Shqipëria e fitoi “ndeshjen” e saj

9 Tetor 2015, 09:08Sport TEMA

Rreth orës 03:00 të së premtes kombëtarja serbe e futbollit është larguar nga aeroporti i Rinasit për në Serbi.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë shoqërimit të autobusit, nga “Elbasan Arena” deri në aeroportin e Rinasit, nuk ka pasur asnjë incident.

Mësohet se para se të largoheshin në drejtim të Rinasit, ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç dhe Shefi Sigurisë së Federatës Serbe, ish-gjeneral i Policisë Serbe, Milivoj Mirkov, kanë zhvilluar një takim falenderimi me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato. Në këtë takim, Zariç ka falenderuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për masat perfekte.

I befasuar nga masat e Policisë Shqiptare. Plan masash dhe organizim e zbatim perfekt. Kam qenë në shumë vende, por masa të tilla nuk kam parë. Faleminderit për angazhimin tuaj personal mbrëmjen e djeshme të incidentit me autobusin, por masat e marra nga policia e bënë atë incident të izoluar e pa pasoja”, mësohet t’i ketë thënë shefi Sigurisë së Federatës Serbe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, Çako i është drejtuar zotit Milivoj Mirkov:

Unë e fitova ndeshjen time si polici. Si shqiptar keqardhje që humbëm. Angazhim e seriozitet i punonjësve të policisë për 48 orë rresht, mirënjohje e falenderim për ta. Falenderim edhe për tifozët për qytetarinë që treguan në shkallët e “Elbasan Arena”-s, por dhe jashtë tij. Bashkëpunuam me të gjitha agjecitë e zbatimit të ligjit. Punuam një muaj rresht për ta përmbyllur me sukses”.

Pas gjithë asaj zhurme nga mediat dhe autoritetet serbe, Shqipëria tregoi se është një tjetër gjë në krahësim me Serbinë.

Dhe, duke parë ato që ndodhën në Beograd dhe çfarë nuk ndodhi në Elbasan, mund të them ipse jo me krenari, se Shqipëria e fitoi ndeshjen e saj, atë më të rëndësishmen.

 

7 komente në “Shqipëria e fitoi “ndeshjen” e saj”

  1. tani says:

    te dhier por krenar .

  2. Sala ne burg says:

    Civilizimi shqiptar ne humbjen e ndeshjes dhe kalimin pa incidente dhe sportivitet treguan ndryshimin madhor ne syte e atyre qe e pane ose duan ta shohin se ku qendron civilizimi shqiptar dhe ku ai serb.
    ose me mire si nata me diten dhe jam i sigurte qe per politikanet serbe kjo ishte nje goditje nga prapa kokes dhe nje mbyllje goje se idiotet na lodhen me ato provokacijat idiote..
    Serbe civilizimi eshte nje proces i gjate.ju uroj ta kaloni sa me shpejt kete transacion dhe pa shume dhimbje.

  3. shpatar says:

    Po shume e vertet .Kur vlersohen kuadrot e afte dhe profesjonista cdo gje arrihet .Kishja shume besim se Policia jone se do ta kryente me shume profesjonalizem kete sfide per garantimin e ketij evenimenti sportiv. Bravo djemve te uniformave blu .

  4. Arkidi says:

    Pa lexuar artikullim per mungese kohe, shqiperia fitoi nje mut, tani hapuni bythesh me lajme. Hajde shendet vazhdojme me problemet qe na prokupojne aktualish. Psh. Ardian Fullani vjedhe 7 miljard lek dhe del i pagajshem… Ish qeveria e Sali Berishes nuk burgoset me urdher te Tik Llalles.

  5. rony says:

    Shume e rendesishme eshte te sillemi si njerez dhe si qytetare te kohes, por dicka nuk shkon ne kete llogjiken tone, kur sillemi jo aq si njerez dhe e verteta eshte qe nuk kemi bere ndonje zullum te madh, sic thote edhe fjala me shume kemi zhurme se qeder. Kur sillemi disi me qytetare po ne kete rast humbim nje ndeshje qe ka shume dimensione per ne si Shqiptare jo vetet te Shqiperise, prape themi se humbem ndeshjen po fituam ate tjetre.

    O popull ca gjera jane edhe gri edhe jeshile edhe edhe bezhe ne ngjyra por ca te tjera jane vecse me dy ngjyra , o e bardhe o e zeze,,,pra ne kete rast o dalim me rezultat pozitiv se jemi ne fushe tone, jemi paraqitur me mire disi ne kete kompeticion se kundershtari, kemi nje objektiv qe jemi shume afer kualifikimit qe se ka kundershtari ose..e zeza,,, skemi hic bythe qe te nxjerrim nje ndeshje te mire, qe per mua edhe pse nuk jam ndonje specialist futbolli edhe pse kam luajtur dikur ne klubin partizani, mund ta them, qe ai idioti italian qe gjoja po na krekoset edhe si shqiptar …de biazi. dua te them,, ishte nje deshtim total ne kete ndeshje, dhe sigurisht i dyti ne kete deshtim ishte edhe ky tjetri, Canaj qe se morrem vesh a ishte lojtar ne fushe apo ai gazetashitsi qe shpernad gazeta ne rere ne plazh, e keshtu me rradhe,,,por sdua te zgjatem tek ko pike. Cfare dua te shtoj eshte qe kur avjoni bie per faj te pilotit, asnje ne toke nuk thote, ore ishte rob zoti ai piloti,, shume i dashur dhe shume i sjedhshem gjithmone por te gjithe me ze apo pa ze do ulerasin,, a shkerr**ata… na morri ne qafe njerezit.

    Pra ti leme keto pallavra jo fitoj, rregulli jo fitoj tifozi shqiptar i edukuar hahah hahaha hahaha,, ore do kete edhe zhurme ne stadiume se per ate mblidhen tifozet,, por do kete edhe rremuje ndonjehere,,se sbesoj se tifozet angleze kur dalin nga stadjumi te shurosur se i ka humbur ekipi,, thone,,, it is ok,, all is good… u shqepem ne gola por u sollem mire si cuna mami, hehe,,, pallavra… ne humbem se keshtu jemi,,,,me kellqe te ngordhura qe kurre se perfundojme garen me sukses dhe pike !!!

  6. Alb says:

    Pse kishte tifoz ne stadium?!Te kollarisur nga qeveria zejne vendet per mos bere tifo?!Tifozet ishin ngado vetem ne stadium jo,as zerin nuk u degjohej .shihni videon e kroacise me serbet per te shmangur golin merr te kuq lojtari.

  7. Durrsi says:

    Per te pare nje ndeshje duhet me u kontrolluar 5 here?kemi shtet e me pas polici me qytetaret e vet keshtu thyerje e te drejtave te njeriut live.Urdher nga Tito …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje