Në mes të tensioneve dhe sigurisë së lartë përpara ndeshjes së futbollit me Serbinë në Elbasan, Ministria e Arsimit të mërkurën mirëpriti 50 studentë serbë, koordinatorët e tyre dhe ministrin serb të arsimit, Srdjan Verbiç.
Mikpritësit e festës ishin 50 studentë shqiptarë, koordinatorët vendas dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe zv. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku.
Qindra policë rrethuan të gjithë zonën rreth Qendrës Rinore të Tiranës të mërkurën në mbrëmje për të ruajtur sigurinë. Grupi i koordinatorëve shqiptarë po inspektonte me kujdes punët po ashtu, për të siguruar që media apo të jashtmit të mos shkatërronin festën.
Çdo herë që ndonjë student serb largohej nga holli për një bisedë të shkurtër apo një cigare, ata e ndiqnin dhe i mbanin nën mbikëqyrje.
Milica Jankoviç, një studente e artit pamor në Beograd, i tha BIRN se ajo ishte entuziaste për pjesëmarrjen me bashkëmoshatarët e saj shqiptarë, megjithë sigurinë e rëndë. “Nuk e kam problem, është në rregull. Ç’ka është e rëndësishme është që të argëtohemi dhe të ndihemi të sigurt,” tha ajo.
Ivan Djuriç, nga Iniciativa për Rininë me bazë në Beograd, që është koordinator për studentët serb, tha për BIRN se gjithë kjo siguri nuk ishte e pëlqyeshme.
“Të shohësh që i gjithë qyteti duhet të bllokohet që ne të vijmë këtu të sigurt nga aeroporti në qendër nuk më bën të ndihem rehat,” tha ai.
Por masat e forta të sigurisë nuk e kanë shuar dëshirën e studentëve serbë për të eksploruar qytetin.
Tamara Skobo, një studente e gazetarisë nga Universiteti i Beogradit, tha për BIRN se ajo do të preferonte të endej nëpër Tiranë në vend që të merrte pjesë në ndeshjen në Elbasan.
“Nuk jam një fanse e madhe e futbollit. Supozoj se nëse fiton Shqipëria do të bëhet një festë e madhe, ndaj shpresoj që të fitojë Shqipëria, që edhe ne të festojmë,” tha ajo, duke i bërë serbët e tjerë rreth saj të qeshin.
Katër studente serbe në grup studiojnë gjuhën shqipe në Universitetin e Beogradit.
“Vendosa të studioj shqipen sepse rashë në dashuri me mënyrën si tingëllon gjuha juaj. Kënga e këngëtares shqiptare Olta Boka në konkursin e Eurovizionit 2008 “Zemrën e lamë peng”, më mbeti në mendje për një kohë të gjatë,” tha Milena Bera për BIRN.
Mikesha e saj, Natalija Nikoliç tha se ajo vendosi të studiojë shqipen si një mënyrë për të lidhur më mirë njerëzit në rajon. Për të, kjo është vizita e tretë në Tiranë.
Grupi i studentëve serbë e kaloi natën e parë të qëndrimit në Tiranë në shtëpitë e kolegëve të tyre shqiptarë.
Organizatorët menduan se do të ishte një mënyrë shumë e mirë për të lidhur miqtë e saponjohur.
Valentina Murati, nëna e Rigers Muratit, një studenti shqiptar për arkitekturë, tha se ajo ndihej entuziaste që po mirëpriste dy studentë serbë.
“Kur djali na pyeti për të pritur bashkëmoshatarët e tij serbë ne thamë: ‘Përse jo’? tha ajo.
“Një nga djemtë tanë po studion në Londër dhe si një nënë unë e kuptoj sa e rëndësishme është të ndihesh i mirëpritur jashtë shtetit,” shtoi ajo.
Pengu i vetëm i Valentinës është koha e shkurtër që studentët serbë kanë për të qëndruar në shtëpinë e saj. “Dua t’i bëj ata të provojnë më shumë ushqime tradicionale shqiptare”, tha ajo.
Studentët serbë të shoqëruar nga bashkëmoshatarët shqiptarë do të drejtohen të enjten në mbrëmje në Elbasan ku do të jenë të vetmit tifozë në stadium në mbështetje të skuadrës serbe.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë mbeten të brishta pas tensioneve në ndeshjen e futbollit të një viti më parë në Beograd.
Shpresojme qe ky gjeneracione ,te rritet pa ate urrejtjen patetike te ushqyer nder vite.Une personalishte nuk kame asnje urrejteje ndaje serbeve ,dhe si krahasoje kurre me turqit dhe arabet shqipefoles.
Jetojme ne Evrope dhe kemi plot te njohur serbe, nuk them miq po te njohur. Vetem neper medie na kujtojne se keta individe na qekan armiq!! Te gjithe e dime historine tone, po perse duhet valle qe çdo serb ta bejme pergjegjes per politiken e tyre, politike qe dhe vete ata e shajne , dhe aq me teper per shekuj me pare kur ata vet skan qene ne kete bote!!
Problemet i pjellin politikanet, politikat e keqija dhe jo populli i thjeshte. Kane thuajse te njetat tradita, kulture e zakone si ne.
dakord 100%
agostin
A e dine te SHPISE qe je budall???
po c’merresh me tradhtare bythelepirsa !!!!
Kemi ngel pak o Leonard …pak ne Shqiperi e shume pak ne Kosove !!!
Shqiptar TE VERTET e kam fjalen , se per berlloge shqipfolsa kemi me shumice !!!
Propozoj tja bojm si Arbneshet dikur …..drejt Kroacise dhe Adios e dashtun Arbni !!!!
Serbet, shqiptaret, maqedonasit, ruset, bullgaret , rumunet, dhe gjithe europa lindore nga niveli i kultures dhe e adukates jane pak a shume njesoj pastaj vijne indianet, kinezet, turqit arabet dhe afrikanet.
Meri ne shtepi meqenese nuk paske asnje lloj urrejtje!
E ka fajin Platinia, e ka gruan serbe. Beqirat tane, patritet e leshit vetem nje gabim bene, qe nuk shkuan te faleshin te xhamija e te madhrishmit sulltan Sulejmanit. Koqevaret te pakten e bene detyren. Edhe ballisti po ashtu.
Pse mos festojne. Na e futen kollodokun dy here, tani po na bejne edhe cicin ne koke.
@agustin, nëse ju nuk i urreni serbët mos shpreso që ata nuk ju urren juve orë palaço.
Paramendoni që pas shumë orëve dhunës qnjerzore ti vrasin babë e vëllezër para syve dhe të detyrojnë që ti shikosh dhe për FAJI I VETËM ËSHTË QË JE SHQIPTAR dhe 100% të serbëve qëndrojnë prapa këtyre vrasjeve.
Për atë arsye që ne shqiptarët nuk urrejmë vrasësin e popullit t’vet jemi këtu që jemi, me shumë ka respekt në botë një qen se një shqiptar.
Me dhimbet koha që përpiqem të shpjegoj diçka orë AGUSTINO i qelbur.
idiotet nuk arrin te kuptojne se as evrop kurva nuk e do nje popull/komb qe nuk ka rrespekt per veten e tij.
Shqiptaret shohin endrra me sy hapur, kujtohen vetem atehere kur ua kane futur deri ne gryke !
kto cikat serbe duken tipa t qytetnume.
kurse atje mbrapa esht nji shqiptar,gumgs,kokshtyp,lekurzeshket,si majmun.
dhe rri duarkryq kapadai..
foto flet vet
Eh, Shqiperia gjithnje veteposhterohet sepse nuk e njeh dinjitetin
Festoni festoni shkavella …keni ardh ke ORTOQENT vllaho-jevg !!!!
Po mos harroni se matane Drines asht nji vend qe e thrrasin HRVATSKA !!!
Shqiptart e VERTET me at vend kan me u ba sa te jet jeta e kurre krye skeni per te ngrit !!!!
o njerz luft nuk ka ber vetem serbia por edhe shtet tjera si e dashura gjermani o amerika etj cfar fajit kane keta te rinje ne qofte se e kuptoni edhe une i kisha pritur sic presi vendet te tjera cte keqe ka mos beni komente te kota ne qofte se jeni prind edhe juve lereni patriotizmin se patriotat e vertet kan vdekur me kohe