Zbardhet e vërteta/ Vuçiç e anuloi vizitën për në Elbasan sot, në minutën e fundit

8 Tetor 2015, 18:43Rajoni TEMA

Kryeministri serb sot duhet të ishte në Elbasan Arena, sipas gjithë komunikimeve që ai ka pasur me zyrën e kryeministrit Rama.

Madje për vizitën e tij ishte përgatitur gjithçka, por kryeministri serb e ka anuluar vizitën në çastin e fundit.

Burime të rezervuara për Temën bëjnë me dije se Vuçiç ka lajmëruar sot në orën 17:30 se nuk do të vinte në ndeshjen mes Serbisë dhe  Shqipërinë.

Sipas burimeve ishte parashikuar që ai do të mbërrinte në Tiranë në orën 18:00 me avion të posaçëm dhe ishin marrë të gjitha masat.

Po ashtu mësohet se Vuçiç nuk ka dhënë arsye për anulimin e vizitës, por më herët kishte shkruar në një letër për arsyet e mosardhjes së tij në Shqipëri.

Siç duket, Vuçiç nuk ka mundur dot të dalë dot mbi nacionalizmin dhe presionin publik në Serbi dhe  ka preferuar të mos t’i hipi avionit për Shqipëri në çastin e fundit./j.h

 

6 komente në “Zbardhet e vërteta/ Vuçiç e anuloi vizitën për në Elbasan sot, në minutën e fundit”

  1. Vizioner says:

    Vari lesht.
    Me Vucic, pa Vucic, Serbet do humbin

  2. Agency says:

    Kush eshte e verteta e anullimit te vizites se Vucic ne Elbasan???
    Nje vrime ne UJE!!!
    Titulli tjeter dhge lajmi tjeter!!!
    Mos merrni rrogtare qe nuk dine te bejne lajme!!!

  3. veterani says:

    VUU..CICI ….VU..CICI..NA PLASI CICI

  4. Arkidi says:

    Armiqet nuke duhet te jene te perjeteshem… Nepermes bashkpunimit jane zhvilluar popujt. Deshiroj te fitoj ai qe e meriton. Good luck Albania.

  5. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

    Arrdhja Vuvicit ne Shqiperi do te acaronte shqiptaret me keq, prandaj Vuvic beri mire qe nuk errdhi sepse nuk kemi kohe te merremi me nje kryeminister te pabese.

  6. tr says:

    Katasrof gazetar !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje