FOTO/ Veliaj, kafe me të moshuarit në Bashkinë e Tiranës

1 Tetor 2015, 11:32Sociale TEMA
FOTO/ Veliaj, kafe me të moshuarit në Bashkinë e Tiranës

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka nisur ditën e punës duke pirë kafe me pensionistë dhe veteranë. Ai ka zgjedhur diçka origjinale për këtë ditë, duke pritur fillimisht në zyrën e tij një grup përfaqësuesish të pensionistëve dhe të shoqatave të veteranëve, e më pas konsumoi një kafe në ambientet prapa bashkisë.

Ditën e sotme, Bashkia e Tiranës ka siguruar transport falas per të gjithe personat qe kane mbushur moshen e pensionit, ne linjat publike te Tiranes qytet. Nderkaq, shumë lokale në kryeqytet i janë përgjigjur apelit të bashkisë duke ofruar kafe falas për të moshuarit gjatë orëve të para të mëngjesit.

1 komente në “FOTO/ Veliaj, kafe me të moshuarit në Bashkinë e Tiranës”

  1. bledi says:

    Cun kampion .Te pakten nuk shet tangerllik.Modestia eshte dhe ngelet virtyt.Eshte gje e mire kur njeriu e kthen koken mbrapa dhe nuk ndryshon sjellje kur ka pushtet.Respekti per te dobtit eshte vlere e madhe.Bravo Erioni qe te pakten mundohet ti gjeje telat popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje