Raporti për Dhomën e Financës rekomandon një paketë 29.2 milionë paundsh për mekanizmin e shkatërruar të orës, por thotë se kostoja mund të rritet në 40 milionë paund.
Tatimpaguesit britanikë mund të përballen me një faturë prej të paktën 29 milionë paund për rinovimin e orës Big Ben, për të mbajtur “zilen” e famshme kumbuese, shkruan The Guardian.
Ora e Madhe e parlamentit thuhet se është në gjendje aq të keqe sa “degradimin” e saj mund ta ndalin vetëm riparimet drastike të nevojshme për tu kryer.
Një raport i paraqitur në komisionin ndërpartiak në dhomën e financave ka përcaktuar një plan prej 29.2 milionë paund për fiksimin orën.
Ora do të ndalet për katër muaj, që besohet të jetë dhe “pushimi” i saj më i gjatë në historinë e saj 156-vjeçare.
Dokumenti, i publikuar nga Sunday Times dhe gazeta Mail të dielën zbulon se: “Ora aktualisht ka probleme kronike me kushinetat dhe lavjerrësin. Ose ajo mund të bëhet akute në çdo kohë, duke shkaktuar ndaljen e orës – ose më keq”.
Ndërhyrja është e nevojshme edhe për të luftuar “erozione e ashpra metalike, të çarat në çati dhe defekte të tjera strukturore” në Kullën Elizabeth.
Sipas raportit ka “shqetësime të mëdha për fatin e orës nëqoftëse ky riparim nuk kryhet brenda dy-tre viteve të ardhshme”. Mbi të gjitha një dëmtim i madh i saj do të “shembte” reputacionin ndërkombëtar për Parlamentin”, theksohen veç të tjerash raporti.( Përgatiti J.H)
Paskan marre shembullin e Velise .