Ndikimi i heshtur i krizës greke

17 Tetor 2015, 10:33Rajoni TEMA

Kur vëmendja është përqendruar në tregun e brendshëm e luftën ndaj informalitetit, efektet e krizës greke vazhdojnë të gërryejnë ekonominë tonë. Fasoni pothuajse është shuar, transporti është më shumë se përgjysmuar, depozitat nuk u rritën. Në kahun e zhvillimeve pozitive janë zgjerimi i eksporteve tona në Greqi dhe rritja e investimeve të huaja greke në Shqipëri.

Ndërsa ekonomia shqiptare është përfshirë në betejën kundër informalitetit, vëmendja nga efekti negativ i ekonomisë së sëmurë fqinje, Greqisë, u shua. Qeveria, politika, deri tek ekspertët e fushës, po shpenzojnë shumë energji në debatin nëse plaga e brendshme kundër informalitetit po merr kurën e duhur. Ndërkohë, infektimi nga Greqia mbeti në dorë të fatit.

Më saktë, këta muaj u lanë vetëm sipërmarrjet që bashkëpunojnë me tregun grek, si shoqëritë e transportit, fabrikat e fasonit, kompanitë tregtare e, mbi të gjitha, emigrantët e kthyer.

Sipërmarrësit shqiptarë, të pyetur në ditët kur u mbyllën bankat greke, thonë se pak ose asgjë nuk ka ndryshuar nga ato ditë të vështira. Albana Vrapi, një prej drejtuesve të shoqërisë ‘AlbaTrans’, konfirmon se numri i të punësuarve në shoqëri u reduktua për shkak të krizës greke, ndërsa problemi i përditshëm i rrugëve Shqipëri-Greqi vazhdon të jetë pamundësia për të transportuar udhëtarët në Greqi. Me zhvillimet e fundit, kompanitë greke, kanë fituar ekskluzivitetin e transportit atje, ndaj agjensive tona të transportit u duhet të bashkëpunojnë me partnerët e tyre grekë.

Shoqata e Prodhuesve të Veshjeve, nga ana tjetër, bën të ditur se fabrikat e fasonit, pothuajse të gjitha në Jug të vendit, ose kanë mbyllur tërësisht aktivitetin ose e kanë përgjysmuar atë, duke mbijetuar me porosi nga tregje të reja. Por, në fakt, qepja e veshjeve dhe këpucëve për llogari të klientëve grekë është një biznes që u tret si qiri, duke filluar prej vitit 2009 kur dha shenjat e para.

Krizën greke, shumë ekonomistë shqiptarë nuk e panë tërësisht negative në fillim të vitit, pasi vlerësonin se do të rriteshin depozitat nga emigrantët, do të ktheheshin emigrantë që e morën një zanat në Greqi dhe do të mund të rritej më lehtë eksporti ynë në tregun helen.

Le t’i marrim me radhë. Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, depozitat në sistemin bankar shënuan rritje të fortë me rreth 6 miliardë lekë në muajin gusht. Ato arritën në 974 miliardë lekë. Por, ndryshe nga vitet e kaluara, kur në gusht ka pasur rritje të kursimeve të depozituara nga individët, për shkak të prurjeve të emigrantëve, këtë herë, shtimi i depozitave nuk ka ardhur nga individët.

Rritja e depozitave në gusht erdhi në pjesën më të madhe nga shtimi i depozitave të transferueshme në valutë, me rreth 8.1 miliardë lekë. Edhe në lekë, e njëjta kategori është rritur me 3.1 miliardë lekë. Depozitat me afat të individëve vijuan rënien, si në lekë ashtu dhe në valutë, një tendencë që po vijon prej disa muajsh.

Pra, një prej pritshmërive optimiste, në fakt u rendit në kahun e efekteve negative të krizës greke.

Nëse flasim për atë që i druheshim, tërheqjes së depozitave, ndodhi ndonëse nuk mori përmasa shqetësuese. Në korrik, sistemi vuajti dhe një rrjedhje të depozitave, kryesisht në valutë, nga paniku i përhapur i një dalje të mundshme të Greqisë nga euro. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në korrik, depozitat me afat të individëve (në lekë dhe valutë) ranë me 8.4 miliardë lekë, tkurrja më e fortë në tre vitet e fundit.

Ulja e depozitave nga individët i ka bërë të prekshme pasojat e krizës greke, ku jetojnë e punojnë pjesa më e madhe e emigrantëve në Shqipëri. Një përgjigje të tërthortë për këtë e japin agjencitë e udhëtimeve. Sipërmarrësit thonë se ka rënë në mënyrë të theksuar udhëtimi i tyre. “Nëse një emigrant vinte tre herë në vit, këtë vit ka ardhur një herë ose nuk ka bërë asnjë udhëtim”, thotë një prej drejtuesve të Shoqatës së Transportit Ndërkombëtar në Tiranë. Përfaqësuesit e shoqatës thonë se, nëse bëhet një krahasim me fillimin e krizës, pra rreth gjashtë vite më parë, xhiro e kompanive të transportit me Greqinë ka rënë dhjetë herë.

Për sa i përket kthimit të punëtorëve me një zanat, vitet e fundit kanë treguar se emigrantët që kthehen hapin mobilieri, dyqan veshjesh, fast-food, parukeri, duke sjellë një standard më të lartë shërbimi krahasuar me vendasit. Por shoqatat e biznesit, thonë se emigrantët që kthehen janë pjesë e atyre që duan të hapin një biznes, por që janë stepur nga masat që po merren së fundi nga qeveria. Dyshimet e tyre për një aktivitet privat shtohen me reduktimin e kursimeve të tyre ndër vite.

Shoqatat e biznesit kërkojnë që institucionet të kenë në vëmendje ndikimin e krizës greke e të marrin masa në përgjigje të saj. Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë kanë pranuar se ekonomia jonë do të jetë 0.25% më pak nga rritja e parashikuar vetëm për shkak të krizës greke, por përfaqësuesit e biznesit paralajmërojnë se efekti do të jetë më i lartë, nëse nuk merren hapa për të zbutur ndikimet në ekonominë tonë.

Po me tregtinë çfarë ndodh?!

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, eksportet tona drejt Greqisë u rritën vetëm 3.4% në periudhën janar-gusht të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është një prirje pozitive krahasuar me totalin e eksporteve, të cilat ranë pothuajse në këto nivele, por pesha e tregut grek në eksporte mbetet e ulët. Këtë vit, vetëm 3.6% të vlerës së mallrave të nxjerra jashtë kanë përfunduar në Greqi.

Gjithsesi, deficiti tregtar me Greqinë u përmirësua, për shkak të uljes së importeve me 17% në këtë periudhë krahasuar me 8-mujorin e 2014-s.

Sipas të dhënave të tregtisë, deri në fund importuam nga fqinji jugor pak më shumë se 29 miliardë lekë mallra, ndërsa për periudhën janar-gusht 2014, importet ishin mbi 35 miliardë lekë.

Investimet, fitojnë grekët dhe shqiptarët

Në fillimet e krizës greke, konferenca të mëdha të sipërmarrësve grekë po zhvilloheshin në Tiranë. Prirja ishte për të investuar në Shqipëri, një vend me dinamikën që po i mungonte Greqisë. Ndonëse tashmë nuk jemi edhe aq dinamikë (rritja e pritshme ekonomike më pak se 3% këtë vit), sërish mbetemi më mirë se një vend në recesion si Greqia.

Të dhënat e fundit tregojnë se sipërmarrjet greke shohin më shumë mundësi në Shqipëri. Sipas Bankës së Shqipërisë, Greqia ka stokun më të madh të investimeve të huaja në vendin tonë. Gjatë 2014-s, vlera e këtij stoku ishte 1.16 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 7% krahasuar me një vit më parë. Sektori që mban peshën kryesore në këto investime është telekomunikacioni (AMC dhe Vodafone figurojnë si kompani me kapital grek). Sektorë të tjerë janë industria përpunuese, me 44 milionë euro stok investimesh, tregtia me shumicë, pasuritë e patundshme etj.

Pas saj, Kanadaja vijon të jetë shteti i dytë më i madh për sa i përket stokut të investimeve të huaja të realizuara në Shqipëri, me 775 milionë euro. Megjithatë, në 2014-n, ky stok ka shënuar rënie prej 5.3%. Kontribuuesi më i madh në investimet kanadeze është Bankers Petroleum, i përqendruar në industrinë nxjerrëse.

Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i vendit, sidomos eksporteve, është investitori i tretë më i madh, me 526 milionë euro, rritje 3.5% në 2014-n. Këtu rolin kryesor e luan industria përpunuese (tekstile e këpucë), me 122 milionë euro; ndërtimi 22 milionë euro; pasuritë e patundshme janë rritur nga 50 në 60 milionë euro./Monitor

6 komente në “Ndikimi i heshtur i krizës greke”

  1. Klimax says:

    Ky flamur do te ishte nje realitet qe ne fundin e viteve 1800 ne qoftese feudalet shqiptare do ti bashkoheshin nismes se Ismail Qemalit per vazhdimesine e revolucionit greko-shqiptar per pavaresi kundra Perandorise Osmane dhe krijimin e nje konfederate te fuqishme greko-shqiptare.
    Fatkeqesisht ndodhi e kunderta. Turmat me qylafe e poture ne emer te Allahut i sherbyen Perandorise deri ne fundin e saj ne trojet ballkanike dhe jo vetem kaq, por vazhduan te luftojne per mbrojtjen e saj deri ne ditet e fundit te saj ne Stamboll.

    1. Loni says:

      Mire ke more zotni, por ce do qe Greqia, qe me te parin kryeminister te saj (Janis Koletis) e deshi Shqiperine deri ne Shkumbin per vete dhe jo per t’iu kundervene Turqise. Mos harro gjithashtu qe, gjate pushtimit osman, kisha greke ishte kundershtare me e eger e gjuhes shqipe se sa vete pushtuesit turq. Dy kombe nuk lejoheshin, ne ate periudhe, te flisnin dhe shkruanin gjuhen e tyre: shqipteret dhe kurdet. Sikurse e tregoi koha, me pas, Turqia i deshi tokat kurde per vete, ndersa kisha greke deshi qe Shqiperia te kthehen ne Greqi, nga Arta ne Shkumbin.

      A mund te me thote kush se cila nga te dyja (Turqia apo kisha greke) ishte me e eger, ne raport me gjuhen shqipe?

      1. tfgs1. says:

        Peder sunit,faktet historike jane kokforta pasi ishin plehrat turkoshqipfolese qe kerkuan bashkimin dhe kujdesin e Athines:

        ΑΙΤΗΣΗ ΕΝΩΣΕΩΣ ΤΗΣ ΚΑΤΩ ΑΛΒΑΝΙΑΣ ΜΕ ΤΗΝ ΕΛΛΑΔΑ
        [Kerkese e bashkimit te alvanias se poshtme[jugu] me Greqine]

        Η παρακάτω επιστολή του 1847 εστάλη στην Ελληνική(;) κυβέρνηση μεταφέροντας την αγωνία των ηγετών της κάτω Αλβανίας γιά το μέλλον της φυλής τους. Σαν μόνη βιώσιμη λύση επέλεξαν την ένωση με την Ελλάδα. Και με την υπόσχεση ότι και οι άλλοι Αλβανοί θα πεισθούν από αυτούς να ενωθούν αργότερα. Φυσικά ποτέ οι Αλβανοί δεν θεώρησαν την θρησκευτική διαφοροποίηση κριτήριο φυλετικού διαχωρισμού. Δηλαδή ποτέ δεν είχαν διαφοροποιηθή εθνικά από τους Έλληνες. Κάτι που οι Έλληνες ακόμη και σήμερα δεν μπορούν να αντιληφθούν και συνειδητοποιήσουν. Έτσι, με το ζόρι, είμαστε “Έθνος ανάδελφον”. Εξ’ άλλου αν είχε επιτευχθή αυτή η ένωσις, δεν θα υπήρχε το βορειο-ηπειρωτικό. Και τότε τι θα κάναμε χωρίς βαρβάρους;Η επιστολή παρατίθεται αυτούσια με την πρωτότυπη ορθογραφία και σύνταξη.

        “Εκλαμπρότατοι Πρόεδροι και Πρόκριτοι εις τας Αθήνας των χωμάτων Ελλάδος, ο του Μεγαλ. Όθων ο Βασιλεύς της Ελλάδος αδελφικώς ασπαζόμεθα και σας ειδοποιούμεν. Οι προφερόμενοι τον ασπασμόν φέρομεν το παράπονόν μας εδαφιαίως επειδή και εμείναμεν παν πτωχός λαός οι κάτωθεν καζιάδες επικράτειαι στον ξηρόν και πετρώδη τόπον, χωρίς καμμίαν επιστήμην, αλλά οπλοφόροι, αφού η Κωνσταντινούπολις εξουσιάσθη από τους προτητερινούς Σουλτάνους έως σήμερον εφερθήκαμεν υποτεταγμένοι εις τας προσταγάς των αφεντοτόπων Βεζιράδων, Πασσάδων, Καμεκάμιδων, εις Μουσελιμάδων, 33 Σουλτάνους σχεδόν 400 χρόνους εχήσαμεν το αίμα μας εις κάθε αιχμαλωσίαν, όπου τους είχον σταθή, όμως όποιος δεν αγαπάγει Βασιλεία, αλλ’ ούτε Θεότι αγαπάγει, τα προτητερινά ουσούλια μας έλλειψαν και μας έβαλαν νέα όπου δεν υποφέρονται στους τόπους μας, μας έβαλαν δωδεκάδα εις κάθε καζάν μας και έκριναν χατηρικώς και αδίκως όχι διά ριζιάν Θεού και του προφήτου μας αλλά ζιώρλεν και δυναστικώς ως εντόπιοι και όχι να κρίνουν όλοι οι Βασιλείς του Ευρωπ. διά τούτο εγίναμεν αποστάται εις τον Βασιλέα μας όπου τον είχαμε Βεκύλην και Πατέραν των όλων ημάς Μουσουλμάνων και επαρεπονεύθημεν τόσες και τόσες με αμάν και με δάκρυά μας και δεν μας έδειναν διάστημα, αλλ’ ούτε χαρτσουάλι ήγουν αναφοράν, μην ευσπλαχνίζωνταν η Βασιλεία διά εμάς τους φακήρ φουκαράδες.

        Διά τούτο στέλνομεν τον επίτηδες άνθρωπό μας να μιλήση διά ζώσης φωνής με την εκλαμπρότητά σας τα δέοντα, αν η Μεγαλειότης της Βασιλείας μας καμπολιέβη ήγουν μας δέχεται να γινώμεθα σιούδιτοι οι κάτωθεν 55 Καζάδες με καπιτζουλητσανούς Νόμους, όπου να μας δώση και να του δώσωμεν διά ησυχίαν μας διά ριζάν Θεού να σας κακοφανή και διά εμάς ως πλάσι Θεού όπου εγεννήθημεν γυμνοί και θα πεθάνωμεν.
        Εκ μέρους του μεγαλοδυνάμου και αν ελπίδα σωτηρίας δεν είναι διά εμάς ας πεθάνωμεν και από σπαθί ανθρώπων, αν είπεν ο Θεός έτσι ας γίνη, ικετευόμεθα οι κάτωθεν Καζάδες Αυλώνος, Δέλβινο, Μεναχιέ, Κουρβελιέσσι, Μαλακάστρα, η άνω και κάτω του Μπερατιού και Τεπελένι και Ντιονίτσα, όλα 5 Καζάδες, παρακαλούμε να ευσπλαχνισθή η Βασιλεία σας όχι και δεν μας αγαπάγει να ζήσωμεν απάνω εις την γήν, και αν η Βασιλεία μας αγαπάγει μας ειδοποιήτε να κάμωμεν και άλλες επικράτειες με την ευχαρίστησί μας και εγγύησιν διά εμπιστοσύνην με όπως η Βασιλεία αγαπάγει.
        Ο επιφερόμενος σας λέγει διά ζώσης και να μας απολογηθήτε ταύτα και του Θεού να γίνη.
        Οι αγαπητοί σας Πρόεδροι σαϊμπίδες των 5 καζάδων επιφαινόμενοι με τα σφραγιστήρια όλα. Έχομεν και τα έγγραφα του πρώην Μερχούμ Σανδραμιζέτα πρός εμάς και ποίος μας κρίνη, αλλ’ εν ημέρα κρίσεως να απολογηθώμεν. Όχι άλλο.

        (….ακολουθούν 47 σφραγίδες Μπέϊδων και αγάδων της κάτω Αλβανίας………..)

        Ιδού όπου τα ανωτέρω σφραγιστήρια ως σαϊμπίδες του τόπου μας, να τα παρατηρήσετε καλώς και να σας αποκριθώμεν με εγγύησιν διά σιγουριτά σας και διά ασφάλειαν.

        1847 της 15 Αυγούστου, Καζά Κουρβελιέση,
        Ντέλβινα Σαντζάκ .

        Ζενέλ Γκουλέκας, Τζαλήλ Αγά (Τσελιοπίτσαρης), Σέϊκος Μπουλιούσης, Μουχαρίμ Μπελιούλης, Αβντούλ Μπέη Κόκκας, Λουλιάν Τσαπάρης, Μουχαμέτ Σελμάνης, Μούχα Πρόνιος, Ζαχήρ Πρόνιος, Οσμάν Κούτσης, Μουχαμέτ Αμπάζης, Αλήκο Χόντας (όλοι αυτοί Τζάμιδες).

        Ντζάτα Σέλφος, Λιατίφ Ελμιόζης, Μάνε Μπεκήρης, Ντέμζε Πιτσάρ, Χόντα Νιτίτσα, Σούλιο Τζιόμπος, Λιάμε Ντούκας, Σαντήκ Μπιλένος, Δερβίς Καλαράτι, Λιάμε Πετάνης, Σάκκο Μάλιος, Μουσταφά Μπραΐμης, Κάπο Λειφτέρης, Λιάμε Χούσιος, Μουσταφά Μπέντος, Μεφτήρ Πίνας, Σιέχη Ντούρος, Ελμάν Τσίμπος, Τζιαφέρ Ντέμος, Αμμάζ Ντίνος (πατήρ του Αβεδίν και Βεσέλ).

        Αυλώνα Σαντζιάκ.

        Μπεκήρ Βέλος Κανίνα, Λαντίρ Σούλιος Κανίνα, Μουσταφά Μπέμπας Κανίνα, Σαντήκ Αρμένος, Μουχαμέτ Μούτζιος, Ισμαήλ Μπεκάτης, Ζένκο Κακμπουνάρης, Πάσιο Σελμάν, Κουτζούλιαση Μαυρότα, Σελήμ Αγά Βλιώρας, Φεϊζόμπεης, Λιάτο Μαμένα, Μάλκο Νέλιος Λιάπεσι, Μάτο Τεσαούσι Λιάπεσι, Τζιατζά Μαρτολόζι, Αμπεντίν Σιέσχος, Σιαντεντί Βασιόρη, Αχμέτ Αγά Βασιόρη, Μεχμέτ Κιόλαση, Οσμάν Ράππο Φράταλη, Μπεκήρ Βρατσάνος, Λιούλιο Αμπάζης, Ζενιέλ Χόντος, Ιμπραήμ Τσιμάρος, Λίλια Κένυτρος, Μέτα Τζόμπος, Τάλιο Αμπίλης, Σινάν Νταλβίσης, Χίτο Νταούλ Μαυρόβα, Ζίμπο Κέστι, Μεχμέτ Τραουβίτσα, Ιμέρ Αλή Κούδεσι, Μουσταφά Μπέγα, Ισμαήλ Μπέγα, Ντέρβυ Αλή Ντουκάτη, Μετάν Αλή Ντοκάτη, Ωαμπέρ Τέλιο Τραγκιάστη, Μαχμούτ Χόντζα, Ντούλιο Ζώτος, Μπαϊράμ Μούτζος, Σελήμ Χασάνης, Χατζή Χόντζα Σμοχθήνα.

        Μαλακάστρα δύω

        Ραπούς αγά Καμπήπμασης, Σιαμπάν Πέστανι, Σκέκτο Χίσο Κεσαράτι, Σουλεϊμάν Τσέλιο Τότζι, Οσμάν Μπίλιος, Ντούλια Μάτο Καλιβάζι, Τζελήλ Τουράς, Μαλιβάζι, Σαντίκ Λουί Φτίνο, Ράμιε Κομάρι, Αχμέτ Ματελόζι, Μαχμούτ Λιάμο Λιάβανι, Τζιότα Λιάβανι.

        Σπίτια

        1388 Απάνω Μαλακάστρα, 291 Κάτω Μαλακάστρα, 1011 Ρέθυμι Μουζεκιάς, 700 Κασαμπά Μπεράτι, 1730 Ναχιά Τοπάλι, 1339 Σκράμπαρι, 500 Τμόριζα, 4500 Τεπελένι, 4500 Καζά Αυλώνος, 1840 Καζά Ντελβίν.

    2. Janullatos pisoglentis says:

      Klimax dobiç i janulles, nuk ka ekzistuar ndonje revolucion shqiptaro-grek kunder turçellinjve. Kapedanet ne epir me tutje ishin 85% arvaniti !

      Plehrat e kishes greke, si bashkepuntore te osmaneve, donin ta zhduknin kete vend ku buçja jote te polli e te beri kaq sa je tani.
      Yyyyt kulish i janulles

  2. Hanxhiu says:

    …dhe vazhdojnë “ta mbrojnë” (Stambollin) edhe në ditët tona…i dashur @Klimax…! (flas për “turmat me qylafe e poture”…të kuptohemi)

  3. Pelasgian says:

    QOFTE LARGE ……..O GOJEHALE !!!!!

    Jo bashkimit me afghanet e zinj , me at flamur pacavure qe ishte flamur i nje kompanie britanike ne indi !!!

    ME TURKUN PERJETSISHT …..DERI SA T’IU ZHDUKIM ,,,MA ARVAPIDHASA E AFGHANOPULA !!!§§§

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje