Një surprizë e Assadit për Putin, vizitë e paparalajmëruar në Moskë

21 Tetor 2015, 11:02Bota TEMA
Një surprizë e Assadit për Putin, vizitë e

Presidenti i Sirisë Bashar al-Asad ka bërë një vizitë të papritur në Rusi për të diskutuar fushatën e tij të vazhdueshme ushtarake me Vladimir Putin, ka njoftuar Kremlini.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve të mërkurën në mëngjes se zoti Assad kishte qenë në Moskë për një “vizitë pune” pa paralajmëruar një ditë më parë.

Është hera e parë që zoti Assad ka bërë një udhëtim jashtë vendit,  e cila është bërë e ditur për publikun, të paktën  qëkur lufta civile filloi në vitin 2011.

Axhenda e takimit në Moskë ishte “qartazi e kuptueshme”, tha zoti Peskov.

“Presidenti Putin është njoftuar në detaje nga homologu i tij sirian në lidhje me gjendjen aktuale në Siri dhe planit me rreze të gjatë”, tha ai.

Putin riafirmoi angazhimin e Rusisë për të siguruar mbështetje ajrore për trupat tokësore siriane, shtoi zëdhënësi.

“Natyrisht, bisedimet u përqëndruan në luftën kundër grupeve terroriste ekstremiste,  të udhëhequra nga  operacionet ruse dhe mbështetjen për ofensivën e ushtrisë siriane”. /j.h

1 komente në “Një surprizë e Assadit për Putin, vizitë e paparalajmëruar në Moskë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje