Shqiptarë e serbë përleshen pas ndeshjes, policia përdor plumba gome për t'i qetësuar

9 Tetor 2015, 13:56Rajoni TEMA
Shqiptarë e serbë përleshen pas ndeshjes, policia përdor

Ndeshja Shqipëri-Serbi përfundoi me humbje të shqiptarëve por me një përshtypje të mirë që la sjellja e tyre pa eksese, e cila në fund u mor si ngushëllim për humbjen.

Por, kështu nuk ishte edhe në Zyrih! 2000 kilometra larg nga Elbasani, një grup tifozësh shqiptarë u ballafaquan me grupin tjetër kundërshtar, të tifozëve serbë. Ky ballafaqim përfundoi me grushte, hedhje gurësh e shishesh ndërsa së paku një person (një polic) u lëndua.

Sherri u ndez pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes që u bë në disa lokale në Oerlikon të Zyrihut . Tifozët nga të dyja kampet e kanë ndjekur me shumë interes dhe me emocione ndeshjen, shkruan policia në një komunikatë për medie të lëshuar të premten. Madje edhe gjatë ndeshjes kanë ndodhur provokime para lokaleve ku bëhej transmetimi.

Provokimet dhe konfliktet në mes të tifozëve kulmuan pas përfundimit të ndeshjes kështu që u desh ndërhyrja e fuqishme e policisë së qytetit të Zyrihut, shkruan 20minuten.ch dhe transmeton albinfo.ch. Madje kur policia provonte t`i ndante rivalët nga njëri tjetri, ata në disa raste treguan agresivitet edhe ndaj policisë. Disa prej tyre, me fytyra të maskuara kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të policëve. Në fund policia u detyrua të përdorte edhe plumba gome dhe gaz lotsjellës për t`i qetësuar kampet “ndërluftuese”.

Por pas një qetësimi të shkurtër situata eskaloi sërish , duke u bartur në rrugë tjera të afërme. Atje, një pjesë e tifozëve huliganë goditën me shqelma veturat e parkuara që ishin të stolisura me flamuj kombëtarë të skuadrës kundërshtare. Vetëm rreth orës 12.30 pas mesnate policia ka mundur të vendosë përfundimisht qetësinë, përcjell albinfo.ch. Por nga e gjithë kjo një polic që kishte marrë lëndime nga gjuajtja me gurë u desh të trajtohej në mënyrë ambulatore në spital.

9 komente në “Shqiptarë e serbë përleshen pas ndeshjes, policia përdor plumba gome për t’i qetësuar”

  1. Argita_B says:

    Huligane ka ne te gjitha vendet e botes, fatqeksisht shfrytezojne raste te tilla per te sjprehur dhunen qe i karakterizon!

    1. Pelasgian says:

      uaaaaaaa p..dhpalamja ….zbulove nji univers paralele!!!!

      Komplimente …ke fitu Kaaarin tim si statuje te mbare universeve!

      1. Gregor says:

        Cfare pate mor klluf? Si te erdhi qe shan sa per te treguar qe edhe filloren ta kane dhene me mik. Trap Luzi. Nuk eshte Argita e Saliut or kungull. Ka zgjedhur nje nick per t’u tallur.
        Idiot noterik qe nuk duhesh lejuar neper komente.
        Nuk besoj te jesh Pelasgiani i vertete sepse nuk kam pare koment kaq te ulet me pare nga komentuesi Pelasgian.
        C’na gjeti gjeti me Internetin neper telefona. Kush t’a ka blere ate dreq telefoni? Me moshen mendore qe ke ti te ben dem Interneti.

        1. Argita_B says:

          Perse harxhon kohen per ti shpjeguar dikujt qe eshte pro huliganeve!! Nese motra e tij apo nena do te gjendej ne ato momente prane incidenteve dhe do te ishte dhunuar do te ishte interesante se pro kujt do ishte.

        2. Pip says:

          Ha ha ha .Prandaj duhet te quhet Gelasian.Nga gëlasa e pules.Duket qe eshte ordiner,shofer kamioni pa fillore….ha ha ha

  2. alex says:

    po nuk na thate kush fitoi, se me harxhuat 5 min kot.

  3. xha Jaho says:

    Provokacia …

  4. artan says:

    Talibancat e Kosoves dhe koketrashet e Serbise…. I tregojne botes se c’jane.

  5. Lymi says:

    Ore po fjala “eskaloi” qe perdor gazetari nga cfare gjuhe vjen se nuk po e kuptoj. U shkatarrua shqipja e shkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje