Gazetarja e njohur e britanikes “Daily Mail” Diana Preston ka ndërmarrë një udhëtim në disa qytete të Shqipërisë ku argumenton se përse Shqipëria duhet të kryesojë listën e udhëtimeve të çdo turisti.
Nuk duhet të jetë, thotë ajo vetëm për festat me shkumë në plazhet e jugut, por edhe për paasurinë e madhe historike dhe kulturore.
“Shumë turistë zgjedhin Greqinë për të pushuar, por në fakt fqinji i saj Shqipëria është një vend vibrant që ka shumë për të ofruar”, shkruan gazetarja britanike.
“Gjirokastra, qyteti me rrugët e gurta ofron pamje piktoreske me shtëpitë karakteristike, si dhe kështjellën e saj.
Ndërsa Saranda, me rezidencat buzë detit, festat, baret ofron edhe një sërë mundësish për të bërë sporte ujore.
Ndërsa dielli po perëndonte, në një rrip të ngushtë deti, silueta e Korfuzit po kthehej në një hije të purpurtë. I thashë vetes se kjo nuk është Greqia, por fqinja e saj, Shqipëria”, shkruan gazetarja.
“Udhëtimi me taksi gjati mëse dy orë ( pasi kisha mbërritur me avion në aeroportin e Prevezës).
Dele dhe dhi që kullosin nën ullishte, një skenë përjetshme baritore që i shtoheshin edhe disa bunkerë të vogël, shenjë e regjimit diktarotial të Evner Hoxhës, që ndërtoi rreth 700,000 të tillë.
Sa shumë ka ndryshuar Shqipëria për gati 30 vjet, që nga vdekja e tij?
Mbërrita në Sarandë ku dëgjohej muzik tekno, zëra të lartë festivë që vinin nga një party shkuma, njerëz që bënin lojëra uji dhe të gjitha këto më sugjeruan një pyetje.
Përse të mos vizitoj kështjellën e Ali Pashës, në gjirin e Porto Palermos midis Qeparoit dhe Himarës?
Më pas udhëtimi vazhdoi përgjatë rrugëve të qeta, ku gjendeshin me shimicë shitësit e frurtave deri sa mbërrita në Berat.
Shtëpitë e stilit otoman, të lyera me gëlqere janë të ndërtuara në atë mënyrë sa i kanë dhënë qytetit emrin e “ një mbi një dritareve” . Edhe kështjella e Bearit ka një sy gjigand, 27 kulla vrojtimi.
Në një shpat mali ngjitur gjendet i shkruar me gurë fjala “ NEVER” ( një rregullim i fjalës Enver), si një konfirmim se kohët e keqja që ka kaluar ky vend nuk duhet të kthehen kurrë. Atë natë, në hotel piva një verë merlort, nga një prej kantinave të njohura të qytetit.
Në fakt, kudo ku shijova ushqim, shija ishte e mrekullueshme, veçanërisht molusqet, të njohura si midhje.
Përgjatë rrugës që të çonte në kryeqytet, Tiranë, shitësit ekspozonin pjeshkë dhe pjetër, Duke udhëtuar më shoqëronin shenjat e regjimit komunist që koha ka lënë…
Ndërsa Tirana moderne duket e gjallë dhe optimiste, me rrugë të gjera, ndërtesa të hijshme, qendra biznesi e dyqane për të bërë shopping.
Nuk e dija se çfarë më priste në Shqipëri, por jam shumë e gëzuar që e vizitova“, vijon ajo./ Monitor
Mos u largo pa bere nje vizit bathore& paskuqan njekosisht dhe ne kamzen blu, ku kryetari xhalal do te shoqeroj gjate gjithe rruges sali brrisha ma daullen gjigande e ardhur enkas per ju nga maqellara dibers…
Po tek VARRI I ENVER HOXHES a shkove,zonja gazetare???
Faleminderit kesaj gazetareje anglezje qe flet mire per Shqiperine. Thank you!
Hahahaha! Gazetarja e Daily Mail me sa duket paska zbuluar vendin ideal per turistet nostalgjik te “kultures” osmane kur pershkruan se ne gjithe udhetimin e saj ne Shqiperi, pervecse bunkerave te Hoxhes, sfidojne keshtjella e Ali Pashes, shtepite e stilit otoman te Gjirokastres e Beratit si dhe pazaret mesjetare te frut-shitesve neper rruget e vendit!!!!
po kjo ka snobuar greqine me bregdetin dhe ishujt perrallor qe jane destinacioni numer 1 ne bote per turiste,me pallatet e sarandes duke harruar cuken dhe metoqin qe ngjasojne pak a shume me Monte karlo
Fatemi nderin moj gazetare per fjalet e mira qe thua per vendin tim!
O KlizëmMax
Godinat dhe kalatë Otomane i ke në mes të Janinës o i shitur agjent i propagandës fanariote.