Mesila Doda: "Zajednica" çështje delikate, dhuna është e papranueshme

11 Tetor 2015, 14:01Rajoni TEMA

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Mesila Doda, dhe njëherësh kryetare e Aleancës së Grave Deputete, në një intervistë për KosovaPress flet për situatën më të fundit në Parlamentin e Kosovës.

Ajo e mbështet opozitën e Kosovës për kauzën që ajo ngre lidhur me projektin e “Zajednicës” dhe marrëveshjet e tjera që lidhen me kufijtë territorialë, por sigurisht që nuk pajtohet me mjetet dhe format e dhunës që ata kanë zgjedhur për të kundërshtuar këto marrëveshje në Parlament.

Doda, e cila së fundmi ka vendosur të largohet nga PD dhe të bashkohet me PDIU-në (partia çame), kritikon si Qeverinë e Kosovës, ashtu dhe atë të Shqipërisë për mungesën e vizionit dhe të vullnetit për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Ajo gjithashtu nuk është dakord që çështje kaq delikate dhe të rëndësishme, siç është “Zajednica” ku vihet në pikëpyetje territori i vendit, t’i lihen në dorë ndërkombëtarëve dhe përgjigja e qeverive tona të jetë; është kërkesë e tyre.

Ndaj projekti i “Zajednicës” duhet parë me një kujdes të jashtëzakonshëm ndaj dhe mënyra se si ne i trajtojmë ndërkombëtarët si gjysmë-zotër do të duhet që të ndryshojë, në të dyja anët e kufirit. Nga ana tjetër janë disa mjete, disa mënyra që unë nuk i kam ndarë, por unë nuk besoj në dhunën ndaj institucioneve, në dhunën ndaj kolegut. Ajo që ndodhi ditën e enjte megjithëse u kalua pa shumë vëmendje, pasi ishim të gjithë të fokusuar në patriotizmin e brendshëm futbollistik, gjë që në fakt është pak e vështirë të ekzistojë por ja që ne shqiptarët arrijmë ta krijojmë edhe këtë si kategori sepse unë besoj se loja duhet të jetë lojë ndërsapatriotizmi tashmë duhet të marrë forma të reja dhe ngjyrime të reja, patrioztimi modern duhet që mbi të gjitha të flas për zhvillim, përjashton në të gjitha rastet mjete të tilla që kanë të bëjnë jo vetëm me dhunën por siç dihet dhe rasti i fundit dhe dëmtimi i disa kolegeve tona, siç ishte dërgimi në qendrat shëndetësore i Flora Brovinës dhe Blerta Deliut”, tha Mesila Doda lidhur me situatën e fundit në Parlamentin e Kosovës.

Nga ana tjetër, ajo thekson se qeveria shqiptare e cila deri më tani nuk është shprehur në asnjë deklaratë lidhur me këtë projekt “Zajednicën”, do të duhet ta bëjë me patjetër, dhe të shpreh qëndrimin e saj. Madje për këtë thotë ajo është menduar t’i dërgohet zyrtarisht një kërkesë Ministrisë së Jashtme Shqiptare, nga një grup deputetësh.

Unë mendoj që do të duhet të reagojë, në fakt do mund ti kërkojmë edhe me shkrim ministrit të Jashtëm që të shprehet për këtë çështje dhe të japi pa dyshim opsionin e qeverisë shqiptare lidhur me këtë problematikë të re që po shfaqet. Dhe jo thjesht, siç kemi dëgjuar shumë shpesh të thuhen fjali të tilla si: na e kanë kërkuar ndërkombëtarët. Edhe kjo më ngjan si puna e atyre golave që futen pas minutës së 90-të. Kemi fituar luftën ndërkohë nuk po dimë të bëjmë paqe. Ne e kemi detyrim ta ndërtojmë paqen ashtu siç duhet dhe jo të shkojmë të ndajmë territore, apo të krijojmë tendenca për të ndarë te rritore më vonë, kjo vetëm do ta dobësonte shtetin e ri të Kosovës”, tha Mesila Doda.

Me tej zonja Doda thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet që të jenë bashkë, dhe ky bashkim nënkupton shkrirjen apo bërjen të pavlefshëm të kufijve aktualë. Ajo shton se ne shqiptarët nuk duhet të kemi frikë që ti themi të vërtetat ashtu si i duam, dhe të ruajmë jo vetëm tërësinë tonë territoriale por edhe dëshirën tonë për bashkim

6 komente në “Mesila Doda: “Zajednica” çështje delikate, dhuna është e papranueshme”

  1. Babai i vertete i Dardanit says:

    Mesila Palma

  2. Te bashkuar says:

    Ju lumte goja dhe me jete te gjate Zonja Doda.

  3. tr says:

    Oh Mesila me 100 flamur , Je femer pa asnje ideal, pervec karieres ,hop ketu e hop atje asgje nuk i sherben ketij vendi . Kush merret me kete putane.

  4. Po ckeni me Mesilen mer popll vagabond,
    qi ju arncin arrat e Palmes kaptins ,
    pasi Mesila ta ket tund fort trungun e Pallmes .
    Per kte rast ,mbase thot te verteten bjondja simpatike .

  5. brrisha... says:

    ju rancin koks koqet e Palmes Mesiles ,
    komunista kurvar

  6. . says:

    po palmat jane rritur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje