Letra e Brahos/ Gruaja e Ismailajt mbërrin në polici, do pyetet edhe Doshi e Prifti

30 Shtator 2015, 16:50Politika TEMA

Prokuroria do të marrë në pyetje deputetin Tom Doshin, ish ministrin e Energjitikës, Dritan Prifti dhe bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj.

Në orën 16:31 në policinë e Tiranës ka mbërritur gruaja e Kastriot Ismailajt, e shoqëruar edhe nga avokati i saj Vladimir Meçi, raporton OraNews.

Vendimi i prokurorisë vjen pak ditë pas letrës së kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, i cili pretendon se po përgatitet një komplot kundër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Braho iu drejtua me këtë letër Presidentit, Kryeministrisë, Kryeprokurorit, Kreut të SHISH, Ministrit të Drejtësisë, dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në letër theksohej se ka përpjekje serioze për destabilizimin e vendit.

Braho pretendon ndër të tjera se ka prova të cilat vërtetojnë presionin e ushtruar ndaj bashkëshortes së Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Ilir Metës.

2 komente në “Letra e Brahos/ Gruaja e Ismailajt mbërrin në polici, do pyetet edhe Doshi e Prifti”

  1. Jorgo says:

    po kur te arrestohesh ti Tak (nuk e meriton emrin Spartak) a do kete de-stabilizim apo stabilizim se nje plehre me pak.

  2. Predatori says:

    Uroj qe ndonje prej avioneve ruse qe po bombardojne Sirine, te ngaterroje shenjester pa dashje e te hedhe ndonje mbi Kuvend diten e enjte gjate seances plenare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje