Nga Fatmira Nikolli
Mona Ajlani është sot 60 vjeçe. Në kokë mban një shami të bardhë, poshtë së cilës qëndrojnë dy sy të ftohtë, të akullt, të ujtë, bojëqiell të pastër.
Me një palë pantallona e xhaketë të zezë që i mbulojnë trupin, ajo ka lënë Damaskun e shkrumbuar nga bombardimet, ka kaluar nëpër Libi, mandej në Turqi derisa ka shkelur tokën shqiptare, falë një vize 90-ditore që iu dha nga ambasada shqiptare në Egjipt, mbasi një banor i Vorës paraqiti për të një garanci.
I ka ende të freskëta kujtimet e luftës, shtëpinë e bombarduar në një zonë të kthyer ushtarake, imazhet e fundit të së motrës që u nda nga jeta, rrugët e shkreta, qytetin fantazmë që kontrollohet nga policia e shtëpinë nga e cila e nxorën me përdhunë vetëm me rrobat e trupit.
Atje, veç varreve të babait, nënës, motrës e tezes, nuk e pret asgjë. Kur të gjithë sirianët e tjerë lanë vendin e u nisën drejt Gjermanisë, Mona Ajlani udhëtoi drejt Tiranës.
“Jam gjysmë shqiptare. Ime më ishte Merushe Konica, vajza e Mehmet Konicës. Vendosa të vij këtu pasi flas shqip dhe ndjehem shqiptare. Nuk do ndihesha askund njësoj”, rrëfen ajo për “Gazeta Shqiptare”.
Në çantën që mban në krah ka disa dokumente të vulosura nga Ministria e Jashtme siriane, siç është çertifikata familjare. Për të marrë ato vula i është dashur të udhëtojë mes ‘raketave’ që çanin qiellin, por pa to, dokumentet nuk do të kishin vlerë.
“Që të vija në Shqipëri, duheshin dokumentet. I kam marrë me vështirësi, por duhej t’i merrja. Atje nuk mund të rrija më: nuk kam as shtëpi e as njeri. Shtëpia ku jetoja unë është bombarduar. Për një muaj kam fjetur ku kam mundur, derisa erdha këtu”.
Gishtërinjtë e gjatë shtrëngojnë fort çantën, ndërsa gjatë rrëfimit të kalvarit të saj, shpesh bojëqiellja zbehet kur sytë i rrëmbushen me lot. Tri vite më parë, në Shqipëri erdhi Randa, kushërira e saj që pasi mori nënshtetësinë shqiptare, jeton në Kosovë. Atëkohë, Mona priti të ikte e motra e sëmurë. Tri vite më pas, ajo është e vetme, në Tiranën që e njohu në vitin 1994. Pasardhëse e Konicës dhe e Toptanëve(e ëma Edibe Zavalani Konica), Mona rikthehet për të jetuar pjesën tjetër të jetës duke i kërkuar shtetit shqiptar nënshtetësinë, nëse ky shtet, do të mund të gjejë vend, për ata, shqiptarët e harruar të Sirisë.
Kur Mehmet Konica vdiq në Itali, e shoqja, Edibja me dy vajzat: Merushen dhe Lavdien, kishin mbetur në Tiranë, madje regjimi i kish dënuar me vdekje. Atëkohë, anglezët bënë një marrëveshje me Enver Hoxhën, marrëveshje nga e cila, tri femrave të familjes Konica iu shpëtohej jeta. Sipas kësaj ujdie, Enver Hoxha binte dakord që Edibja, Merushja dhe Lavdie Konica të shkonin në Itali, me kusht që nipi i Enver Hoxhës, që vuante nga një sëmundje e rëndë, të merrej për kurim nga Italia me helikopter.
Për këtë marrëveshje biseda është bërë me Koçi Xoxen, por për interesat e Enver Hoxhës. Xoxe dhe anglezët kanë bërë bisedime, nga të cilat përfitonte familja e Mehmet Konicës dhe nipi i Enver Hoxhës(histori e rërfyuer nga familja e M.Konicës). Ndërkohë që Edibe (Zavalani) Konica(mbesë e Toptanasve) me të bijat ndodhej në Itali, Ahmet Zogu takon presidentin sirian Shukri Kuvetli dhe i kërkon të strehojë në Siri familjen e Konicës dhe kështu u bë. 70 vite më vonë, mbesat e Mehmet Konicës janë rikthyer ne atdhe, duke kërkuar që atdheu ti pranojë, në tokën që dikur e lanë për shkak të komunizmit. Ikën prej këtej për t’i shpëtuar vdekjes dhe rikthehen po për ti shpëtuar vdekjes.
Mona ku keni jetuar deri tani?
Kam jetuar në Siri, në Damask. Kam qenë në të njëjtin qytet me Randën. Kam lindur aty, jam shkolluar dhe jam rritur aty. Kam kaluar gjithë jetën në Damask.
Si ka qenë jeta juaj atje prej tri vitesh kur ka shpërthyer lufta?
Jeta ka qenë shumë e vështirë. Në çdo sekond jetonim me frikën se mund të binte raketa. Pas shtëpisë sime ranë dy të tilla, ne shpëtuam, por u dogjën dy taksi. Gjithsesi, kishim shumë frikë për jetën. Lufta atje vazhdon dhe bëhet gjithnjë e më e ashpër.
Ku bëhet lufta, në qytetet e mëdha?
Më shumë në periferi. Po unë jetoja në periferi të Damaskut.
Pse qëndruat deri tani?
Kisha motrën të sëmurë, në koma. Ajo vdiq para 8 muajsh. Prej asaj dite, unë nuk kisha më pse rrija atje dhe vendosa të iki.
A patët vështirësi për të hyrë në Shqipëri?
Luan Shehu, një mik i familjes sime nga Vora, më dërgoi garanci dhe një deklaratë që më pret. Dërgova pasaportën në ambasadën shqiptare në Egjipt dhe meqë kisha një garanci, më lejuan të vija me vizë 90-ditore.
Pse nuk lejohet ardhja në Shqipëri?
E di që ka probleme, ndaj kërkova vizë përmes garancisë. E dërgova në ambasadën shqiptare me postë dhe ma kthyen po me postë.
Çfarë rruge bëtë për të ardhur?
Ika nga Siria në Liban, nga Libani në Stamboll dhe më pas në Tiranë.
Çfarë kërkoni nga shteti shqiptar?
Dua leje qëndrimi që të rri në Shqipëri, dua nënshtetësinë shqiptare. Nëna ime dhe e Randës (Konicës) ishin motra. Unë nuk kam marrë leje qëndrimi, unë kam marrë vizë si turiste. Nëse kalojnë tre muaj, çfarë do të bëhet me mua? Duhet të iki? Po ku të iki nëse dëbohem nga Shqipëria?
Shtëpia juaj në Siri është djegur?
Po, se jetoja në periferi. Ajo u bombardua. Gjithsesi, tani atje në zonën ku ishte shtëpia ime, është zonë ushtarake, nuk hyn dot më.
Si e ke mësuar shqipen që e flet në gjuhë letrare?
Në shtëpi, me gjyshen, me nënën e me tezen. Banonim bashkë e kemi folur shqip. Kam lindur më 1954-ën dhe kam jetuar me gjyshen gjatë. Në shtëpi flisnim shqip, jo arabisht. Edhe tezja fliste shqip. Edibe ka pasur dy vajza kur iku nga Shqipëria, që në atë kohë ishin rreth 25 vjeçe. Të dyja ikën nga Shqipëria të rritura e flisnin mirë shqipen dhe e mbanim mend, ndaj në shtëpi ne flisnim shqip. Pasi vdiq nëna dhe u sëmur motra, atëherë e flisja më pak se nuk kisha me kë. Fqinjët tanë sirianë e mësuan shqipen nga ne.
Sa shqiptarë ka në Siri nga brezi i ikur rreth viteve 1900?
Ka nga ata që kanë shkuar atë kohë. Pastaj ishte një kohë kur mbreti Zog dha urdhër të hiqen perçet, ato që nuk donin t’i hiqnin, ikën në Siri.
Si quhen shqiptarët e Sirisë atje?
Arnautë. Ka shumë të tillë, është pothuaj një lagje me 1000 a më shumë shqiptarë.
Janë akoma në Siri apo kanë ikur?
Disa kanë ikur e disa janë ende atje.
Shqiptarët atje me se merren, me se jetojnë?
Punë të ndryshme kanë bërë. Asnjë nuk merret me politikë.
Pra, nuk janë të përfshirë as në luftime?
Jo. Aspak.
Njihen si shqiptarë ata?
Varet nga njerëzit. Disa nuk njihen si shqiptarë, sepse nuk e tregonin origjinën. Nuk donin që të njiheshin si të ardhur në Siri, jo se kishin probleme, por kështu ishin.
Po familja juaj?
Ah, për ne e gjithë bota e dinte se ishim shqiptarë. Nuk e di pse nuk donin, por kur erdhi mbreti, nuk donin as ta shihnin./GSH
Zoti te ndihmoft moj nene!Po dhe qeverija shqipetare te mendoj per kete plake e te mos ta lej ne mes te rruges,se eshte gjyna!
Nuk eshte dhe ne nje moshe te thyer ne buze te varrit qe te quhet plake! Eshte nje meso-grua 60 vjecare!
C’fare duhet te themi kanditates demokrate per ne Shtepine e Bardhe Klinton, plake se eshte 68 vjece???!!!
Natyrisht kjo zonje nuk erdhi per meshire ne Tirane sepse mund te shkonte edhe ne nje vend europian per te kerkuar azil qe mund te perfitonte asistenca qe jane trefishi i pages mesatare ne Shqiperi, por ajo zgodhi Shqiperine sepse ndihet dhe eshte shqiptare.
Eshte detyre dhe detyrim i shtetit shqiptar per ti dhene kesaj zonje ne menyre te pershpejtuar shtetesine shqiptare!
Lidhja e saj me Shqiperine qenka e qarte dhe e dokumentuar. Rrjedhimisht mund te aplikoje per shtetesi. Mundet edhe te kerkoje azil qe i takon me konventat nderkombetare. Sidoçofte askush nuk mund ta deboj.
cojeni ne Turkye,pasi ne po luftojme si te ndjekim edhe ata sunite qe kane xanun Arvania-n e nuk duam me sorra arabe………….yyyyyshtttttttttttt!
Ne Turqi duhet te shkojne ata qe erdhen nga atje me 1923.
Robt ku ti kesh , cope Muti.
Nuk te vjen pak gjynah per njrezit qe po shpetojne vllezerit e tu Rus? Sa i pa cipe.
Ti moj Moter ke Ardhur ne Memedheun tend,dhe je e Mirseardhur, Shqiperia eshte e Jotja ,dhe nese dikush do te pengoj Qendrimin tend , te jap Fjalen se do cohemi dhe do ta Djegim ate te gjalle Cilidoqofte,
Qeveria duhet ti japi patjeter Pashaprten Shqipetare jo vetem kesaj por edhe niperve e mbesave qe ka.
Po po dhe kushurinjve dhe komshinjve mundesisht dhe bashkfshatarve.
WELCOME HOME MOTHER
Absolutisht ne menyre te menjehershme presidenti ta pajise me nenshtetesi dhe pasaporte….qofsh jetegjate zonje e nderuar.
Ska ligj qe ja mohon nenshtetsine shqiptare
Sepse ka pasaporte shqiptare lloj lloj halldupi dhe jo mbesa e konices
miresevjen ne gulashin shqiptar
o djema ajo vetem te kerkoj tokat eveta qe i kane lene, ne qofte seja kane lene hajdutet.
Hajdutet the !!! Ti Mendon se stergjushrit e saj toptant kan qen me Te ndershe ???
As me shume e as me pak se greket qe stergjyshit tjeter Konices bene po te njejten gje i vodhen tokat
RRESPEKT TE MADHE PER KETE ZONJE MBESA E TE MADHIT KONICES TA TREGOJME VETEN SE BEJME PER ATE QE PUNUAN PER KETE KOMBE DHE KURRE NUK U PAGUAN NUK MJAFTOJNE FOTOGRAFIT E KETYRE BURRAVE POR RRESPEKTE ME KUPTIMIN E PLOTE TE FJALES DUHET TI LUTEMI NE QE TE MARRE PASHAPORTE SHQIPTARE POR ME SHUME TI JEPET NDIHME MONETARE .
ne Shqipetaret e dime fare mire se c´eshte Shperngulja nga Lufta,prandaj i urojme mireseardhjen ne Token e te pareve te saj Mbeses se te Madhit @konica…jeni e Mirepritur ne c´do Sofer Shqipetare…lol
qenka pune e ngaterruar edhe mbesa te Toptanajve, le ti kerkojne Fevziut strehim se ai eshte edhe pronari i tokave te Skerdilaj Konomit. Hajde kriminele, hajde si strehoheni ne shtepine bordello te Tiranes kurve!
Ka nje origjine (Konica)qe nuk mund ti mohoet shtetesia.
KJO NENE ESHTE SHQIPTARE. NDIHMOJENI TE MARRE NENSHTETESINE. PO KERKON ATE QE I TAKON. MIRE SE KE MBERRITUR NE ATDHE.
SHQIPERI ai te ka dhjer DHE STE DESHI ASNJEHER.
Eshte mire qe kjo grua te ndihmohet sepse rrjedh nga nje familje me tradita. Por jane te teperta e te pa moralshme pordhet e gazetareve qe shkruajne e pergojojne te gjale e te vdekur. Ndoshta kjo grua e ndershme si di fare keto qyfyret tona qe çdo gje duam ta lidhim me politike.
ne nuk jemi perfekt, por ama ne kesi rastesh urgjentisht te japim cfare mundemi dhe per fatkeqet qe i zuri lufta dhe u shkaterroi jeten, edhe ne Shqiperi eshte fillim i mbare dhe me shprese gjerat do te shkojne edhe me mire.
welcome home Mona. Shqiperia eshte vendi jot