Presidenti Bujar Nishani ka akuzuar mazhorancën se ka goditur tre shtyllat ekzistenciale të shtetit, ku Presidenti luan një rol balancues.
Në “ Tonight Ilva Tare” ai ju referua këtu sistemit të drejtësisë, çështjeve të sigurisë dhe politikës së jashtme.
Duke mbetur tek kjo e fundit, Nishani tha se mbarimin e mandatit të Ambasadorit të Shqipërisë në OSBE e përcakton vetëm Presidenti.
Marrëdhëniet me mazhorancën
Nishani: Në çështjet e marrëveshjeve politike dhe zgjidhjeve politike kur ato kërkohen janë palët politike të cilat duhet të orientojnë zgjidhjen politike duhet të jenë pjesë e saj. Por Presidenti mund të jetë i nevojshëm në një moment të caktuar që duke ushtruar kompetencat e tij padyshim që mund të krijojë lehtësirat e nevojshme që çdo situatë e një ngërçi politik të mos shkarkojë tek jeta institucionale, funksioni i shtetit dhe qytetarët. Ndaj është paraparë dhe në Kushtetutë funksioni i Presidentit si balancues i pushteteve dhe institucioneve. Ka një dozë shqetësimi sa i takon mënyrës së sjelljes së qeverisë ndaj institucionit të Presidentit dhe jo vetëm në çështjen e drejtësisë.Po të shikosh çështjet e politikës së jashtme, sigurisë dhe drejtësisë që janë tre kolonat e një shteti ku Kushtetuta dhe kushtetutbërësit i kanë dhënë Presidentit për të luajtur këtë rol balancues, sjelljet e dy viteve të fundit të mazhorancës duke i hequr kompetencat Presidentit si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe duke ja reduktuar një pjesë të tyre kanë dëmtuar njërën prej kolonave që lidhet me çështjet e sigurisë kombëtare.Pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë, nuk ka të bëjë fare me kreun e KLD, Presidenti ka vetëm një kompetencë formale që është ajo e organizimit dhe drejtimit të mbledhjes. Në çështjet të rëndësishme të KLD Presidenti nuk ka të drejtë vote fare.Presidenti ka rol balancues kur vjen puna tek procesi i emërimit të gjyqtarëve ne gjykatën e lartë dhe Kushtetuese të cilët emërohen nga Presidenti dhe miratohen nga Kuvendi.Ka dy vjet që të gjitha dekretet e Presidentit për emërimin e anëtarëve të gjykatës së lartë janë rrëzuar pa asnjë justifikim, argument dhe referencë ligjore nga Kuvendi. Edhe kjo shtyllë është goditur dhe rrëzuar. Kishte mbetur deri tani shtylla e tretë, e politikës së jashtme, ku kreu i shtetit përfaqëson politikën e jashtme të Shqipërisë.Rasti më i fundit dhe në vijimësi procedura e emërimit të Ambasadorëve.Sjellja më e fundit duke e larguar një Ambasador nga pozicioni i tij pa dekret të Presidentit ka goditur dhe shtyllën e tretë të ekzistencës dhe funksionimit të shtetit.
Nishani: Mandatin e përcakton Presidenti, sjellin kandidatura pa CV
Ambasadori në Vjenë
Rasti i Ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë pranë OSBE, cila është arsyeja që ju nuk e ç’dekretonit?
Nishani: Nuk ka as 2 dhe as 3 vjet që është kërkuar. Ka një periudhë të caktuar që është kërkuar. Fillimin dhe mbarimin e mandatit të një Ambasadorit e përcakton vetëm Presidenti dhe askush tjetër.Ligji parashikon kritere.Ambasadorët aktualë janë emëruar me ligjin e vjetër dhe janë subjekt i atij ligji edhe për mbarimin e mandatit të tyre.Një ligj i ri nuk ka fuqi prapavepruese. Në ligjin aktual thuhet “mandati i Ambasadorit është si rregull tre vjet” dhe fjala si rregull nuk është vendosur pa qëllim.Kjo bëhet që për arsye shtetërore në situata të caktuara afati 3 vjeçar shtyhet derisa të gjykohet se interesi i shtetit në atë çështje të caktuar është realizuar.Ka qenë edhe në ligjin e kaluar si rregull 4 vjet dhe është vendosur dhe në ligjin e ri si rregull deri në 3 vjet. Në rastin e Ambasadorit në OSBE i cili e ka kaluar mandatin 3 vjeçar, por aktualisht Shqipëria ka interesa të rëndësishme shtetërore në suazën e OSBE.
Mund të shkojë një Ambasador tjetër?
Nishani: Patjetër.Por ama një Ambasador që ta përfaqësojë shtetin shqiptar për atë interes të veçantë që ka aktualisht shteti shqiptar në OSBE.Nuk mund të shkojë kurresi një person i cili nuk ka punuar më parë në diplomaci, nuk plotëson kriteret e të qënit Ambasador, nuk ka vjetërsinë e caktuar.
Nuk jeni dakord me kandidaturën që do të çojë kjo mazhorancë në Vjenë?
Nishani: E kam bërë të qartë se kandidatura e sjellë për në OSBE sëpari nuk plotëson kriteret ka në suazën e OSBE. Sepse për fat të keq e ligjit dhe së dyti nuk i përgjigjet interesit shtetëror që Shqipëria propozimet për Ambasadorë Presidentit i vinë vetëm në një copë letër ku i thuhet propozojmë të emërohet filani Ambasador dhe nuk shoqërohet me asnjë CV personale.Ambasadorët e huaj që vinë dhe paraqesin letrat kredenciale paraqesin tek Presidenti një CV të plotë. Kandidatët për Ambasadorë të Shqipërisë nuk vinë fare.
Për Ambasadoren në SHBA ju ka ardhur i tillë dokumentacioni që e dekretuat?
Nishani: “Po, pasi e kam kërkuar unë, ka ardhur padyshim”.
“Po rastet e tjera nuk jua kanë sjellë?
Nishani: “Në të gjitha rastet që unë i kam kundërshtuar dhe kam kërkuar publikisht çështjen e konsultës ka qenë se Presidenti, besoj që jo vetëm është pjesë e etikës por është detyrim ligjor, duhet të njihet me kandidaturën, çfarë përfaqëson. Sot vetëm për një emrëim kërkohet CV-ja, dokumenti përkatës, imagjinoni për një ambasador. Nuk përfillet dërgimi i një informacioni të tillë tek presidenti, si respektohet më pas ky institucion, si zgjidhen çështjet e shtetit shqiptar
A mendoni nga pozitat e një qytetari, që vendi nuk përfaqësohet në vende të rëndësishme, sepse ka interpretime të ndryshme nga mazhoranca dhe nga ana juaj. Çfarë ndodh me imazhin e Shqipërisë ndërkohë? Si rasti i Kumanovës, ku ne ishim pa ambasador pikërisht prej këtyre përplasjesve?
Nishani: “Kjo është çështje që ka të bëjë me integritetin e shtetit, me seriozitetin dhe interesin e shtetit. Shteti shqiptar ka interesa të caktuara të ndryshme në vende të ndryshme përsa i takon qoftë çështjeve shtetërore qoftë çështjeve kombëtare, ekonomike, politike, diplomatike, kulturore. Më bën çudi se si sot ne kemi delegacionin shtetëror të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me ambasadorin tonë atje të liruar nga detyra. Unë u çudita kur erdhi propozimi nga qeveria për ta liruar ambasadorin tonë në OKB sepse përpara ishte vizita e delegacionit shtetëror shqiptar në OKB, e mendova që do kishte arsye të fortë që përpara se delegacioni të shkojë në OKB që ambasadori të lirohet sepse mund të ishte pritur edhe pas vizitës, të mbaronte vizitën shtetërore delegacioni shtetëror në OKB dhe pastaj të sillje propozimin megjithatë mendova se qeveria kishte arsye të fortë që e kishte liruar atë përpara se të kryhej aktiviteti dhe ju përgjigja në mënyrë korrekte: Jam informuar që ambasadori është liruar nga detyra dhe nuk gjej sot një përgjigje për arsyen që u kërkua. Por jo vetëm në Nju Jork, por në një sërë vendesh është liruar ambasadori dhe nuk ka asnjë propozim për emërimin e ambasadorëve të rinj dhe vazhdojnë të mbeten vendet vakantë”
Roma nuk është liruar ende nga detyra?
Nishani: “Po sepse nuk ka përfunduar mandatin e parashikuar edhe nga ligji i ri. Pas mandatit do të lirohet”
Takimi me Metën
Qëllimi i takimit me kryetarin e Kuvendit, Ilira Meta?
Nishani: Ka qenë takim i kërkuar nga ana ime në lidhje me shqetësime serioze që unë kam pasur në lidhje me procesin e hartimit të amendimeve kushtetuese dhe me punën e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi. Nga shqetësimi që ky komision ka shkelur dhe nuk ka zbatuar vendimin e parlamentit, është një pikë e rëndësishme në vendimin e parlamentit që ky komision e ka injoruar tërësisht. Por edhe për çështje të tjera që kishin të bënin me procedurën e funksionimit të këtij komisioni. Meta pret që unë t’i drejtohem kuvendit të Shqipërisë, në veçanti grupeve parlamentare në mënyrë zyrtare”.
Po komunikim jozyrtar keni me këto grupe parlamentare?
Nishani: Unë kam takime, kam pasur e do të kem, me deputetët e të gjitha krahëve për çështje të ndryshme. Takimi me kryetarin e Kuvendit ishte shumë normal brenda një konteksti shumë serioz të funksionimit të marrëdhënieve komunikative mes dy institucioneve të larta të vendit.
Letra e Spartak Brahos
Ajo që e quajtët normal, dje u lexua ndryshe sepse erdhi 1 ditë pasi Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare ju ka dërguar një letër, që thuhet të ketë qenë me përmbajtje të klasifikuar për institucionet të përfshira në një destabilizim të mundshëm të vendit?
Nishani: Është e vërtetë që kam marrë një letër nga z.Spartak Braho, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare por më duhet të jap një sqarim, që letra nuk i është drejtuar as Presidentit të Republikës, as Kryetarit të Kuvendit por Kryeministrit, por për dijeni edhe presidentit dhe kryetarit të Kuvendit dhe bëj këtë sqarim sepse ka sens përsa i përket pikëpamjes përmbajtësore sepse letra iu drejtua Kryeministrit për qëllimet që kishte letra në mënyrë të tillë që qeveria e kryeministri të veprojnë për të marrë masa për ato që janë renditur në letër. Letrën e kam marrë ditën e pardjeshme (28 shtator) përpara takimit me z. Meta, takim të cilin e kisha të programuar disa ditë përpara. Dje këtë letër bashkë me kërkesat e mia ja kam adresuar për veprim Prokurorisë së Pëgjithshme
A ka informacion të klasifikuar aty, pse është mbajtur sekret?
Nishani: Së pari, nuk më është drejtuar mua, së dyti, përmbajtjen e letrës ia kam adresuar për ndjekje institucioneve ligj-zbatuese. Nuk kam të drejtën institucionale që të bëj publike sepse tashmë ajo është çështje që duhet të ndiqet nga institucionet ligj-zbatuese, dhe ka elementë të cilat duhet t’i nënshtrohen një hetimi në kuptimin institucional, e veprimeve, vendeve dhe emrave konkrete.
Në letër nënkuptohet që mund të ketë një destabilizim të mundshëm të vendit?
Nishani: E kuptoj që doni të nxirrni pjesë të përmbajtjes së letrës, por do t’i qëndroj asaj çka thashë më parë: nuk është as në tagrin aktual në të cilin ndodhet procesi i verifikimit të këtyre pretendimeve por edhe për shkak se nuk i është drejtuar dretëpërdrejtë Presidentit të Republikës, kërkesa nga ana e Kryetarit të Komisionit i është drejtuar Kryeministrit, që ka të drejtën për të marë masat që kërkohen në letër. Nuk kemi aktualisht ndonjë shqetësim që të na cënojë sigurinë kombëtare, besoj tek efikasiteti i ligjit në Shqipëri. Jam i bindur që çdo gjë me vullnet mund të zgjidhet
Mendoni se ka nevojë urgjente që të thërrisni Këshillin e Sigurimit Kombëtar?
Nishani: Po të kishte një gjë të tillë, me siguri do ta kisha thirrur. I jam adresuar brenda 24 orëve institucioneve që unë përmenda të cilat kanë tagrin për të mbledhur informacione e monitoruar. Këto institucione veprojnë në varësi të informacionit që vjen, në varësi të situatave, por dua të përsëris që institucioni i Presidentit të Republikës i nevojitet shtetit në një moment të caktuar për shembull për të ruajtur balancat e institucioneve dhe pushteteve në vend.
Janë prishur këto ekuilibra?
Nishani: Në raport me Presidentin e Republikës janë prishur dhe në mënyrë seriozie në mënyrë institucionale dhe konstitucionale. Në rast se do ketë prishje të balancave të tjera pa dyshim që Presidenti do ndërhyjë për t’i ofruar shërbimin e nevojshëm vendit, shoqërisë edhe shtetit.
Meqë letra i është drejtuar Kryeministrit, që tani ndodhet në SHBA, a do të konsultoheni me të kur të kthehet?
Nishani: Nëse kryeministri do të ketë nevojë të konsultohet me Presidentin është i mirëpritur në çdo moment.
Përtej destabilizimit, në këtë letër flitet edhe për një komplot ndaj Kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Besohet diçka e tillë?
Nishani: Thashë dhe njëherë që nuk mund të prononcohem për elementët përmbajtësorë të letrës për sa kohë që unë ja kam adresuar institucioneve përkatëse dhe nëse unë konfirmoj apo prezantoj elementë të tillë mund të dëmtoj procesin e hetimtit.
Lidhen elementët e letrës me atë që njihet tashmë si skandali i CEZ? Dhe sa e thellë është afera e CEZ e deri ku shkon?
Nishani: Padyshim që ishte një çështje që kishte të bënte me skandalin CEZ. Unë nuk kam informacione të detajuara, kam pasur shqetësim në lidhje me ligjin përkatës që miratoi një kontratë e kjo ka qenë arsyeja që unë kam refuzuar ta miratoj atë ligj se gjykoja që binte në kundërshtim me interesat publike të qytetarëve shqiptarë por në detaje ju them që me bindje nuk kam pasur informacione të detajuara se si janë bërë negociatat. Aktualisht ka një iniciativë shumë pozitive në Kuvendin e Shqipërisë për një hetim të gjithanshëm. Dy nga grupet kryesore të Kuvendit janë angazhuar për miratimin e një ligji që të kryhet një hetim i plotë. S’ka arsye që edhe pjesa tjetër e Kuvendit mos ta mbështesë. Mendoj se duhet hetim ndërkombëtar për dy arsye: së pari ka një akuzë nga ana e opozitës ndaj qeverisë, nga ana tjetër ka një akuzë nga qeveria aktuale ndaj opozitës kur ajo ishte në pushtet, kështu që përderisa pretendimet janë të dyja palëve ndaj njëra tjetrës, është krejt normale që të kalohet në një hetim ndërkombëtar, të paanshëm. Bëhet fjalë për një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit shqiptar
Takimi me Berishën
Nishani: Ka qenë një takim mes miqsh, me zotin Berisha nuk mund të mos rrish pa diskutuar çështje të politikës, funksionimit të parlamentit, marrëdhënieve mes institucioneve. Për fat të keq unë nuk kam mundësi të takohem shpesh me zotin. Berisha.Më përpoara u takova me zotin.Kokëdhima për çështjen që e shqetësojnë një deputet mbi marrëdhëniet që ka ai me komunitetin.Deputetët kanë të drejtë të kenë shqetësime dhe angazhime mbi zonat dhe votuesit e tyre. Me zotin. Berisha është edhe një moment i ndarjes së miqësisë dhe kënaqësisë.
Çfarë po ndodh me politikën?
Nishani:Çështje e politikës i takojnë për vendimarrje dhe gjykim politikës.Presidenti diskuton ato çështje që kanë të bëjnë me angazhimet dhe detyrimet me institucionin e Presidentit. Institucioni i Presidentit është një institucion politik, pavarësisht se nuk sillet në mënyrë partizane.
Zgjedhje të parakohshme?
Nishani: Është një çështje që i takon terësisht politikës. Presidenti i Republikës në momentin që do ketë një kërkesë të tillë nga parlamenti apo Kryeministri do të ushtrojë detyrën. Presidenti nuk ka as një fuqi institucionale dhe as një tagër për të vepruar në mënyrë të njëanshme, as për të shpallur pa vendosur parlamenti dhe Kryeministri zgjedhje të parakohshme.
Krisje të mazhorancës?
Nishani: Nuk di të them, nuk kam detaje. Por deklaratat e fundit që vinë nga kampi i mazhorancës nuk e konfirmojnë këtë.Janë deklarata që konfirmojnë vazhdimin normal të koalicionit.
Bashkëpunim PS-PD, do ta mirëprisnit?
Nishani: Nuk kam informacion dhe nuk mund të prononcohem për çështje që u përkasin partive politike. Nëse partitë politike vendosin të kenë një bashkëpunim të tillë është terësisht e drejtë dhe sovraniteti i tyre politik dhe institucional. Si President jam terësisht i ftohtë dhe i larguar nga këto çështje.
Raporti i OSBE për politikanët dhe pasuritë e tyre
Nishani: Nuk kam asnjë koment. Në radhë të parë për faktin se vetë OSBE ka refuzuar të bëjë komente, e ka quajtur si një material jozyrtar të saj. Sa kohë nuk është dokument zyrtar kurrsesi nuk mund të bëj komente.
Duhet hetuar raporti?
Nishani: Nëse drejtësia gjen se ka elementë, indicie për hetim është çështje e saj. Por ka një deklaratë zyrtare të OSBE, që kanë deklaruar se nuk bëjnë komente mbi të se nuk është dokument zyrtar i tyre. Nuk kam asnjë koment. OSBE vetë refuzoi të bëjë komente. E quajti material jo zyrtar.
Gabim fatal te artikulohet largimi i OSBE
Largimi i OSBE-së?
Nishani: Do të ishte një gabim fatal në rast se artikulohet një gjë e tillë nga shteti shqiptar që unë nuk besoj se do të ndodhë. Ombrella e OSBE ka një dimension tjetër nga ajo e sigurisë që ofron NATO.Raporti më i fundit i OSBE-ODIHR që ishte një raport me probleme shumë serioze tregoi që jo vetëm është e nevojshme prezenca e OSBE por mbetet jetike jo vetëm monitorimi por dhe angazhimi i OSBE me institucionet shqiptare,kryesisht me partitë politike, parlamentin në mënyrë të tillë që çështje kaq serioze për zgjedhjet lokale jo vetëm të adresohen por kërkojnë një analizë shumë të thellë. OSBE ka pasur angazhim serioz edhe në standartin e jetës parlamentare, të komunikimit, dialogut, qoftë në çështje të trajtimit të policisë, reformën në drejtësi. Bjellorusia ka qenë vendi i vetëm që ka kërkuar largimin e OSBE, Shqipëria nuk mund të bjerë kurrë në standardin e demokracisë së Bjellorusisë.
Me Ramën marrëdhënie institucionale
Nishani: Marrëdhënie institucionale.Marrëdhënie për të cilat komunikohet për çështje pune, çështje institucionale në rrugë institucionale. Takimi i fundit në një nga pritjet që jepen.Marrëdhëniet institucionale e kanë treguesin e tyre në rezultatet që japin. Kur ka një rezultat pozitiv të zgjidhjes dhe realizimit të objektivave që kanë institucionet tregon për një marrëdhënie funksionale, në momentet që ka mosfunksionim dhe mosrealizim të objektivave tregon se ka një problematikë në këtë mes.Asgjë nuk është e paszgjidhshme.Përpjekja në radhë të parë është në radhë të parë brenda sjelljes institucionale të secilit prej nesh.Padyshim pastaj edhe në kulturën politike të gjithësecilit.
Hetimet do nxjerrë urdhëruesin e përgjimeve
Kush po përgjon Presidentin?
Nishani: Ka prova dhe dëshmitarë të cilët jo vetëm më kanë informuar për angazhim të individëve të caktuar brenda administratës shtetërore.
SHISH i përfshirë?
Nishani: Nuk do të bëj përjashtime dhe përfshirje sepse është një çështje që në momentin më të përshtatshëm do të hetohet me seriozitet. Aktualisht nuk është duke u hetuar, nuk e kam kërkuar për shkak se duhet të krijohen disa kushte dhe parametra për dëshmitarët që do ketë ky hetim. Por ata që kanë dhënë urdhrin kanë bërë një gabim shumë të madh dhe ata që e kanë marrë përsipër për ta zbatuar atë urdhër kanë bërë një gabim fatal.Nuk kam parë urdhër me shkrim por që një punonjës i administratës shtetërore të kryejë një veprim të tillë ndaj Presidentit është kurajo e madhe apo jo?Nuk është vetëm përgjim, janë disa akte.Përveç faktit që kanë bërë një gabim fatal ata që e kanë marrë përsipër, do të përballen padiskutim me ligjin një ditë, është një çështje që do shkojë drejt një investigimi dhe hetimi.Gjithkushi që ka shkelur ligjin, ka marrë kurajon të tentojë të ndërhyjë me mjete të paligjshme në jetën private të Presidentit dhe familjarëve të tij. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem. Po të kishin kërkuar leje do ua kisha dhënë.Por akti është shumë i rëndë.
Urdhëruesi i përgjimit?
Nishani: Nuk e di, por sigurisht që do të dalë, hetimi do ta nxjerrë.Është çështje e integritetit të shtetit dhe jo Bujar Nishanit.Unë jam një njeri që e kthej kokën pas me shumë krenari.
Arsyet e përgjimit?
Nishani: Padyshim që edhe arsyet do dalin nga hetimi, urdhëruesit, arsyet, kujt i kanë shërbyer.Është çështje serioze, jo e lehtë. Ka disa kohë që jam vënë në dijeni, më duhet të bëja verifikime para publikimit. Nuk kam informacione nëse vazhdon.Nuk më shqetëson pjesa përmbajtësore, por sjellja institucionale dhe akti.
Autori i përgjimit punonjës i kësaj mazhorance?
Nishani: Nuk i shoh punonjësit e administratës si përfaqësues të mazhorancës, janë punonjës të shtetit shqiptar.
Ja keni shprehur këto shqetësime Ramës dhe Metës?
Nishani: Jo nuk ja kam shprehur askujt.Kjo çështje do të konsumohet në radhë të parë institucionet e zbatimit të ligjit, por më duhet ta denoncoja se jam Presidenti i Republikës.
Bllokimi i rezidencave të pushimeve gjatë verës?
Nishani: Nuk është çështje që prokupon shqiptarët. Kam marrë me dhjetra ftesa nga qytetarë, pronarë hotelesh, vilash verore të cilët më ftonin për të qëndruar disa ditë pushime me ta.Edhe atje ku isha kalova ditë të këndshme mes qytetarëve nga Shqipëria, Kosova, shqiptarë të diasporës.Në aspektin e sjelljes dhe etikës institucionale, politike dhe shtetërore ishte një gjë që la një njollë jo të mirë te opinion por tek unë nuk pati problem. Nuk mund të marr përsipër të kuroj çdo dimension të sjelljes institucionale në adresë të Presidentit.
Ti o debil ploteson kushtet te shkosh pergjithmone me banimne Siri, mbetje osmane asgje me shume nuk je.
Duhet shkarkuar sa mè parè ky president tradhtar i Kombit Shqiptar (nè rastin e vizitès sè presidentit Turk nè Tiranè) dhe mbrojtès i i Sali Berishès krye krimineli i Shqipèrisè.
President trap.
Shikoni cfare batute:
Me Berishen ke qef te takohesh.
Po je President mor rryp.
Thuaj:Me Berishen eshte kenaqesi te takohesh.
te hengert mortja ty, kur te erdhi radha ty te behesh president
yyyyyyttttttt figure skandaloze
Na kenaqe president ! Rrofsh e te pacim sa malet !
Po normale qe shprehesh keshtu, shprehu ndryshe pa e shikon veten ku je pastaj, se ai eshte njesoj si Enveri, kush flet kunder te ben armik, ik o Jar ik po na trego pralla me mbret, mbaj pozicionin qe duhet te kesh.
Nje pleh si ti ,me plehra do te rrije.Surrat i peshtire.
Mirë bëjnë këta krimbat e Saliut, gjersa gjatoshi bën piktura dhe teorira boshe dhe nuk ka bythë “t’i vërë gjerat në vënd”…
Ky eshte sakat nga trute. I shkreti eshte per tu meshiruar. Lereni te qete te “haje” edhe keto muaj qe i kane ngelur.
Hera par qe thot te verteten ky maçok president dhe e tregon kur thot qe me BERISHEN ka knaqsi kur takohet, po normal o maçoku presidences ishe nje azgje dhe te beri president bythen tende, ti dhe bythen ti japesh berishes prap asgje nuk i ke dhen per te shlyer kte te mir qe te beri,xhdo SHQIPTAR do kishte qef te takohej me BERISHAN i majt i djatht pa dallim feje krahine ideje ne qoftese BERISHA do ta bente president te kti vendi.
Ehhh more Nishan siriani, nuk ke faj ti jo, as Saliu nuk ka faj, qe te vuri ty ne ate post, fajin e ka ky popull dele qe ka nxjerre krimba te tille ne politike.
Ti je nje cope egjiptian, asgje me shume, ty te vuri Sali serbi aty qe te kete nje kukull ne presidence, vuri Dhallen ne Prokurori qe te mos hapet asnje çeshtje ndaj tij, vuri Ajazin ne krye te SHIK-ut qe te pergjoje kundershtaret e vete. Me pak fjale, Sali ka ende ne dore shtetin shqiptar.
Ty Nishan egjiptiani ça te te thuash, ti je sakat nga trupi sakat nga trute. Ti edhe per te bere shurren ne hale, merr leje te Sali kuçedra. Ti je per t’u misheruar, eshte e kote te merresh me ty..
A ashtu Jaro!? Te takohesh me Berishen esht qejf? Bukuri, tani na trego pak ku na kane ikur gjith ato lek, popullit shqiptar, me ane te Cesit? Ti je president i Shqiptareve?
ik o shkëerdhefsha të 14…o president qe na ke flliqur në çdo vend dhe çdo aspekt…ik ore aman se ka vajtur aty ku nuk mban po ik zhduku…nuk të do më shum se gjysma e vendit si president e kupton ktë gjë apo jo
Ik fli gjume o plakaruq i peshtire.
Kur fullani kryehajduti ishte i ndjekur penal per supervjedhjen ne banken e popullit Shqiptar ti e fton ne mbremjen gala te presidentit dhe zonjes se mutit.