Në Siri çdokush ka armikun e vet.
Pas nisjes së sulmeve të Rusisë mbi xhihadistët secili aktor pjesëmarrës po mendon luftën kundër armikut të tij dhe jo kundër Shtetit Islamik.
Amerika është e vendosur të luftojë dhe largojë regjimin e Assad, ndërkohë që Moska mbështet status-quon e Damaskut zyrtar. Në mes tyre qendrojnë aleanca dhe antipati të ndryshme.
Rusia nisi dje bombardimin e bazave të ISIS, por jo vetëm, duke komplikuar edhe më shumë një luftë që ka shkaktuar deri tani të paktën 250 mijë të vdekur dhe ka detyruar 4 milionë të tjerë të braktisin vendin dhe shtëpitë e tyre. Njëkohësisht kjo luftë ka hapur konflikte mes aktorëve të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.
Në OKB u vu re qartazi objektivi i ndryshëm i dy fuqive të mëdha, SHBA-së dhe Rusisë.
Amerika këmbëngul për largimin e Assad ndërsa Rusia e mbështet diktatorin sirian.
E vetmja pikë e përbashkët e dy shteteve është se ISIS duhet mposhttur.
Por le të shohim cilët janë aktorët e përfshirë në këtë luftë të saponisur dhe cilat janë objektivat e tyre dhe antipatitë:
Që prej 2011 Amerika ka nisur trupa rebele kundër regjimit të Assad. Uashingtoni mbështet një tranzicion politik në Siri që parashikon largimin e përhershëm të Bashar Al Assad. Në të njëjtën kohë Shtëpia e Bardhë është e impenjuar ushtarakisht kundër Shtetit Islamik. Që prej 2014 SHBA drejton një koalicion ndërkombëtar në të cilin bëjnë pjesë edhe shtetet arabe sunite por edhe shtete europiane që kanë nisur bombardimet në Siri dhe Irak të bazave xhihadiste. Në orët e fundit pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë Obama tha se është i hapur për një bashkëpunimm me Moskën dhe aleatin e saj Iranin.
Aleate e përhershme e Assad, ka vendosur të hyjë ushtarakisht në fushë në krah të qeverisë kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera islamike në vend. Bashkëpunon edhe me Iranin si një aleat i rëndësishëm. Moska mbështet idenë se shpëtimi i regjimit të Assad garanton stabilitetin në vend, një ide që nuk pëlqehet aspak nga SHBA.
Aleat historik i Assad, lufton që prej fillimit në krah të regjimit sirian i mbështetur edhe nga milicia shiite libaneze e Hezbollahut. I pranishëm edhe në jug të Irakut ku bashkëpunon me qeverinë shiite të Bagdadit për të ngadalësuar lëvizjet e Shtetit Islamik drejt kryeqytetit iraken.
Vendet e Gjirit
Aleatë të Amerikës, sunitët e fuqishëm do të marrin pjesë në sulmet ajrore kundër bazave të Shteti Islamik dhe janë pro largimit të Assadit dhe kundër çdo lloj bashkëpunimi me Iranin, komb shiit që prej vitesh përfaqëson për arabët një kërcënim për hegjemoninë rajonale, edhe për shkak të programit të tij bërthamor. Marrëveshja e firmosur nga Teherani dhe komuniteti ndërkombëtar e bën akoma edhe më të madh rivalitetin mes këtyre vendeve, pasi ul Iranin në një tavolinë me Perëndimin.
Izraeli
Vend kufitar me Sirinë, ka tentuar gjithmonë të mbajë një pozicion neutral lidhur me fatin e Assad dhe qeverisë së tij. Ka luftuar me Hezbollahun në 2006 dhe është përplasur vazhdimisht me Iranin. Ulja e Rusisë mike në një tavolinë me këta dy armiq të betuar ka komplikuar pozicionin e Izraelit. Kryeministri Benjamin Netanjahu ishte para pak ditësh në Moskë për të evituar incidente në Siri mes ushtrisë ruse dhe asaj izraelite që shpesh ndërhyn në konflikitn në pikën kufitare të Golan.
Italia
Mbështet koalicionin ndërkombëtar anti-ISIS por ndryshe nga Franca që ka nisur bombardimet, kryeministri Matteo Renzi ka thënë që “Italia nuk do të kryejë sulme në Siri dhe Irak. Pozicioni italianëve mbështet idenë se në Siri duhet të përfshihen vetëm palët e interesuara direkt.
Kurdët
Kurdët, qoftë ata në Irak apo në Siri, janë kundërshtarë të paepur të Shtetit Islamik. Luftojnë në terrenpër të ngadalësuar avancimin e xhihadistëve në bashkëpunim me SHBA-në dhe aleatët e tyre. Por afrimi i Turqisë në këtë aleancë ndërkombëtare, armiku i tyre i urryer, ka krijuar një pështjellim te kurdët të cilët janë në dilemë nëse duhet të vijojnë luftimet apo jo.
Turqia dhe Jordania
Vendet kufitare të Sirisë së bashku me Libanin kanë thithur numrin më të madh të refugjatëve siriane. Pas një atentati të 20 korrikut në qytetin turk të Suruc ku u vranë dhjetëra persona, Ankaraja hyri në koalicionin anti-ISIS duke nisur edhe sulme ajrojre dhe duke i lejuar Amerikës përdorimin e bazave ushatarake turke. Edhe Jordania është e angazhuar në luftimin e ISIS dhe ka përfshirë tribu me lidhje familjare jashtë kufijve për luftimin e xhihadistëve./ Përshtati në shqip Amarildo Lumani.
*Il Giornale
Po Greqia me ke eshte me Assadin(?!)
https://www.youtube.com/watch?v=Yg7KuNagYMw
U bashkuan gjithe funderinat e botes kunder asadit dhe me ca duket nese nuk do hane dhe do hane k…
Ky eshte nga ata shembuj ne histori qe e verteta dhe e mira fiton.
greqia esht me rusin sa her qe SHBA bente nderhyrje ajrore ne greqi plasnin grevat tani nuk ndihen fare,DISA ish deputet grek pro rus dje qen duke u rrahur nga ukrahinasit sepse kishin shkuar ne ukrahin per te takuar minoritetin grek qe jeton ne ukrahin,
Jo Mihal se do ishe shqiptar.Emri tend eshte Mahmut idioti.
zraeli e mbron “paqen dhe stabilitetin e saj” të brendshme me gjithë armatimin që e posedon, duke vrarë çdo person që “rrezikon” Izraelin.
SHBA-të në Lindjen e Mesme sjellin paqe me gjithë armatimin që e posedojnë.
Rusia futet t’i ndihmojë kriminelit Bashar al-Assad dhe për ta sjell paqen në rajon, me gjithë armatimin që e posedon.
Pastaj pyesin: Kush e krijoi një grup të tillë terrorist dhe xhihadist? E krijuat ju, me mllefin që ia dhatë arabëve, duke i bombarduar, masakruar, dhunuar dhe vrarë kudo që kapen.
Mllefi dhe urrejtja që e kanë ndaj jush, si pasojë e krimeve që keni në mbar globin por veçanerishte në Lindjen e Mesme, do të formojë edhe 100, 1000, 10000, 1000000, 10000000 grupe të tjera që do bëjnë rezistencë kundër shteteve që e dëshirojnë “paqen” në Lindjen e Mesme me luftë.
Rusia akuzohet për krime lufte në Afganistan.
SHBA-të akuzohen për krime lufte në Jemen, Irak dhe Afganistan, organizata e mercenarëve BlackWater ka paguar dënimin prej 1 miliard dollarëve për krimet e rënda që janë kryer në Irak.
Ai që akuzohet për krime, si ka mundësi ta sjell paqen? Apo, mos vallë, paqja në botë definohet si krim dhe krimi si stabilizim?
…po kur qeveriste vetem assadi pa keta rebelet e stervitur nga USA, a i kishim keto probleme, apo vendosja e ” rendit demokratik” ne Siri justifikon luften e Trete Boterore dhe miljona te vdekur….
mbajeni mend kurdistani eshte loja e madhe qe po behet ne ate rajon .sheri i madh do filloj kur aleatet amerikan sunit do tentojne te futen ne siri.atehere kina rosia do te zbresin per poshte dhe do ta shkaterojne pothuaj trecerekun e turqise ,aty do lind shteti 300000000miljonsh kurdistan
300000000 kurde??????MOS KE SHTUAR NDONJE ZERO MO GABIMISHT????
Perse Amerika si armike e betuar e diktatoreve ,nuk beri Lüfte ne Kube ???? Apo ndoshta se nuk kane nafte.
Usa nuk ben dot lufte ne kube per shkak te traktatit trepalesh usa-brss(sot i perfaqesuar nga rusia ne marreveshjet rusi-usa)-kube.
shqiptare ,
lufta e trete boterore eshte e pashmangeshme !
kurseni ´, kurseni e kurseni ,per femijet tuaj dhe prinderit .
shteti shqiptare eshte nji shtet koqe ,qe nuk njeh asnjiher politikat ne bote ,e punoj per mbrojtjen ,organizimin ,e asaj qe do vije ,
mendoni per femijet tuaj ,nqs per vehte sdoni tja dini ,si rrace trimash qi jeni
Cfar do kursesh ??
Parat nuk kan asnje vler, e sigurt.
Mundesit per Te mbijetuar ne nje luft Te 3-Te botrore Jan shum Te pakta ose hic.
Lufta e 3-Te nuk e di si do behet por e 4-ta me siguri do luftohet me gure e shkopinj.
( Ajnstajni )
Dhe thone qe kryqezatat jane pjese e te kaluares…Djallezia me e madhe e fese (e cdo besimi) eshte qe nuk i dha forme zotit…ne kete menyre “ndjekesit” e zotit i japin atij/asaj njehere formen e antiblasfemise, nje here formen e naftes, njehere formen e allahut, njehere formen e $$ e kushedi sa forma te tjera do i ngjeshin per ta rikonfirmuar shenjtin ne baze te interesave te tyre.
Ndryshe nga koha e Zhan D’Ark, qyteterimi ka avancuar, eshte bere me i vetedijshem, ka mesuar nga gabimet e historise por per fat te keq eshte i destinuar ti perserise ato ne emer te zotave te siperpermendur e nderkohe ata qe jane kundra zotave te mesiperm vazhdojne te vriten…e me e keqja eshte se sot njerezimi e ka fuqine ti jape fund njerezimit.
Nje metafore per njerezimin sot…Nje njeri konfuz, ne depresion, me dhimbje trupi, i pire, i droguar, me kancer…qe eshte ulur me nje arme ne tavoline dhe po lekundet ta beje apo jo…
po shiperia si antare e natos dhe aleate e pare e usa do nderhyje?
Pse nuk e thoni troç që edhe ISIS, e ushqeu e rriti dhe akoma e mban SHBA-ja dhe aleatët e saj…???!!! Pse Assad është diktator dhe sheikët e dinastisë Saud që qeverisin një nga shtetet myslimane më fondamentaliste, Arabinë Saudite, nga ka dalë dhe Bin Landeni, janë “demokratë”…???!!! Apo se ata janë miqtë e Bushëve dhe të gjithë “bushëve” të Amerikës…???!!! Përgjigja është e thjeshtë: Për Amerikën nuk ka “demokrat” dhe “diktator”, por ka vetëm shërbetor politik dhe kundërshtar të interesave të saj dhe asgjë tjetër…!