Historia/ Shqiptari mashtron vejushën 60-vjeçare zvicerane për t’i marrë 500 mijë franga

14 Tetor 2015, 10:09Rajoni TEMA

Aq shumë ia kishte fituar zemrën gruas mbi 60 vjeçe, sa që ajo i kishte  besuar gjithçka. Rreth gjysmë milioni franga “më të lehtë” e ka parë veten vejusha e dashuruar  pasi i ka dalë “pija”. Miku i saj i ri, një kosovar 38 vjeç, pa leje qëndrimi në Zvicër, ia ka marrë të gjitha paratë që ajo kishte nga shitja e një shtëpie.

“Unë nuk di çfarë ka bërë ai me ato para por unë nuk shpresoj më se do të shoh asnjë cent nga ato”, ka thënë të hënën zvicerania para trupit gjykues në Gjykatën penale të Lozanës, raporton albinfo.ch.

Kur janë njohur, S. (inicial i kosovarit) e ka pikasur menjëherë dobësinë e saj, prandaj është treguar i dashur e miqësor, duke e lajkatuar deri sa ajo është dashuruar me të. Pastaj ai i tha se donte të bashkëjetonin me të. I ka mjaftuar një vit që të marrë nga ajo gjysmë milioni frangat e shtëpisë së shitur.

Para gjyqit i akuzuari vetëm qeshte dhe mohonte gjithçka, shkruan “20minuten.ch”.  Sipas tij, ai i kishte premtuar zonjës se do t’ia kthente asaj me këste gjithë shumën e parave. Por paratë i kishte shpenzuar pasi kishte pasur shumë probleme për të zgjidhur, transmeton albinfo.ch. Kështu, veç tjerash ai duhej të paguante punëtorët e tij (edhe pse vetë qëndronte në të zezë në Zvicër, rezulton se kishte një firmë private këtu!). pastaj shkurorëzimi nga gruaja i kishte kushtuar shumë dhe veç tjerash ishte dashur të paguante edhe për operacionin e nënës.

Të gjitha këto mbase mund të pinin ujë, sikur të mos zbulohej se vejusha që e kishte paditur nuk kishte qenë viktima e vetme e S.  Ai, duke e pasqyruar realitetin me shtremberime, e kishte bindur më parë edhe një pensionist që t`i jepte 60 mijë franga. Sigurisht, ai e ka mohuar gjithë këtë para trupit gjyqësor, shkruan 20minuten.ch  dhe përcjell albinbfdo.ch.

Më tutje atë e ngarkojnë edhe me shantazhimin që i ka bërë një bashkëkombësi të tij që po priste të dëbohej nga Zvicra, të cilit i ka marrë 10 mijë franga.

Veç të gjitha këtyre, S. kishte edhe një precedencë penale: në vitin 2003 ai ishte dënuar me 9 vjet burg për një tentim të vrasjes dhe pastaj ishte liruar me kusht.

Procesi gjyqësor në gjykatën e Lozanës është duke vazhduar.

17 komente në “Historia/ Shqiptari mashtron vejushën 60-vjeçare zvicerane për t’i marrë 500 mijë franga”

  1. Gjon Leka says:

    Ç’janë këto lajme që në plan të parë nxjerrin kriminelët, mashtruesit e amoralët? Këtij i duhet hequr shtetêsia e mohuar kombësia. T’i jepet pasaportë krimineli!

    1. shqip says:

      Shtetësine e ka të Kosovës, kombësia nuk mohoet.

      1. Dervish Malluta says:

        Po nona jote sa vjet ka?

        1. tfgs1 says:

          Malluta,si spiegohet qe perhere soi yt sunit nxjerre vec kriminele,jihadiste,hajdute,beqire,dylbere e mashtruesa…..!

          1. Dervish Malluta says:

            Hi Toukopordhos, ka kohe qe me humbe, a ishe ne Armenia per t´i
            vizitu vellaznit tu? Kom ndigju qe atje kishte shume greq te ashtuquajtun Pontos-Grkljanos, a mos je edhe ti nji nga ata qe humbe rruge e erdhe ne Shqiperí? Nejse ne ia futem Armenise 3-0, fort u gezova, po ti?

            1. tfgs1 says:

              mos e dridh bithen,por pergjigju pyetjes sime….

              1. Dervish Malluta says:

                Mire Bythophagos, me vjene keq, por sonte s´du me ta fute, tash ik pirdhu, shko te Pelasgu, ok?

  2. Hanxhiu says:

    Bravo, silleni këtu, ta bëjmë hero…(???!!!)

    1. Arberia says:

      Pse mos te ejme hero ata te Agimit te Arte me mire, qe therrasin “vdekje shqiptareve”…

    2. Eh mer Hanxhi alias Kol Cari, te vjen era bythe Janulle edhe ne internet o derezi.

  3. Dervish Malluta says:

    Eeeeeeeeeeepo, dashuria ska kufij , plaka e ka
    fajin, donte ‘djal’ t’ri

    1. E vertete says:

      Nje here ia ka dhene me deshire sa e kishte ne shtrat,por tani…Po ky nga Shqiperia,para dy ditesh qe vrau gruan se nuk i dha lek per Alkohol c’fare eshte kjo or lol?.Ka me qindra raste kur rebelet rondokop te Shqiperise londineze abuzojne prinderit e tyre,i dergojne ne azyl ose i vrasin.Lexoni gazetat dhe do bindeni.Ky mafioz mashtrues nuk eshte kosovare,ka me miera rebel dhe kriminel te Shqiperise qe pas ikjes nga vendi diktatorial,jane paraqitur, falso, si kosovar,per te marre me lehte azylin.Ka me dhjetera krime qe keta rebel bejne ne Angli e gjetiu,duke nderruar shtetesine e tyre.

  4. Suferina says:

    Bravo. Doli edhe nje kosovar i zgjuar. Duhej shenuar edhe demri i tij qe ta shpallim hero te kurverise.

    1. Shpellari says:

      I shkreti, burri i vejushes punoj gjithe jeten per me maru shpine dhe masanej vdiq, s´kaloj shume kohe dhe vejusha u dashuru ne nji kosovar dhe shiti shpine, kosovari i tha: “mein Schatz” ami qato pare se kom nji hall, mbas nji kohe t´i ketheje tembas, vejusha i thote: po “mein Schatz” merri te gjitha, se paret s´kane rondesi sa qi ka dashnia: Le qi i mori paret, po kosovarin e mori fryma (stuhia) me gjithe pare dhe iku!

  5. CARI says:

    Plake kurvice,do car pa para.

  6. komunisti parizien says:

    te lirohet ballisti menjehere dhe te dergohet me kontigjentet kriminale shqiptare ne evrope. keta jane krenaria e popullit tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje