Zbardhet përmbajtje e videos intime të Priftit. Pas seksit firmosen e grisen dokumente

1 Tetor 2015, 08:50Politika TEMA

Videoja e ish-ministrit Dritan Prifti, foto prej së cilës u publikuan dje nga adresa të ndryshme në internet, është mbi 30 minuta e gjatë.

Kamera e fshehur inkuadron gjatë gjithë kohës një shtrat ku fillimisht shfaqet një vajzë e shtrirë gjysëm e zhveshur dhe pas disa minutash shfaqet ish-ministri.

Data e regjistrimit është e fshirë, por duke gjykuar nga veshjet e dy protagonistëve ajo është xhiruar në muaj të ftohtë.

Përgjatë videos dëgjohet vazhdimisht një tik-tak ore çka lë të kuptohet që kamera e fshehur është vendosur në një orë tavoline ose muri.

Në pjesën e parë të videos konsumohet një raport intim mes ish-ministrit dhe vajzës, një ish-drejtuese e dikasterit që ka drejtuar z.Prifti.

Në pjesën e dytë vajza rishfaqet e veshur duke hapur dhe kundruar dokumente nga një dosje e lëshuar mbi shtrat.

Disa prej dokumentave firmosen nga ish-ministri, disa të tjera grisen, shkruan gazeta Dita.

Pas përhapjes së lajmit që videoja ka nisur të qarkullojë në rrjet, ish-ministri Prifti deklaroi dje se me këtë video i kanë bërë shantazh për 5 vjet me radhë.

Ai akuzoi kreun e Kuvendit Meta që e ka përgjuar në jetën private.

Është e paqartë nëse videoja është xhiruar nga vetë Prifti apo nga të tjerë.

Pas publikimit të videos së famshme Prifti-Meta, pati akuza se ajo kishte pjesë të hequra.

Asokohe ish-ministrit iu kërkua nga Prokuroria të dorëzonte videon origjinale me Metën dhe ai dorëzoi një laptop personal.

Aty u gjetën nga hetuesit disa video të tjera të fshira por që u rikuperuan nga memoria e laptopit.

Nuk dihet nëse kjo video është pjesë e këtyre videove të regjistuara nga vetë ish-ministri, apo ajo është regjistruar siç thotë Prifti nga persona që e përndoqën më pas.

Prifti u tërhoq nga skena politike për një kohë të gjatë.

Por kohët e fundit emri i tij ka dalë bashkë me atë të deputetit Doshi gjatë hetimeve dhe replikave publike mbi rastet Bami dhe së fundmi CEZ-DIA.

29 komente në “Zbardhet përmbajtje e videos intime të Priftit. Pas seksit firmosen e grisen dokumente”

  1. e verteta says:

    Ky eshte nje moster e keqe….

  2. tfgs says:

    Sunitet jane me shume te irritur me videon e Priftit me shalet e poutanas,sesa me videon e Metes me milonat e taxapaguesve shqiptare..!
    Popull zulu……..

    1. palaco says:

      sot ke fol me mend.

    2. Tili says:

      Un nuk jam ordodoks po ato që thua tfgs janë të mënçura pavarsisht antiislamizmit

  3. nji kafe me pak te lutem says:

    Ky duhet te shkoj ne burg per dokumentat qe firmosen dhe ato qe grisen me at mikun perjashta i her ne krevat, pastaj pastaj le ta vazhdoj betejen se duke mos i then gje ktyre njerezve qe tallen dhe lozin me hallet e nje populli xhdo dy jav nga nje film nxierin kta per njeri tjetrin dhe dalin antienverista se bejn si i do bytha, kan te drejt per kta nuk egziston ligji..

  4. Artan says:

    Po pse smendoni sesa poshte ka rene morali yne shoqeror! Pse smendoni thelbi i gjithe kesaj historie shantazhesh?
    A ben i miri profesionali patrioti shantazhe me video???
    A ben nje njeri qe i dhimbset ky vend apo do qe ne Shqiptaret te ecim perpara video te tilla e shantazhe te tilla!
    Une ju bej thirrje qe ti largohemi ketyre komenteve qe ushqejne vetem median tone e cila te themi te verteten eshte bere e gjitha si gazeta paloma pa moral e pa thirrje besimi ne te miren.
    Kjo situate eshte frut i korrupsionit galopant te qeveritareve tane Metes, e te gjithe te tjereve qe ishin e jave e ndokush mos te mendoje qe Rama nuk eshte ne kete liste
    Ka bij e bija me te mire se keta Shqiperia jone vetem se ato jane punetore ne hallet e tyre te ndershem e punojne nga mjesi deri ne darke e keta njerez te tipologjise se shantazhit dhe atyre qe u shkon per shtat shantazhi, jane funderrina (me falni per shprehjen) krahasuar me ato qe perdite ndertojne jeten e tyre me ndershmeri e djerse ose dhe atyre qe nuk kane nje pune
    TURP qe na keni sjelle ne kete dergje vendimmarresit tane te felliqur!

    1. me says:

      Bravo Artan!

      Te gjithe politikanet shqiptare, nga te gjitha ngjyrat dhe krahet, me shume pak perjashtime, jane per ne burg! Felliqesira! Do tu dale nje dite nga hundet! Ne dore te zotit se ky popull vete nuk ka takat, ndaj edhe e kane cuar ne kete gjendje e nuk hap goje!

  5. allamani says:

    Populli u ka dhene voten ketyre megahajduteve ndersa keta tallen me besimin dhe tagren qe u kane dhene votuesit.
    Kur dikush nga shtetaret perpiqet te beje detyren, keta megahajdute, vrases, kurvare, bixhozxhinje, mashtrues, hipokrite hedhin gure nen rrota dhe tallen me hallet dhe pasurine e popullit. Ate qe peshtyne dje e lepijne sot pa nder e pa dinjitet. Ujku behet qengj, e qengji ujk. Dhelpra behet pula, e pula behet dhelper. Qeni kafshon te zotin.
    Ç’jane keta malok e moçalore, ç’jane keta kokepalare qe ne momente te veshtira per shoqerine dhe shtetin shqiptar i servir para popullit nje megahajdut si Meta,Basha dhe ustaj tyre Berisha.
    Kur drejtesia eshte e dorezuar para ketyre politikaneve vrases e hajdut , kur qeveria fle mbi te drejten qe i ka dhene populli per te bere drejtesi atehere ka shume zhurme, se keta ujqer vrases e hajdut mjegull kerkojne.
    Pasurine dhe femijet e tyre i kane siguruar jashte shtetit dhe bejne lloqe ne mediat private me popullin.

  6. ardjani says:

    sequestroni paret e çfar te ket …keshtu marrin veshte te tjeret

  7. jdfjdhk says:

    Shantazhe bejne vetem ata qe kane frike dhe gjera per te fshehur. Tani qe u publikua video besoj Se Dritan Prifit te jete i lire qe te thote te verteta te tjera.

  8. toni says:

    sokli i biente me dore,ky ishte burr i lumte!!!!!

  9. armand says:

    Se c’ben ne shtrat Prifti t’ ju vije turp qe merreni.
    Dokumentat nuk provohen dot se a jane te ministrise apo private ndaj rrini urte.
    Prokuroria te kryej hetime nese vidio ka rrjedhur prej saj. Dhe prokuroria e leshit qenka ne dore te Metes sa dorezon dhe provat qe gjen
    Tek padrinoja.
    Prifti nuk eshte ne politike madje as po kandidon per president apo kryeminister. Se cfare ben me trupin e tij ne dobi a dem te vetes eshtw puna e tij. Mendjen tek hajduti Meta!

    1. me says:

      Prifti ka grua dhe kalamaj, dhe bredh me kurva! E kemi patur dhe minister… qenka fiks si Ylli i Saliut

  10. kompliz says:

    MOS u merrni me ceshtje ,qe nuk i prishin dhe as i rregullojne pune ketij shteti ,ketij populli .

  11. tani says:

    Meta krimineli kushedi ne c siklet per vjefhjet e tij eshte sa s pati mend dhe nxorri vidion pikerisht tani. Duke pretenduar qe e ka nxjerre nje femer… mimoza paradiso. E nxorri tani ajo.. pikerisht se i duhej Metes.
    Popull lereni tjetrin te beje c te doje ne krevat se e ka per vete.
    Merruni me kriminelin qe eshte bere Sheik!

  12. lola says:

    Nuk na duhen keto. Punet e krevatit jane pune personale.
    Na duhet te kapet krimineli i vjedhjeve masive.

  13. Ambasadori says:

    Meta vodhi floririn e thesarit te shtetit ne mes te dites dhe si hyri gjemb ne Kembe arsyeja e the eshte, eshte nipi I

    SULO GRADECIT

    Komunistet e vodhen dhe shkatruan kombin dhe populli derr I voton akoma !

  14. altin says:

    O Ilir mos u merzit nga lehjet e zagareve te shqupit.Me reformen ne drejtesi do spastrohet shqiperia nga vrasesit dhe hajdutet e saliut.Kjo po i tmerron.Rama eshte i vetmi qe mund te formoje shtet ligjor ne shqiperi.

    1. Likja thote: Kapni Salen... says:

      ….Hajduti thote kapeni hajdutin…:)))

      Ore se spo merremi vesh…ate duam te gjithe te shfarosen hajdutet…po ketu fut edhe vete Meten…se ndryshe cu kuptua!

    2. petro says:

      Hahaha, njera pale eshte djall, tjetra engjell…jo mor jo, mbrojtje e dobet, te dyja palet jane djall,si babai i tyre shperteror, do apo nuk do ti…

  15. Matt hito says:

    SHQIPERIA DUHET TE VENDOSE DENIMIN ME. VDEKIE , NE RAST SE KERKON QE TE GJITHE TE JENE TE BARABART PARA LIGJIT .

  16. USA says:

    Ambasador bolja, mund te na thuash cfare vodhen komunistet, qe te msojme edhe neve?! Po ku more palle ke degjuar vjedhje te komunistave ne Shqiperi ti? Te vodhen picken e sateme? Sa per keta bajgat qe i nxjerrin syte njeritjetrit, lerini ta bejne se tregojne cfare kerrmash ka botuar ky popull.
    Paskesaj, krahasoni periudhat.

  17. Sigmund says:

    .kjo drejtoresha nese ka qene pa buke ne shtepi per femijet edhe mund te justifikohet , por te besh karriere duke u q…kjo eshte e rende dhe nuk e justifikon as ate as privatesine e saj,po ashtu kjo eshte grusht turinjve per gjithe ata qe mendojne se vetem permes merites mund te kerkosh te ecesh ne jete, gjithashtu kjo rikthen ne lupen e vemndejes publike gjithe emerimet ne nivele te larta ne administraten publike dhe kriteret qe jane ndjekur ku duket se edhe Q…me shefin qenka nje kriter i redesishem, per te pare mir se si dhe ne c menyre ka ngjitur shkallet e karieres cdo anonim apo anonime,Per sa i perket ceshtjes se videos , duket haptaz qe kjo video eshte diversion i ulet per sa u tha per aferen CEZ,dhe pavaresisht armeve te beteje me te cilat palet po luftojne, ajo qe eshte e turpshme eshte se ndersa PRIFTI po e deklaron hapur dhe i xhveshur nga cdo lloj mbrojteje pushteti faktin se ai eshte autor i videove, pala tjeter qe me shum gjase eshte pala qe ai akuzon nuk po ka b….te dale e te thote PO KETO VIDEO po inxjerr une, sepse kjo do ta kompromentonte me keq se kaq per ate qe po ndodh, vajmedet Shqiperia e gjore ne dore te kujt ka ra

  18. peço says:

    Edhe nëse janë plotësisht të vërteta ato që thuhen për Ilir Metën, për faktin që thuhen nga Dritan Prifti ato sikur humbasin shumë nga vlera që kanë.

  19. Monda says:

    Dritan Prifti eshte llum. Turpi e ka mbuluar po aq mend I kane ngelur!!!

  20. david says:

    Ujkun para syve e ju kerkoni gjurmet .Iliri po ju qin nanen para e mrapa e ju merreni me qimet e Priftit. Hajde lop hajde !

  21. Tili says:

    Prifti ka vidio të Monikës do i nxjerri së afërmi, thuhet se janë më erotike.

  22. Likja says:

    A e kanë plotesuar kriterin e kësaj zonje ministret dhe deputetet?
    Kjo është pyetja?
    Një shtet e shoqëri e qelbur!

  23. Aua ;) says:

    A keni ndonje video nga (k)Ar(n)g(r)ita Sale Fantoci, lutna shuma?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje