Britania e Madhe mbështetje Kosovës për MSA-n dhe liberalizimin e vizave

2 Tetor 2015, 13:15Rajoni TEMA

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, ku u diskutua procesi i përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave, si dhe konkludimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, ministri Kuçi takoi Drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Appleby. Të dy palët kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ministri Kuçi vlerësoi mbështetjen e ofruar gjatë takimit në konkludimin sa më të shpejtë të MSA-së dhe sigurimin sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Kuçi po qëndron në Londër me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Uells në Pallatin e Westminster.

Samiti mbledh krerët e drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të drejtësisë të Evropës dhe botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribuues të shquar të drejtësisë në botë./KosovaPress

1 komente në “Britania e Madhe mbështetje Kosovës për MSA-n dhe liberalizimin e vizave”

  1. Transfer says:

    UK qe mban regjim vizash edhe me shqiptaret qe levizin lirshem mbeshtet shqiptaret e tjere per heqjen e vizave shengen….bir o dule ku e ngule!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje