Ndeshja për Eleminatoret e “Francë 2016” midis Shqipërisë dhe Serbisë është padyshim një sfidë në të gjitha drejtimet. Kjo e thënë në aspektin futbollistik së pari, meqë është një ndeshje e atillë. Por jo vetëm kaq. Po të kapim lojtarët kokë më kokë të të dy kampeve, bie në sy se kundërshtari ynë, Serbia, ka lojtarë që luajnë me disa nga ekipet më të mira në Angli e mbarë Europën. Por a mjafton kjo për të fituar një sfidë? A është tifozëria serbe “lojtar i dymbëdhjetë”? A është përkushtimi i lojtarëve serbë ai i duhuri kur vjen radha për kombëtaren, apo ndoshta paraja në klubet e mëdha dhe ndasia në ekipet vendase mposht ndjenjën për flamurin kombëtar?
Një figurë ndërkombëtarisht e njohur e futbollit, serbi që drejton ekipin e Milanit, Sinisha Mihajloviç është shprehur saktësisht për kombëtaren serbe: “Futbollistëve të kombëtares serbe ju mungon fryma e ekipit”. Serbët si tifozëri kanë një karakteristikë që i dëmton në çdo rast. Ata janë të tillë që kurrë nuk kanë arritur të bëhen bashkë sa i përket kombëtares së tyre dhe është kjo ndoshta dhimbja më e madhë e tyre kur kanë përballë tifozët dhe kombëtaren shqiptare, i cila minimalisht kur bëhet fjalë për përfaqësimin e flamurit janë unanimisht në një mendje, gjithmonë bashkë.
Serbët janë katërcipërisht të përçarë mes vetes dhe asnjëherë (përveçse me Shqipërinë) nuk janë bashkuar kur ka luajtur kombëtarja e tyre përballë një përfaqësuesje tjetër. Arsyesja? Ekipet si Crvena Zvezda dhe Partizani Beogradit janë “armike” dhe tifozët shkojnë deri aty sa nuk bëhen dot bashkë as për kombëtaren e tyre. Rasti i ndeshjes mes tyre pas asaj që ndodhi në Serbi-Shqipëri, ku u dogj sërisht stadiumi i Beogradit, flet qartë. Pra, halli i madh i serbëve gjendet mes tyre, ndërsa kurban i kësaj rrezikohemi të bëhemi ne. Ne jemi e vetmja pikë takimi i pajtimi midis tifozëve serbë të Crvena Zvezdas dhe Partizanit të Beogradit, pasi kundrejt nesh është mllefi që i bashkon. Mllefi se nuk janë bashkë si ne dhe mllefi i nacionalistit të vogël ballkanas.
Është pikërisht kjo të cilës ne duhet t’i ruhemi më së shumti. Gabimi ynë, është kafshatë për ata, të cilët po vijnë me kuzhinier me vete, sikur duan që tani të stisin një pretekst-ushqim, që UEFA të bëjë “sallatë” Shqipërinë. Është
ekzaktësisht kjo arsyeja pse në si tifozë dhe popull duhet të përdorim si DRON në 8 tetor kulturën, mikpritjen, civilizimin europian. Kjo për të treguar se në fund të fundit (Metaforikisht), “nëse një qen të kafshon (siç bënë serbët në Beograd), nuk do të thotë që dhe në ta kafshojmë atë”.
Zgjidhja nuk është kafshimi dhe infektimi me kulturën e barbarisë dhe dhunës, por duke treguar se sa ndryshe jemi dhe se sa europianë jemi. Tregojmë natyrisht se ne jemi bashkë, jo të ndarë, jemi qytetarë europianë që dimë ta ndajmë futbollin nga politika nacionaliste ballkanase e cila duhet të shterojë së qeni fuçi baruti. Ata s’kanë ç’të humbasin, por nëse bëjmë ne gabime, ata na ulin në nivelin e tyre, duke bërë që bashkimi ynë të shkrihet në orekset e atyre dhe identiteti ynë të përzihet si ballkanas jo europianë. Ne sigurisht që nuk e duam këtë. Që nga djemtë heronj të kombëtares kuqezi, trajneri i përkushtuar Giani de Biasi, Federata dhe politika janë të mobilizuar që të përhapin këtë mesazh, i cili në thelb përcjell diferencën e një kulture dhe qytetarie nga një tjetër.
8 tetori nuk është thjeshtë një ndeshje futbolli. Natyrisht nga ana tjetër, nuk mund të lëmë pa thënë se këtë fakt mund ta zhbëjë vetëm një faktor i cili ka në dorë ta kthejë në ndeshje vetëm dhe vetëm futbolli. Ai faktor jemi vetëm ne, që nga tifozi më i zjarrtë deri te më modesti, që nga polici më i thjeshtë, deri te shërbimet informative të cilët duhet të jenë vigjilentë si kurrë më parë. Pra, “topi” është në fushën tonë, ndaj duhet të ruhemi nga “goli” i padëshiruar që mund të pësojmë siç e pësoi kundërshtari ynë në Beograd.
Droni ynë këtë radhë, është të qenurit ndryshe nga ata!
Servilizem….Fallcitet….Bythelepirje….Venje Maskash….Shtirje…..SDI ca te them me shume!
Keni ngel duke u jargavit me “jemi europian” “jemi europsa”!
A e di zotrote qe je Europian?
A ke pare ndeshje mes Gjermanit dhe Anglezit? A jan rrahur para syve te botes? PO!
Ca do te thote kjo? Se s’jan europian?
A ke pa ndeshje mes Polonise dhe Rusise?
Mes Rumanise dhe Hungarise?
Mes Greqise dhe Turqise?
Mes Kroacise dhe Serbise?
Mes Shqiperise dhe Greqise?
Mes Serbise dhe Bosnjes?
Jo …si ke pa i urryer servile!
Eshte EUROPE dhe kjo …..natyrisht s’du rrahje te lojtarve serb nese sju grricet bytha por sdu as SERVILIZMIN pseudoeuroshqipKAR!
te ftohet buzepiidhi shka dhe te injorohet i joti
te injorohen tifozet shqiptar dhe serbet te lihen ne stadium
te ftohen kengtar shkije
Me pak fjale VIKTIMA i zgjat doren e pajtimit VRASESIT dhe VRASESI JA DHJET!
Kjo ndodhi sot dhe mu be qejfi qe buzepidhiii e la kurven brekuqe me shale hapur nderkohe kengtaret i pshurren ne surrat!
Servilet kte meritojne!
sakte fare flogert. por ja qe ke kafshe lart e poshte qe sdine c thone. serb jane keta qe flasin si qorra
Drejtoju flogertit jo mu …mos mu var si sperm ne maj t’[email protected] …OK ropsh??
ti je i teri sic thua// Mjafton te te lexosh sa pertoke je/ meshire per ty
Ik mor kar te qifsha motren.
Vec kkkk mund ja hash mootres time!
mbasi u dhjene ,tani filluan autokritiken dhe dyfyresine sunite………….
Ta kam thene edhe here tjeter mor bir! Shqiptaret me kot te urrejne. Ate qe ben ti per ti bere bashke, nuk ka njeri ne bote qe ta bej dot. Edhe pse sic te kam thene me pare jot eme te ka genjyer ne lidhje me mua, ti thelle thelle vetem mire i ben ketij vendi. Te fala sat eme nga ai qe e do vete ajo.
Shuplaka me e madhe qe mund ti japim serbeve esht kualifikimi per ne Euro. Ta bejme atmosferen si lufte por mos te bejme budalleqe qe te denohemi. mjafton me 3 pikshin.
Shume sakte! Fitore, dhe gjithe te tjerat jane budallalleqe.
Mire mer mire, po largqoft na fut petllen serbi ec e maji robt masnej. kultura tregohet kur humbet ne fushe tate me ekipin qe ke inot me shume, se kur fito e dim qe jemi te gjithe kulturum.
Bravo keshtu duhet te jemi te gjithe si shqiptare, te matur dhe te edukuar.