E përditshmja serbe “Vecernje Novosti” ka publikuar një artikull ku thuhet se në draftin e platformës për kapitullin 35, për anëtarësimin e Serbisë në BE, kusht është që Serbia duhet të heq dorë nga të gjitha elementet e shtetësisë në Kosovë.
Megjithatë, sipas gjetjeve të gazetës beogradase, edhe pse Serbia nuk do të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës, një kurth tjetër që po përgatitet është që shteti serb të përcaktojë kufijtë shtetëror me Kosovën, që do të thotë se Serbia duhet të heq dorë nga Kosova si njësi territoriale e saj, transmeton Indeksonline.
Sipas të përditshmes serbe, versioni aktual i dokumentit, që deri tash është ruajtur në kabinetin e komisionarit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, dhe është bërë me udhëzimet e shteteve të Kuintit, vet kryeministri serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur “të tmerrshëm”, që në një masë të madhe kopjon marrëveshjen midis dy Gjermanive, dy shtete tërësisht të pavarura që e njohën njëra-tjetrën në mënyrë reciproke.
Sipas Komisionit Evropian, Serbia është duke kërkuar mënyrë për t’u pajtuar me çdo gjë, që nga neni 14 i Marrëveshjes së Brukselit, i cili qartëson se “të dyja palët duhet të angazhohen që të mos e bllokojnë njëra-tjetrën, apo inkurajojnë të tjerët që të bllokojnë integrimin evropian të ndonjërës prej palëve.”
Mbi këto baza, Beogradi pajtohet që Kosova të anëtarësohet në organizatat rajonale ndërkombëtare.
Kryetari i Kombeve të Bashkuara nuk është deklaruar ende, por është anëtarësimi në UNESCO, Këshilli i Evropës, UEFA për të cilat duhet të flas ai. Gjithashtu, sipas burimeve të gazetës brenda Brukselit, në platformën e kapitullit 35 janë të përfshira të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me Kosovën, për energjinë, shkollat, institucionet shëndetësore dhe funksionimin e ndërmarrjeve serbe, siç janë “Posta e Serbisë”, dhe “Banka Komerciale”.
Sipas gazetës serbe, kurthi që po i ngritet Serbisë është rregullimi i çështjeve kufitare, që do të thotë se Serbia duhet të heq dorë nga “provinca jugore”, e cila përbën 15 për qind të territorit serb.
Ndërkaq, në pikën 49, sipas “Vecernje Novosti”, në dokumentin preliminar rregullohet që “Universiteti i Mitrovicës veriore hyn brenda sistemit arsimor të Kosovës, spitalet dhe objektet shëndetësore në veri janë nën kapuçin e Prishtinës, si dhe kompanitë dhe bankat serbe do të funksionojnë në pajtim me ligjet e Kosovës.”
Shikojeni dhe mendojeni me gjakftohtesi ,se si levizet ‘guret e shahut’para disa ditesh !
Sporti ishte nji karrem per serbet,dmth ,ndeshja u shit ne shkembim te Njohjes se Kosoves !
Europa ,i kushtezoj Edi Rames , te garantonte nji fitore te sigurt per serbet te pakten 1= 0 ,ose 2=1,,,,dhe ngeli ne 2=0 per serbet !
Opinioni serb i qeshur i gezuar deri ne ekstaze per fitoren e ‘korrur’,ka hapesire tashme te jape pa tendenca ,ok per shume gjera, kerkohet drejteperdrejte [njohja e Kosoves ]!
Ky eshte Edi Rama ,nji koordinator strateg per Shqiperine dhe shqiptaret !
E pse nuk mbytesh gjëkundi o DETAR?
po te kisha cervelin tend….nuk do ta diskutoja fare mbytjen…..
[email protected]
pamvarsisht ketije version qi thua ti, p.m. Rama eshte nje bulldozer ne politik.
Detar,ja ke futur ca kot,me duket.Mundet qe Rama te kete kerkuar organizim perfekt te ndeshjes (jo dhune ,etj)per te mos acaruar serbet dhe ngritur urretjen e popullit serb.Pra te ofroje nje lloj butesie, nje ambient te pranueshem ne marredheniet serbo-shqiptare.Keshtu ja ben me te lehte Europes dhe Qeverise serbe per te ndjekur keshillat e BE
Por qe te kete shitur ndeshjen ja ke futur kot dhe ke shkuar shuume larg.
mbase ,Taulant !
por u genjeva nga kjo……………………………..
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=329281
Mosssss detar !!!Nga cili det te erdhen keto fantazi idiotesh ?????
nga deti i sat’eme !!!