Nëna e fëmijës së Steve Jobs: Ai ishte një monstër, mohoi fëmijën e tij

4 Tetor 2015, 11:02Lifestyle TEMA
Nëna e fëmijës së Steve Jobs: Ai ishte një

Figura ikonike e Apple Steve Jobs adhurohet në gjithë botën për atë që ka sjellë në botë, por nga ana njerëzore ai lë shumë për të dëshiruar, ose të paktën kështu pretendon ish e dashura e tij.

Chrisann Brenaan ishte e lidhur me Jobs në gjimnaz dhe ishte dashuria e tij e parë.

Ata nisën të jetonin bashkë dhe shkonin shumë mirë deri sa Chrisann e njoftoi që priste një fëmijë.

Aty nisi krisja e marrëdhënies së tyre.

Jobs e mohoi që ishte babai i fëmijës megjithëse testi për atësinë doli pozitiv.

“Ai nuk donte të njihte fëmijën e tij. E dija që ishte një njeri i ashpër dhe i obsesionuar pas gjërave, por nuk ma priste mendja se mund të arrinte deri aty sa të mohonte gjakun e tij”, tha Brenna.

Ajo madje flet edhe për ndihmën ekonomike të Jobs.

“Pasi linda fëmijën i vetmi kontakt me Steve ishte çeku që ai dërgonte për ushqimet e fëmijës. Ai na dërgonte një lëmoshë ndërkohë që vetë jetonte si miliarder mes luksit”, rrëfen nëna e fëmijës së Jobs.

Jobs për të mos pranuar atësinë e vajzës Lisa përhapi fjalë e se partnerja e tradhtonte, por me kalimin e viteve ai e pranoi faktin se ishte i ati i vajzës dhe nis të kishte marrëdhënie me të./a.l

Chrisann Brennan

Steve Jobs

7 komente në “Nëna e fëmijës së Steve Jobs: Ai ishte një monstër, mohoi fëmijën e tij”

  1. ironia e radhes says:

    sepse ka shume ngjashmeri me historine e nje politikani shqiptar per shume kohe dyshonte, dhe ne fund e pranoi

    I vetmi ndryshim ky shpiku iPhone kurse ky yni e perdor ate.

  2. Edi says:

    Kush mund te jete ky politikani yne qe i ngjet ketij, s’me vjen ne mendje fare, them se eshte Ver-llapa po prap s’jam i sigurte !

  3. mirel says:

    po mire, ashtu vdiq si qen,, dhe vete me sa mbaj mend ka patur problem me te jatin. Vetem nga fundi I jetes eshte takuar me te

  4. Joli says:

    Nese jobs do kishte mundesine te kthehej qofte dhe nje here mbrapsht do thoshte: harrojeni iphonin, kthehuni te zoti, vetem ai mund tju shpetoje

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    Sikur te kishte me teper “mostra” si Steve Jobs,Bota do te ishte me e bukur…

    1. Korabi says:

      Steve ishte nje tiran mizor, keshtu e drejtonte dhe Apple. Ata qe e kane njohur nga afer tregojne per te..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje