Nobelin për letërsinë këtë vit e mer shkrimtarja bjelloruse Svjetlana Aleksijeviç

8 Tetor 2015, 13:39Kulturë TEMA

Shkrimtarja bjelloruse Svjetlana Aleksijeviç, 67 vjeçe, mori sot çmimin Nobel për Letërsinë 2015, njoftoi Akademia suedeze.

”Gazetare dhe shkrimtare, ajo nderohet me këtë çmim për veprën e saj polifonike, “Një monument për vuajtjet dhe kurajot e epokës sonë”, thuhet në vlerësimin e jurisë.

Favoritët ishin Ngugi ëa Thiong’o nga Kenia, Svjetlana Aleksijeviç nga Bjellorusia, poeti i lindur në Siri, Adonis (Ali Ahmad Said Asbar), norvegjezi Jon Fosse si edhe Haruki Murakami nga Japonia.

Edhe pse ekspertët e letërsisë kanë bërë lista fituesish, kjo gjë vlen pak për shkak të faktit se akademia asnjëherë nuk publikon lista favoritësh.

Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi shkrimtari francez, Patrick Modiano, edhe pse favoritë ishin amerikanët Joyce Carol Oates dhe Philip Roth.

Njoftimi i sotëm do të jetë historik pasi do të jepet për herë të parë nga një grua, Sara Danius. Qershorin e kaluar, Danius ishte e para grua në drejtim e akademisë, si sekretare, pas më shumë se 200 viteve.

20 komente në “Nobelin për letërsinë këtë vit e mer shkrimtarja bjelloruse Svjetlana Aleksijeviç”

  1. Ledio says:

    Perseri bota e letrave po tall karin me Ismaelin tone… Mos u merzit Ismael, te garatoj qe vitin tjeter do jesh perseri kandidat.

  2. LILOLABJA says:

    Hera tjeter qofte per te madhin Kadare!

  3. komunisti parizien says:

    po ky kodoshi yne ismaili kur do e mari te gjatin se na i verboi syte

  4. Emig-Bruksel says:

    Eshte kondradiktor shkrimtari yne, eshte teper e lart stega per Ismailin, ndaj mbeti gjithnje kondidat. Une uroje qe nje dite ta fitoje çmimin nobel por s’e besoje Tung!

  5. Fillori says:

    Per cmim nobel ne letersi Kadare e kishte fituar me kohe,por ka ” njolle ne biografi”ose e thene me shkoqur”mungese kurajo gjate epokes sone”

  6. gezim says:

    Ndonse fjala ” moral ” ne dukje ka humbur vleren per shoqerine shqiptare, ajo fjale mbarte nje peshe te madhe ne vlersimin njerzore ne mbare bote e qytetruar. Ketu duhet kerkuar mossuksesi i intelektualve tane te edukuar e formuar nen sistemin e shkuar te cilen pa pike dinjiteti duan te lahen me nje kove uje, duke ju munguar kurajoja te pranojne te shkuaren e tyre sic ishte , pa u perdredhur e duke bere zigzake fjalesh. Pasi nuk ishte faji asnjerit qe jetoje ne ate periudhe.

  7. Dritëroi says:

    Akademia Suedeze ka rënë në hall të vogël për Kadarenë tonë të Madh.

    Në përgjigje të lutjes-kërkesë që shkrimtari ynë me famë globale i dërgonte kësaj akademije për t’ju akorduar atij Çmimi Nobel për letërsinë, suedezët e currufjepsur të Nobelit i shkruanin atij që, edhe pse e pëlqenin shumë stilin letrar të lutje-kërkesës së Kadaresë, sidomos atë pjesën për rolin e veçantë hyjnor që kanë shkrimtarët në këtë dynja si një farë qënjesh allasoj, edhe pse pothuaj të gjithë antarët e akademisë së nderuar ishin dakort që, pas shumë lutjesh tuaja të përvitëshme, më së fundi tua jepnin juve atë të shkretë çmim bashkë me ato të bekuara 1 milion dollarë, ata kishin ngecur në një problem teknik, vërtet të vogël, por të pakapërcyeshëm: Në motivacionin e dhënjes së çmimit, në pjesën e kontributit socio-politik të fituesit, a duhej t’i atribuonin atij shkrimtarin militant komunist që ka edukuar me idealin socialist breza të tërë shqiptarësh të viteve 1950-1985 apo t’ja dedikonin çmimin veprës dhe rolit të tij në epokën e re globale post-komuniste, ku po ky ideal nxihej dhe baltosej edhe pse, jo me të njëjtën nivel artistik.

    Kështu që, e përfundonte përgjigjen e saj Akademija e nderuar Suedeze e Nobelit, kemi vendosur të presim edhe ca, mbase ndryshon situata gjeopolitike botërore dhe komunizmi vjen prapë në modë aty në Francën me tradita revolucionare ku jeton ti sot apo qoftë edhe në vëndin tënd të origjinës, në Shqipëri, dhe të shohim prirjen politike të veprës suaj letrare-militante në këto zhvillime të reja të supozuara, për të përcaktuar në mënyrë pak a shumë të sigurtë motivacioni tonë në akordimin e Nobelit për ju, si prirje militante komuniste apo si baltosëse e saj. Pra, deri athere, kini durim e prisni, i nderuari zotëri!

  8. anastas pjetri says:

    Se kush eshte Z Kadare e njeh gjithe bota . Emri i tij ishte nder gjerat e pakta qe kishim ne dhe ku me te cilin bota na njohu si shqiptare, si shtet , si vend , te pakten gjeografikisht gjate 50 viteve te fundit. Lereni Kadarene te madherishem ne madheshtine e vet.Asnjeri nuke eshte i sigurt na marrjen e cmimit Nobel. Por ama nje gje eshte e sigurt. Nje kontribut ne mosmarjen e cmimit Nobel nga Kadare e kemi dhene ne vet shqiptaret. Per turp ta kemi.

  9. tfgs says:

    edhe kete here ”i gjati” qendroi pas dere………

  10. pirro says:

    Per fat te keq Ismail Kadare nuk e merr dot Nobelin sepse… e ndjek hija e se kaluares.

    Ai nuk ka se cfare mesazhi ti jape Botes: sepse deri para `90 mesazhi Kadare ishte:
    – uji nga burimi del i paster por ndotet poshte…
    pas `90 e sot Mesazi i Kadarese mbetet: Uji ne Shqiperi si ne krye ashtu dhe poshte eshte i ndotur.

    Pra , a ja vlen ky mesazh ti jepte btes per Shqiperine?

  11. / says:

    Vetem idiotat e isllamit merren me histerikun kagare,
    por asnji ne europe s’e ka ne refene si shkrimtare .
    shoqeri Orientale amon ,shif truqin dhe arabin e njejta gje edhe me shqyperin

  12. Pelikani merikatos says:

    Perfundimisht ky nobel ishte turp i pa degjuar. Sondroma e Stockholmit..

  13. Stil says:

    Kadare eshte shkrimtar i mire, po nuk eshte shkrimtar i madh. Nobeli u jepet atyre shkrimtareve qe u hapin syte lexuesve, i udhezojne drejt idealeve dhe vlerave njerezore. Kadare nuk ka bere tjeter vecse u shtremberonte realitetin lexuesve si shqiptare e te huaj. Ne Vend qe te na vinte sy, na vinte perde. Ne librat e tij nuk ka dashuri, dhimbsuri as per personazhet po as per lexuesit. Me thoni kush nga ju ka lexuar ate tregimin ku krahasonte perandorin japonez (pershkruhet vizita e pare jashte Japonise e perandorise Hiro Hito dhe Qendrimi i tij ne nje hotel ne Paris, a thua se s kishte vila qeveritare ku ta prisnin me se miri ate dhe shpuren e tij, apo s kishte dy dhoma ne ambasaden japoneze, po keto protokolle nuk kishte nga t i njihte Kadareja i varfer) me nje qen qe jepte shpirt. E kam lexuar kete tregim ne moshen 17 vjec, para 25 vjetesh dhe ma shpifi. Qe atehere nuk e lexoj me. Po kam bindjen se dhe ATA qe lehin pro Kadarese nuk e lexojne per vete.

  14. Artan says:

    Tek komenti me siper gabimisht kam vene nensekretar por eshte nenkryetar

  15. latif says:

    Per te marre Nobelin duhen 7 hile talent dhe nje trimni..7 hile talent Kadare i ka,por i mungon nje trimni.Ate arratisjen ne France ja kane llogarit sprove aktoriale me dy akte vajtje-ardhje..Nuk eshte me mire te mbeshtillesh prane oxhakut si shen Pjetri,me shtepi ne Paris dhe nje tjeter ne Tirane dhe nje ne Golem dhe nnje muze,se kur dimer del behari,s`ka si zjarri!? Djersen tate po ha,i ke vu me hakun tat,Nuk i ke hy ne hak kujt si Sali Berisha ,Nuk i ke te vjedhme si Ilir Meta.Pse te arratisesh maleve e te treten kockat ne arrati si Bilal Xhaferri?Pse te vdesesh si qen i braktisur ne dyert e spitalit,pa te kapur mjeku me dore si Sejfullah Maleshova?Pse te gjemosh skerkat e maleve e te peshtyjne fshataret si Genc Leka e Willson Blloshmi? Nobeli ka cmim te rende per te paguar. Ne Juri nuk eshte Sali Berisha,qe i karashtisi martiret me hadutet,viktimat me rrugacet,;i paisi me letra me vrime dhe i la te vrasin veten.Jo te gjithe e perballojne.Pasternaku vrau veten pasi e mori,sepse 200 miljon shtetas donin ta peshtynin si antisovjetik .Rri rehat si vdeketar i palavdishem,ha djersen tate.c`i hyn atij garrameti!

  16. Lemi says:

    …esht e mese e vertete I. K. esht e nje shkrimtar i njohur (connu)…por jo i famshem (celebre)…

  17. joel shkodra says:

    … Dhe disa dite me pare gazetat na shkruanin se Kadareja ishte ne vendin e pare per marrjen e çmimit.

  18. Agim Anastasi says:

    Shkrimtari i madh Ismail Kadare, ta harroi se do ta marre ndonjehere ate çmime. Ai eshte shume large nga autorja qe mori çmimin dje,pasi nuk eshte me aktual per politiken. Zonja Aleksijevic nuk ka forcen e penes se Kadarese, por krahasimi qe ka bere per Putin me Stalinin eshte aktual per politiken. Sistemi kazino e di mire se ata qe japin çmimin , nuk kane lexhuar ndonjehere as Kadarene e as Aleksijevicin,por i sugjerojne……….Ne kete sistem, femije e studente as qe i iformojne me se kush eshte Balzaku,Tomas Man apo Hygo. Njeriu mall pune duhet te mesoi vetem tekniken e punes dhe kontraten qe i mbydhe gojen edhe para krimit. Jetojme ne kohra krizash dhe per fate te keqe sot shkrimtare ,artiste dhe bisnesmene jane vetem politikanet.

  19. ben tirona says:

    Si eshte ajo anekdota historike,qe tregojne shqiptaret?
    “Une nuk dua lope,nese ti ia heq edhe vellait tim,packa se do jetojme ne mizerje.Me mire mizerje,se sa ta shoh ate te bej hajr!”
    Perhere keshtu ka per te mbetur,sepse ai vend eshte i mbushur me batakcinj injorante.
    Ka mbi 2000 vjet,qe ka qene keshtu dhe batakcinjte gezojne fatkeqesine e tjetrit me teper sesa perparimin e pergjithshem.
    Populli me i lehte ne bote per tu mbajtur nen hyqem.
    E thote historia.

  20. "BALASHI" says:

    Duhet siqeritet e jo dyfytyresi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje