Mirë se vini në Facebook, vendi i gënjeshtrave!

17 Tetor 2015, 12:39Hi-Tech TEMA

Jeta e miqve tuaj mund të duket më e bukur se e juaja në Facebook, megjithatë, mos u mërzisni, pasi është thjesht një mashtrim.

Një studim i kryer nga kompania HTC tregon se dy e treta e përdoruesve të rrjeteve sociale postojnë foto tek profilet tyre për t’u dukur të bukur tek të tjerët apo për të “shitur mend”. Për më tepër, 75% e tyre pranojnë se i gjykojnë miqtë e tyre në bazë të asaj çfarë shohin në profilet e tyre në Instagram, Snapchat ose Facebook.

Në studimin e kryer nga kompania HTC janë përfshirë 4004 persona të moshave nga 16 vjeç deri në 54 vjeç në Britani, Spanjë, Francë dhe Itali. Nga 1000 britanikë që morën pjesë në studim, 52% e tyre kanë pranuar se postojnë foto apo video në Facebook vetëm për të bërë xheloz miqtë ose të afërmit.

“Meqë fotot shpërndahen në çast, ne duam të marrim vesh menjëherë se çfarë kanë veshur miqtë, ose çfarë kanë blerë personat e famshëm,” shprehet psikologu Jo Hemmings.

2 komente në “Mirë se vini në Facebook, vendi i gënjeshtrave!”

  1. alex says:

    i vetmi test qe ma mbush mendjen dhe per mendimin tim eshte teper i sakte, jo si ai i ngjyres se flokeve te femrave, kush ben me shume seks.

  2. bato says:

    Edhe ketu ne Shqiperi, te gjithe e dime qe ne fcb shumica hedhin foto te rinise, ose ato ku duken me bukur,( femrat kur jane me botox dhe te rregulluera me fotoshop), ndonje dreke apo darke ne lokale luksoze apo ne plazhe dhe synimi ehte po i njejte; te duken me te plotesuar, me te lumtur se c’jane ne te vertete. Per mendimi tim nuk bejne keq. Te pakten te dukemi te lumtur qe te rrisim sadopak moralin e rene per toke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje