Dy fjalë për gruan time

29 Shtator 2015, 09:49Kulturë TEMA

Nga Dritan Hila*

Unë nuk e mbaj mend telefonatën e parë që më ka bërë Rudina Xhunga. Në fakt, klisheja e marrëdhënies burrë-grua, e klasifikon si më të paharrueshmen dhe unë duhej të mos e kisha harruar, pasi ishte dera që më hapi njohjen me gruan, e cila do të bëhej njeriu i jetës sime.

Por tani që bëj një analizë, mendoj se shkak i kësaj harrese janë ditët e mëpastajme me gruan time. Në telefonatën e parë ishte një femër. Më pas ishte Rudina Xhunga, e cila çdo ditë të jetës ma ka kthyer në një kënaqësi shpirtërore dhe intelektuale.

Nuk e kisha për herë të parë që dilja në transmetime televizive, por ishte dalja ime në emisionin e saj “Shqip”, e cila më ktheu nga një prej figurave anonime që gëlojnë aq shumë në eter, në personazh publik të identifikueshëm.

Dhe këtë ia di për nder asaj. Ka një intuitë të lindur për të vlerësuar nëse njeriu që ka përballë vlen apo jo; instinktivisht ndan mediokren nga vlera; e ftohtë në gjykimin e veprimeve të politikanëve, sa dhe pasionante në kapjen e kauzave të drejta; pëlqen apo shmang njeriun, gjestin, vendin, gjithçka që i ofrohet, duke gabuar rrallë në përcaktimin që jep; naive deri në habi për gjëra të thjeshta që i di çdo femër e zakonshme.

Është ky zhbalancim nga e zakonshmja që e bën të jashtëzakonshme. Por ashtu si unë, që jam një ndër shumë zbulimet e saj, ajo ka sjellë emra ku e ku më të mëdhenj: Arbën Xhaferin, kur ai dhe shqiptarët e Maqedonisë me problematikat e tyre ishin ende enigmatikë për shqiptarët e Shqipërisë; Rexhep Qosjen, në gjithë kompleksitetin e tij; Erion Veliajn dhe aktivistë të Mjaft-it kur këta nuk ishin më shumë se një bezdi për policinë e Tiranës; Edi Ramën, kur mendohej se qenia Kryetar Bashkie ishte një aksident i historisë, përballë Fatos Lubonjës që ishte ashtu siç është; shqiptarë të njohur në botë si Jaho, Pirgu, Sala, Paci, Preljocaj, por që kalonin pa vëmendje në vendin nga vinin; Gideon Levy-n, gazetarin kontrovers izraelit që përkrah palestinezët; gazetarë investigativë amerikanë që operojnë në Ballkan dhe gazetarë ballkanas që ndeshen çdo ditë me mafien; Michel Houellebecq, shkrimtarin francez që përzuri CNN-in dhe pranoi Rudinën vetëm se i dukej ekzotik vendi i saj i panjohur, nga ku ajo i dërgonte maile për katër vite rresht. Ka sjellë politikanë të Shqipërisë me debatet e tyre, ku në klishenë logoritëse, kanë edhe shkëndija qytetarie, të cilat mendoj se vinin nga studioja ku flisnin.

Por kjo është ajo që do të lexoni në këtë libër. Ajo që unë kam parë pas kuintave dhe në shtëpi, është një nënë e cila në një dorë mban kompjuterin apo librin, dhe njëkohësisht bisedon me Alanën duke i zbuluar botën. Dhe të dyja i bën me të njëjtin seriozitet, ndaj jo më kot në zemrën e Alanës nuk ka vend për të tjerë. Pas çdo interviste me shkrimtarë, qëndron gjithë kolana e tyre e lexuar në orët e vona të natës, pasi ka vënë vajzën në gjumë. Para çdo interviste me politikanë janë qëndrimet e tyre të mëparshme të përgatitura nga Sonja, Dorina apo Elira. Fat që politikanët tanë nuk shkruajnë. Dikur, Dino Buzzati, në fund të romaneve dhe tregimeve të tij, vinte një tufë me shenja pikësimi dhe i thoshte redaktorit që t’i vendoste ku e shikonte të nevojshme.

