Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, do të jetë në fillim të tetorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ku në datat 14 deri 18 tetor do të zhvillohet një kurs specializimi për këngëtarë e rinj lirikë.
Jaho së bashku me kolegët e saj si, Angelo Gabrielli, Docent në Konservator dhe ekspert vokal, Elda Laro, Dirigjent Orkestre i dytë ne Teatrin e Operas të Berlinit dhe Paolo Andreoli, pianist, mjeshtër bashkëpunues operistik, do të drejtojnë këtë kurs ku pjesëmarrja do të jetë falas.
Pas suksesit në Madrid, “Theatre Royal”, me operan “La Traviata” dhe “Madame Butterfly” në “Opera National de Paris” në datat 14-18 tetor ajo do të jetë pjesë e një paneli që do të drejtojnë një kurs specializimi për të rinjtë e TKOB-së.
Ky projekt synon që të ndihmojë të gjithë artistët e brezit të ri për t’i drejtuar ata në mënyrë më konkrete për të krijuar një ide më të qartë sesi duhet të përgatiten përdite teknikisht për të arritur të shprehin artistikisht vetveten duke synuar ndërtimin e një karriere të shëndoshë profesionale në Shqiperi dhe mbarë botën.
Nji ide mjaft interesante dhe qe mendoj ka me pas suxses ,
sepse lirika i shkon figures sexi te Ermoneles .
Shume suxsese Nela.
Suksese Ermonela !
@/ Sikur te thoje “figures artistike” te Ermoneles (Neles) do te ishte me mire. Tregohet pak respekt per nje femer serioze e martuar , artiste e re.
Sygjerim eshte ky, sepse njoh Ermonelen dhe te shoqin ?
Ndoshta mundet te ishte edhe ashtu si mendoni ti,
Wendy-B, “figure artistike” ;
por sot shprehja sexi ktej nga ne jetojm ,nuk ka ndoshta ate tingellim dhe kuptim qe ,kuptohet aty .
Un e vlersoj ate pervec si artiste te madhe edhe per Figuren e saj ,qe sipas meje eshte sexi ,pra nji fig.erotike .
Ndoshta menyra e te shprehurit ktej nga ne ,eshte pak me direkte dhe realiste dhe pa paragjykime APO pasgjykime ,por thjeshte e verteta .
Me vjen mir qe ti e paske te njohur ,ose si me then mike ,
shpresoj t#me kuptosh drejt ,ate qe sqarova me lart WENDY.