Pak ditë më parë, një serbo-amerikan i shkroi kandidatit demokrat për president Bernie Sanders duke i kërkuar të shprehte kqardhje për votën e tij në favor të ndërhyrjes në Kosovë në 1999. Sot, gjatë debatit, Sanders përkundrazi e përmendi votën e tij si një nga vendimet pozitive të jetës së tij.
Kjo nuk është hera e parë që serbët përpiqen të kapin kandidatë presidencialë që janë nga e majta dhe që konkurrojnë kundër Hillary Clinton dhe të përpiqen t’i shtyjnë të marrin qendrime të painformuara mirë kundër ndërhyrjes ushtarake të SHBA dhe NATO-s në Kosovë.
E kanë bërë këtë edhe me presidentin e sotëm Barack Obama. Nëse ju kujtohet deklarata e parë e Obama-s si senator, në fillim të fushatës për serbët, i cilësonte ata si një “komb krenar” që ka vuajtur gjatë historisë, një rezultat i komunitetit serb në Illinois. Mirëpo, ai shpejt e ndryshoi pozicionin e tij.
Në këtë rast të fundit, serbo-amerikani në fjalë i shkroi senatorit veteran: “Sebator Sanders, Unë jam një donator dhe mbështetës i kandidimit tuaj si president. A do të pranonit ta rimendoni dhe të shprehni keqardhje për votën që keni dhënë në atë kohë në favor të ndërhyrjes në Kosovë?”
Duke parë këtë mesazh të mbështetur nga më shumë se një mijë serbë në rrjetet sociale, vendosa t’i shkruaj edhe unë Senatorit Sanders, duke nënvizuar që serbët të cilë ende dënojnë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë janë ata që nuk duan ta kuptojnë sesi ai bombardim nuk shpëtoi vetëm shqiptarët e Kosovës, por shpëtoi edhe vetë Serbinë nga turpi i një Srebrenice të dytë si dhe krijoi kushtet për rrëzimin e diktatorit Millosheviç dhe hapjen e rrugës për demokraci në vend.
Sonte, në debatin e parë presidencial të kandidatëve demokratë, senatori Sanders që njihet si kritikues i angazhimeve ushtarake të Amerikës në botë, u pyet nëse imagjinon dot ndonjë rast kur është e drejtë që të përdoret ushtria amerikane.
“Unë votova në favor të ndalimit të spastrimit etnik në Kosovë”, tha ai”, votova në favor të ndërhyrjes në Afganistan për të ndëshkuar Ben Ladenin.”
Duke paraqitur votën për Kosovën si një nga provat pozitive të gjykimit të tij të balancuar kur vjen puna për çështjet ushtarake dhe të sigurisë në atdhe dhe në botë, Senatori Sanders shuajti shpresat e serbëve të Amerikës për të keqinformuar dhe keqpërdorur këtë kandidat presidencial.
Nuk ka rëndësi nëse Sanders mund të zgjidhet apo jo. Sigurisht do të ketë gjithnjë politikanë, zyrtarë e diplomatë amerikanë e të tjerë që mund të ndikohen nga propaganda serbe, por historia nuk mund të rishkruhet dhe shqiptarët e njerëzit që dinë të vërtetën do të gjejnë mënyrën për ta vënë në vend atë./ Illyria
Serbe greke = qeniet me te poshtra ne planet, pas gjarprit
Mooooos!!!! Mbas nje nate te tmerrshme, duke pare endrra me Erdogan, Gayreeket e Temes do kene mundesin te shijojne manall amerikan.