha, njeriu që shpjegonte një ditë më parë përse kërkonte vetëm dorëheqjen e Metës, lëshon një tekst në faqen e tij elektronike që e akuzon kryeministrin se na i ka falur CEZ-it 600 milionë euro, dhe risjell në kujtesë qarkun e Fierit dhe ato kohë të vështira kur qeveria përpiqej ta zbuste mërinë e Stefan Fyles duke i ndarë një copë tortë për të birin.
Ndoshta marrëveshje nuk ka, dhe kjo mund të jetë thashethem Tirane që joshi Nikon, por nëse ka, Rama i bie të jetë lodhur kot. Duhet të ishte takuar në Vjenë me Berishën, se ky tjetri të lë në gjysmë të rrugës dhe të nxjerr keq, si puna e analizave tek Fevziu, që në këtë këndvështrim u ngjajnë parashikimeve të Jorgo Pulës për yjet!
Tesheshi.com
Ti ke te drejte se je shume me i keq se Lesi dhe ke vite qe ha sa majtas djathtas edhe ne qender. I paafte por i pazevendesueshem.
KJO ESHTE SHPIFJE E RADHES E MALOKUT NIKOLL LESI, NJE MIKU TE KAPUR E TE PAGUAR QE NE THEMELIMIN E GAZETES MALOKE °KOHA JONE° NGA FATOS NANO DHE SALI BERISHA.
QIELL ME TOKE TE BASHKOHEN DHE KURRE EDI RAMA NUK TAKOHET E TE ULET ME “KUFOMEN” POLITIKE TE RADHES NGA SELIA E SHQUP_IT LULUSH BASHA, SEPSE DO TE ISHTE ZGJATJE E JETES PER BERISHIZMIN DHE NANOIZMIT NE KUFIJTE E KTHIMIT TE SHQIPERISE NE PAZARE VIENE APO PARISI.
SA POSHTE KEMI RENE…O POPULL, PO NA MASHTROJNE E NA VJEDHIN (+VRASIN) MALOKET E CDO DREJTIMI, SIDOMOS BERISHA E SAHANLEPIRESIT E TIJ NE MEDIA DUKE FILLUAR NGA “KOHA JONE” + KLANTV + SYRI +…
Shkrim kote, thashetheme te ndryshme; gazetaret duhet te botojne lajme , bile nga burime te sigurta e jo te shkruajne kote .
Sigurisht qe Basha eshte ne rolin e administratorit te PD-ja! Pronare te PD-ja jane Sali Berisha dhe femijet e tij. Zgjidhje per te ndryshuar situaten politike ne shqiperi eshte krijimi i formacioneve te reja politike qe te drejtohen nga personalitete me integritet te dale nga shoqeria civile. Keto formacione politike egzistuese do e cojne hheret a vone ne koala.
C’eshte kjo shoqeri civile, kujt i sherben? Kush i paguan kreret e shoqatave dhe te ojq-ve? Jeni zene ne lak, s’keni si shpetoni..
Muhabet thashethemesh si nje here e nje kohe te rradha e qumeshtit.Ky Enkel Demi nderton nje argument te tere mbi bazen e nje thash e themi. Nikolle Lesi paska pasur guximin te publikoje nje thash e them qe qarkullon prej nje muaji ne Tirane qe na qenka bere me i besueshem ne saje te deklaratave te Bashes. Hapu dhe te futemi, kemi nje jave qe na jane bllokuar tubat e ujrave te zeza dhe fekalet kane marre rruget. Mbi kto fekale po shikojme te notojne te njejtet notare :Doshi , Prifti ,Manjani, Fevziu, Demi,Lul Basha, Berisha dora vete , Nikolle Lesi, Tak Braho dhe sigurisht i pa mungueshmi Meta. E nejta kasete me te njejten kenge qe perseritet deri ne cmenduri. E njejta mendjemadhesi e ktyre provincialeve qe kujtojne se bota rrotullohet vetem rreth tyre, dhe populli si dele nuk ka rruge tjeter vec se te besoje ata de derguarit nga qielli. Per mua si nje konsumator i thjeshte i kesaj mender gazetarie tere kjo histori ka vetem nje shpjegim: Berisha po shikon endren e tij te fundit per tu kthyer dhe nje here ne vitet e tij te arta,dhe lukunia e piset e pseudoanalisteve tane eshte e gatshme ta mbeshtese ne realizimin e kesaj endre ashtu sic ka bere gjithmone ne kte cerek shekulli. Eshte e vetmja menyre qe njeh PD per te ardhur ne pushtet :Thashetheme, makinacione, manipulim, presione, shantazhe por asnjehere politike te mirefillte me programe apo propozime konkrete. Kjo eshte politike tipike Mafioze qe ne kte vendin tone te humbur ka dhene gjithmone rezultat. Kta njerez gdhihen dhe ngrysen vetem me nje pyetje ne koke : me cfare llumi do ta trullosim sot kte popullin tone bageti? Jam i bindur qe tere kjo zhurme ka te beje vetem me friken e Saliut nga reforma ne drejtesi dhe humbjen e pushtetit te tij te erret mbi gjykatat. Ate dite qe do te perfundoje reforma me siguri do degjojme nje kenge tjeter. Le te shpresojme.
ne kolaps ekonomine e vendit tone.
Gjysem faqe “hartim” dhe pastaj ne fund thote “mund te jete thashethem qe joshi Nikolle Lesin” hahahhaha,po s’ke faj,kjo vetem ne fund te shkrimit mund te qendronte,se po ta shkruaje qe ne fillim,vazhdimi i leximit te shkrimit s’do kishte kuptim.
Mjere vendi. Mjere ne o njerez.
Foli dhe burri i Mesiles.
Ha,ha,ha,kane ngecur te gjithe ne gjirizin qe gatuan vete per 25 vjet;tuj u mbajt me ne fund me dhembe e thonj ne produktin e tyre.
Nuk perjashtohet,nga ky karar, as ky mendjelliu mesial-palmes.
Lerme o Zot te shikoj!
Burrit tend o Enkel i pelqenin palmat; Po ato nuk bene kokrra, dhe tani jeni merzitur.
Hahahahaha doli dhe konvictori tjeter .
Hajde duro tani dhe sofizmat e ketyre provincialeve ,mortja qe sna ha ,me te manipuluar ky dhe Nikolle Leshi.
Prej kur E Kuqja zbriti ne nje Cep te Ilirise se Poshtme,
nuk ka me gjera te pa-parashikueshme!
Prej kur Sali berisha dhe sekretaret e tjere, ismail kadavreu dhe intelektualnajat e tjere, u shpallen disidente, nuk ka me pluralizem!
Prej kur Aleanca demokratike iku prej Berjoshes, u be ministre e perbrendshme apo iu ngarkua roli i Kusahtetutes se re, dhe prape Arben ceka e te Tjeret, u kthyen serish ke Berjosha…s’ka me fraksione…!
Le te mendojme per etiketime te tjera grupazhesh: psh Te hapet nje stacion i ri Tv, ku Rudina te therras ish zv/ministrin e Mbrojtjes Hila, dhe zonja Doda te therras showman-in Demi, dhe te tere te Ikurit (me perjashtim te Edit te Ilves Tare qe eshte sinqerisht e pavarur), dhe te shpallin nje Party…
Shkrova PARTY, jo Parti, se e thame, qe kur plurailizmi u dekretua nga ciper, dhe shefa te Opozitares RD kane qene vetem ish shefa te Zerit te Popullit, u legalizua vazhdimesia…
Te ma gezoni, o Popull!
Reforma ne Drejtesi i terboi hajdutet e medhenj te ketij vendi.Sherbetoret levrijne.Keta te medias jane vertet bastarde…
Ky eshte me budalla se Lesi ,qe cfar endre shohin naten ,e tregojne diten .Or cam, koalicioni PS dhe LSI .me Ramen dhe Meten ,dhe pa ata te dy ,do kete pushtetin ne Shqiperi per nja 30 vjet ,me kete opozite qe dallohet per skenar filmash, qe shohin dhe i besojne vetem ne kopshte .Basha po e la Sala dhe ne zgjedhjet e 2017 ,do jet humbesi me i madhj i PD ,dhe do ta kthej kete parti ne OJQ .
Berisha asnjehere nuk e mesoi dot emrin Enkel, pasi ai gjithmone i ka thirrur Endel…hahah!
Keli, ne cilen parti do strehohet Mesila jote? Apo nuk ta ka treguar akoma? Si ti, si Lesi, si Fevzo e pordhi kali( gazetare te pjerdhur e pa pike vlere) , njesoj jeni,shpifesa, dallaverexhinj, bythlepiresa!
Mos i bini me qafe Enkelit, eshte merzitur i gjori
se Mersila cau e iku me vrap tek PS parrelleshe, ashtu
sic vajti e iku dhe nga Tos Nano.
Paraja te prish fiqirin.