Në shkrimet e mia e bën Rudina. Është kritikja dhe redaktorja e parë e shkrimeve të mia, njeriu që më futi në morsën e shkrimit të shkurtër të stilit amerikan. Dhe kjo është një punë shtesë e paditur e gruas sime. Jo pak e vështirë dhe shpesh herë pa rezultat, kur nuk ia del të më ndryshojë mendjen për qëndrimet politike ndaj njerëzve të cilët për mua janë politikanë, ndërsa për Rudinën miq të hershëm. Kur Ron Howard bëri film librin e Dan Brown “Kodi i Da Vinçit”, kritika ishte dyshuese nëse do të ndiqej nga publiku diçka e thënë një herë në një bestseller.

E njëjta pyetje vlen për përmbledhjen me intervista të Rudinës të ndjekura një herë në emisionin më të shikuar të së hënës. Unë mendoj se ia vlen, së pari, sepse leximi na jep të gjithë kohën e nevojshme që aparati ynë i analizës të bluajë çfarë i intervistuari ka dashur të thotë dhe nënkuptojë. Së dyti, për shkak se shumë njerëz që kanë folur në këtë libër, janë personazhe botërorë që e njihnin (nëse) në mënyrë sipërfaqësore vendin tonë. Pas kësaj, kanë folur shqip me një shqiptare.

Dhe kjo bën diferencën. Pasi tashmë shumë njerëz që shkruajnë librin e botës dhe bëjnë historinë e saj, jo vetëm i njohim, por edhe na njohin. Falë gruas sime, Rudinës.

*Parathënia e librit “Edhe një Shqip” i Rudina Xhungës

42 komente në “Dy fjalë për gruan time”

  1. Dean says:

    Ehh,mer Drita….
    C’a te them Une ty.

    1. marion says:

      Rudina Xhunga eshte PERSONALITET,o Dritan,ndersa ti,qe tenton te lavderosh gruan tende,ia ul pak vlerat e saj se duket qe ka zgjedhur per bashkeshort nje njeri shume poshte nivelit te saj!!!
      Dhe fakti,qe ky Dritani qenka bere i njohur pasi e nxorri Rudina ne “Shqip”,tregon sa poshte ke rene,o Dritan!!!
      Parathenien e librit te Rudines kurrsesi nuk duhet ta bente Dritani,sepse del,qe PERSONALITET SHQIPTAR nuk paska marre persiper ta beje ate!
      Vetem kur DIVORCOHEN burri per gruan thote te verteten,ndersa me pare …vetem MJALTE nxjerr nga goja,pra ky Dritani ia uli vlerat Rudines,se vete tregoi sa PAK VLERA paska patur!!!

  2. pilo says:

    Ky qenka egzaltuar me Rudinen, po neve qe lexojme ç’na duhet ta lexojme dhe te dime entusiazmin e ketij qe nuk i vlen kujt veç vetes se tij? Kur dashurova une me gruan time, nuk kishim telefona dhe une mora nje bri demi, dola ne nje koder dhe i fryjta e ajo me degjoi; erdhi me vrap e me beri ky qe jam sot. Po, ç’jane keto o Dritan?!

    1. Elena says:

      Eh sikur libri dhe letersia te ishin aq te kuptueshme per idete dhe ndjenjat qe trasmetojne , sot bota do te ishte shume me ndryshe . Me shume respekt shikoj figuren e te dyve , por ajo qe vleresoj me shume eshte puna qe ate kane bere nje vite :Dritani si perfaqesues I Shqiperise jashte dhe Rudina si gazetare e talentuar . Por fatkeqesia e sotme eshte se teknologjia e perdorur ne masen 90% nga te rinjte , perdoret Jo per te dhene ide dhe mendime zhvillimi , por eshte kthyer nje nje argetim te pa skrupullt per kedo intelektual qe shkruan neper gazeta . Hidhuni nje veshtrim komenteve te tyre dhe tmerohesh nga injoranca qe kane . Sa keq ! … Ju lutem te gjitha gazetave Ta mbyllin Sa me pare rubriken e komenteve . Kjo do te na nderonte te gjitheve

      1. Dean says:

        Rudina eshte nje vajze e mire dhe nje gazetare Medioker.

  3. daniel says:

    O zot sa kam qesh me komentin e mesiperm!

  4. Sokol says:

    Rudina Xhunga eshte nje nga te pakta femra te mencura, te edukuara dhe me kulture te larte qe kemi. Emisionet e Rudines kane qene ndryshe nga gjithe te tjeret, ato permbajne informacion te vlefshem per njerzit qe e cmojne dijen. Domosdo qe nje grua e tille nuk mund te kete per burre nje njeri qe nuk qendron me larte se ajo. Adrianin kam pasur rastin ta lexoj si dhe ta shoh ne disa debate televizive. Do duhej te kishim me shume shqiptare si ju. Respekte te dyve.

  5. Kol Tivari says:

    Lesh me qime…!

  6. Myslim Pasha says:

    Shume bukur Dritan ! Me la mbrese jo me shume per parathenie te librit, se sa per bukurine e jetes e te shpirtit njerezor, ne kete rast shume te tejdukshem…

  7. katarakti says:

    Historite me gruan tende mbaji per vete o Dritan. Se nuk na hyjne ne pune. Ruaj pak privatesine dhe intimitetin. Jo se ke thene gjera qe nuk duheshin thene, por nuk ke pasur arsye as per te thene ato qe ke thene. Apo deshire per protagonizem?! Per te qene ne faqet e gazetave?!

  8. Rasputin says:

    Z. Dritan,

    sigurisht qe ti je i bindur per cfare shkruan. Dhe une as qe dyshoj qe Rudina pregatitet thelbesisht per ti kryer sa me mire punet e saja, qe ne thelb jane intervistat ne studio. Edhe persa i perket ” llojit” te pesonazheve te saj, une jam ne anen tende. Si bashkeshorte ajo ka shume te ngjare (gjithmone ne baze te shkrimit tend te mesiperm) te jete perfekte. Deri ketu cdo gje eshte ne rregull.

    Mirepo Rudina eshte nje person publik dhe shume si une e ndjekin here pas here ne TV. Keshtu qe sejcili prej nesh ka krijuar nje tabllo te tijen per aftesite e saj si intervistuese. Ajo qe mua me ka rene ne sy me shume, eshte mungesa e theksuare saj e elokuences. Ne te foluren e saj para ekranit ka, pavaresisht perpjekjeve te saja, nje fare nxitimi dhe vrazhdesie. Rudina nuk eshte ne gjendje qe gjate dhe per me teper pas emisioneve te saj, te beje qe shikuesit pervec informacionit qe ata marrin, te ndjejne edhe kenaqesi estetike duke e pare dhe degjuar ate dhe tu vije keq qe emisioni i saj mbaroi.

    Por ne kete pike ajo eshte ne shoqeri te mire, pothuaj askush nga ata qe dalin periodikisht ne ekranet tona televizive nuk ka aftesine te flase bukur. Me tipiku per mua eshte Alban Dudushi, i cili organizon emisione me permbajtje interesante por me nje te folur jo te rrjedheshme…

  9. Arber says:

    Interviste pa lidhje, ça po na duhet gruaja e ketij ne..!!

  10. astrit says:

    A doni me per gruan e shokut Belul.

  11. Serveti says:

    Eshte mire ky apo nuk eshte? Paska rrjedhur i shkreti. Meshiroje i madhi Zot.

  12. Ujku u zi says:

    Mire do te ishte te shkruante dikush tjeter per Rudinen, jo burri i saj.

  13. ts says:

    O Dritan ,spaske pa “dynjo” me sy or qyq ! Po cna duhen kto ne per Rudinen tende e lena ta shofim vet ate qe ben ne punen e saj e kujdes o vlla se mos mer yxhym e na trgon se cben edhe ne krevat pastaj ! Na e bere Rudinen, Skenderbe e po na tregon si “pushtoi”Dritanin e madh !Po mjaft or shendetlie , po cuditem si kjo Rudina nuk te mbledh pak ! Tani kur ta shof ne ekran do me zer e qeshura …….

  14. Bashkimi says:

    Po qe bere mire qe i bere ca furca gruas se ne fakt ajo tani po te mban me buke se nuk po firmos asgjekundi. Bravo me ne fund doli nje burre qe ja di vlerat gruas, pastaj me te vertet je burri Rudines. Sa per Rudinen eshte grua e mencur dhe u mblodh me ne fund ne pleqeri…..

  15. mario says:

    Paskan filluar ti vijne dhe Ato ketij K….. Nuk eshte se kisha dyshime qe personazhe “Rudina” ja dalin me ane te mendjes djabolike qe kane, qe nga momenti qe shemtine e shesin duke i mbushur mendjen edhe vetes per bukuri…dhe ne kete kontekst marrin per buRa keshtu lloj K….. Ajo qe nuk prisja dhe e rifuta ne kontekstin e siperpermundur ishte qe mund te pranoje Rudina qe i ngrati buRe i saje te shkruaj keto peshtyma. Deliri i con deri ketu.

  16. mario says:

    Po mendoja se sa fat ka nje djallush si Merua…;-))) Se Baba Taku shkruan letra me stilolapsin e parlamentit qe del nga arome e hurdhes, e zhulit dhe “sekreteve postkomuniste” te cantes se tij dhe na praaaapaaaa ka Ilirin…,Basha K…. i plote…te tjeret i dini vete…. del dhe burri i rudines tani… dhe….. s’eshte per te thene as mjere shqipetaret se kur kemi keto lloj personazhesh qe na rrine siper ato meritojme…. Vazhdo tallni Loqet tani

  17. Dulla says:

    Nuk do te kisha marre mundimin te shkruaja, sepse kuptohet qe edhe ky shkrim ne vazhden e megallomanise se Tan Hiles, ka sherbyer per te bere tashme jo vetem portretin e tij por edhe te gruas se tij.
    Por me detyroi te shkruaj nje komentues me emrin “SOKOL”. Ketij sokolit qe komenton, por Tanit i thote Adrian, i ka bere pershtypje te thelle Rudina si nje njeri i ditur dhe me kulture te thelle.
    Mendimi im eshte, qe Rudina eshte nje nga gazetaret me pak te kulturuara, bile do te thosha qe nuk ka as haberin me te vogel nga kultura dhe jo me nga gazetaria. Pastaj per dije, lere mos e pyet. E trashe, fshatare, e papergatitur, e paedukate, etj flas vetem çkam pare e konstatuar nga tv. Por nje gje ka te drejte ky Sokoli qe kjo do te merrte nje burre te nivelit te saj dhe u rrotullua tenxherja dhe gjeti Tan Hilen.
    Dhe te dy bashke edhe kur nuk i do njeri, dalin vete e molloisin.

  18. Skar Pari says:

    Me ty eshte lidhur me ate pjesen naïve qe e thu vet se po ta kishte si pjesen tjeter as ja vlente me u lidh me nje trap si ti.

  19. lola says:

    lereni more tjetrin te levdoje gruan e tij.Levdojeni dhe ju tuajen se me siguri e meriton.Grate shqiptare ne pergjithesi jane nena te mrekullueshme dhe bashkeshorte te devotshme qe mundohen per me te miren pavaresisht veshtiresive.Cdo te thoshit juve nese Hila do te keqtrajtonte gruan e tij?Perseri do ta diskretitonit.Epo kjo bela me ju.

  20. xibrraka says:

    nuk e kam idene se kush eshte ko rudina, por lexova disa prej pyetjeve qe i kishte bere shkrimtatir francez dhe te them te drejeten nuk munda ta mbaroja shkrimin; pa thelb, thjesht pyetje per thashetheme dhe asgje provokative apo mireinformuese.

  21. Ilirfloriri says:

    O dirtan, po kujt i plasi per jeten tuaj?
    Ka gjera me te rendesishme per tu lexuar o dirtan xhunga

  22. Greg says:

    Dakord me dullen.

  23. plaku dhe deti says:

    Ke bere mire qe ke shkruar se njerezit harrojne shpejt. Respekt per ciftin tuaj!

  24. .... says:

    Sa fanatike qe jemi ne shqiptaret! E kemi per turp akoma qe nje burre te lavderoje publikisht gruan e tij apo anasjelltas.
    Na duket tjetri si leshko, edhe pse nuk ka asgje te keqe ne kete pune.

    1. tony says:

      Eshte mese normale qe burri te lavderoje gruan (ndryshe ke i bie te lavderoje?) Por kjo pacavurja e ketij duket hapur hajde furca boja gati. Dhe mjaft me keto genjeshtra ne nje dore librin ose kompjuterin dhe ne tjetren femijen se vetem ne qe jemi prinder e dime se cfare sakrifice eshte te jesh i pranishem ne jeten e femijes e sidomos kur ke kohe te kufizuar dhe kthehesh nga puna vone dhe i lodhur. Por mbase cifti Hila/Xhunga nuk i ka keto probleme dhe fantazojne papushim!

    2. Shahisti Klasik says:

      E vertete, gje te keqe s’ka, puna eshte se nuk po i shofim ndonje te mire. Kaq.

  25. noah says:

    Hila e ka me hile. Kush e di ku e ka hallin… Mbase i ka mbetur qejfi nga Rama….

  26. Shahisti Klasik says:

    Masturbim absolut.

  27. Xhafa says:

    Shqip i zonjes xhunga esht emisjon i cili ka rreth dy dekada qe ndiqet nga shqiptart an e kend globit nje emisjon i cili na e ka pru token shqiptare nga Ulqini ne Prevez nga Bujanoci ne Gostivar me bukurit e hallet e veta .
    Sukses gazetares ne vazhdimin e kti emisjoni ne tv tjeter.
    Sukse dhe zotit Hila ne punen e tia .
    Nje shmbull qytetarie dhe nje vler e botes ku duam te shkojm
    Nje njeri qe flet e mendon dhe shkruan pa ju drdhur dora hallet e problemet qe ka vendi .
    Respekt

  28. bekim says:

    kur do na tregosh historit qe ke me gruan ne dhomen e gjumit besoj se publiku do ishte me shume i interesuar.

    1. elena says:

      Ti Bekim , kurre mos qofsh I bekuar . Zhdukuni nga faqet e Internetit se late nam me injorancen tuaj . Vetem per nje gje te jap te drejte : Kurre nuk e besoj qe te kesh pare ne jeten tende babain tend ti thote nje fjale te mire nenes tende . Kjo eshte kulture , nuk ke faj ti .

  29. emigranti says:

    Nje gje kam kuptuar nga ky shkrim medioker:levdome moj goje se te cava…jeni te dy “tullumbace te shfryra” o Dritan…

  30. Tili says:

    Rast tipik i intelektualizmi provincial Tironcash që presin uau në e plakave nimfomane që i gënjen mëndja se janë më të zgjuarat e asaj që ju kap syri dhe ju rrok mendja

  31. mondi says:

    Te lumte z Hila..!
    Tani e tutje do njihesh si burri i Rudines.

  32. Donika says:

    . Opinioni i pergjithshem dhe ai profesional eshte qe kishte ardhur momenti qe SHQIPi te mbyllej. Shume vite me pare madje . Asgje dramatike . Sot ne bote mbyllen me qindra programe , nga ato qe vertete vlejne. Rudina kaq shume i ka mbushur mendjen vetes qe eshte gazetare e madhe ( nuk eshte) , e kulturuar ( nuk eshte) , e afte ( me pak se mesatarisht ) , televizive ( NUK eshte), punetore ( eshte ) , ambicioze ( shume dhe deshperimisht per te kompesuar shumecka tjeter ) sa nuk e perball dot nje disfate. Kjo flet per mungese reale realizmi qe me shume te ben dem sesa te ndihmon. Te isha ne vend te saj, nuk do te kerkoja te beja “shqipin ” diku tjeter. Ka per ta kuptuar shume shpejt kete. Do te qendroja ne TOP, me nje sfide tjeter , me ide te tjera etj. Per te treguar qe nje program e humbi nje mision, nje tjeter mund te behet. Nese do te isha Rudina, me aq kapacitet dhe formim sa ka dhe nese do te dija limitet e mia ( Rudina nuk i di ) do te ndaloja daljen ne ekran dhe do te beja autoren e nje programi qe i shkon pershtat mundesive profesionale e intelektuale (ato qe jane ) . Po te isha Rudina, nuk do te shpertheja ne autoreklame pa fre sepse cdo gje qe teprohet tregon per pasiguri, merzi dhe frike. Rudina dhe kushdo tjeter e di qe ne fund te fundit perceptohet ne publik ajo qe eshte. reklama, fushatat mediatike , sforcimi i pandalshem per tu shitur me shume sec je, shpjegimi patetik e i vogel qe i ben dedikimt shume te bukur te bashkeshortit etj, duket sikur te ndihmojne ti krijosh vetes ate status qe ke enderruar, por jo. Ne fund mbetet ajo qe eshte. Rudina aq sa eshte .

    1. mikeli says:

      Z. Donika do te isha plotesisht dakort me ty sikur te me renditja disa gazetare me te zonja se Xhunga ne Top Channel. N.q.se ke sy dhe shikon pa me thuaj mos jane valle me te zonja shoqerueset e Dudushit , motrat Vjollca , Xh. Shehu , I gjithe stafi I Te Diell ??? Mjaft me keto ligesira . Po ti permend une cka bere Xhunga , Autore dhe ideatore e emisionit Shqip , autore librash , gazetare ne shtypin e dites , nje zonje e kontrolluar ne fjale dhe veshje , nje njeri qe Top-Channel nuk e njohu per intrigante, llafazane , shpirtlige si puna jote . Turp per ty . Donike.

  33. "BALASHI" says:

    Jam dakort me komentin e MYSLYM PASHA. Sa njerez te cuditshem atij i ka folur zemra sic e mendon ju brockullisni kot. Vet s’ jeni ne gjendje te beni asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje