Elvis Gaçaj, objektivi i atentatit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes tek ish-Ekspozita, thotë se nuk i njeh atentatorët.
Sipas tij, Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo duhet të kenë ngatërruar makinën kur kanë qëlluar në drejtim të tij.
Deklarata e Gaçaj bie ndesh me atë të dy të arrestuarve.
Këta të fundit e kanë pranuar krimin, duke thënë se me Gaçaj kishin një konflikt për pazaret e drogës.
Nga atentati i së enjtes mbetën të vdekure Kevin Rugova, që punonte si shpërndarës për Gaçaj dhe e dashura e këtij të fundit, Aurora Oskian.
Vetë Gaçaj mbeti i plagosur në shpatull./a.l
Tere ata qe e njohin kete monster flasin se ishte shume i poshter e problematik. Ai do te shpetoje e te dredhoje te vertetes. Mos i hani nje here te vetme leket nga nje bandit i lindur o gjykatesa. Boll kini dhe pa leket e nje monstre kriminel…
Surrati tend nuk ka nevoje per koment,qofsha i gabuar po dukesh kriminel i lindur.