Fondi Botëror i Monumenteve përfshin në listën e objekteve të rrezikuara burgun e Spaçit. Pas alarmit që vjen nga kjo organizatë ndërkombëtare, drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit Agron Tufa i bën thirrje qeverisë të marrë masat urgjente dhe të nisë punën për restaurimin e këtij burgu të periudhës së komunizmit.
Thirrjet e vazhdueshme për të restauruar burgun e Spaçit dhe për ta kthyer në muze duket se vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër, pasi rrënimi i tij vazhdon nga dita në ditë.
Për këtë arsye Fondi Botëror i Monumenteve një organizatë e përkushtuar për ruajtjen e vendeve unike kulturore ka përfshirë në listë Burgun e Spaçit, duke cilësuar se pavarësisht se është në një gjendje të avancuar përkeqësimi, meriton të transformohet në një vend modern kujtese, raporton Ora News.
Pas përfshirjes së burgut të Spaçit në këtë listë instituti për krimet e komunizmit ka dy propozime për qeverinë shqiptare:
“Rruga paralele është ndërhyrja menjëherë urgjente e shtetit ndëpërmjet pllakave memoriale që këto objekte të mos preken mundësisht duke caktuar edhe roje të paguara për këtë punë. E dyta e pandashme me të është vendosja e një ligji mbi memorien historike të specifikuar kryesisht për burgjet dhe kampet e përqëndrimit”, thotë Agron Tufa.
Sipas organizatës Trashëgimia Kulturore pa kufij, përfshirja në listën e Fondit Botëror të Monumenteve përfaqëson një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij, veçanërisht duke e ekspozuar kampin dhe çështjet e ndërlidhura me të në vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare të specialistëve, mbështetësve dhe donatorëve.
Ditën e premte në lidhje me këtë çështje do të organizohet një takim me shoqërinë civile dhe grupet e interesit .
JAM DAKORT TE RESTAUROHET POR ME NJE KUSHT:
…
TI VIHEN PRANGAT MONSTRES VICIDOLIT SALI ….ELEZBIBERISHES.
TE VAZHDOHET SOT ME KETE PROPOGANDE KUNDER KOMUNIZMIT TE VDEKUR ESHTE ME SHUME SE KANIBALIZEM
NUK ESHTE 1991 TI GENJENI SHQIPTARET ME KETE PROPOGANDE MAKARTISTE POR 2015…..
KU JANE PRANGAT PER BERISHEN….KUSH E ZHDUKU
REMZI HOXHEN..COJENI NE SPAC…KUSH VRAU NE GERDEC…JU PO BENI FILM NE HOLLIWOOD…
BOLL SE NA I SHPIFET ME KETE TERROR MEDIATIK ANTIKOMUNST PER TE MBROJTUR SALI SUPER KRIMINELIN
Koment i sakt dhe i sinqert brravo.
aty esht parajs!
t kesh pare ta blesh bo i hotel fantastik turistik.
si hotelet e zvicres neper male.