E rrallë, vajza palestineze që pikturon me kafe të bluar

26 Shtator 2015, 12:23Kulturë TEMA
E rrallë, vajza palestineze që pikturon me kafe të bluar

Artistja palestineze, Selva es-Sibahi përdor kafen e bluar si material bazik për të pikturuar, shkruan Anadolu Agency.

Kjo vazjë e re palestineze tregon se përskaj vështirësive me të cilat ballafaqohen artistët palestinezë, ka arritur të bëjë diçka pozitive dhe të pikturojë personalitete apo ngjarje të shumta.

“Me pikturat e mia përcjell mesazhin se, përskaj embargos, varfërisë dhe luftës, shumë njerëz të talentuar gjenden në Gazë”, tha Sibahi.

Sibahi është diplomuar në Akademinë e Arteve në Universitetin Aksa, në Gazë. Ajo i prezantoi pikturat e saj në ekspozitën e parë të pavarur e cila është hapur në hotelin Almashtal në Gazë. Pikturat e saj tërhoqën vëmendjen e shumë artistëve, por edhe të qytetarëve të cilët kishin ardhur të vizitojnë ekspozitën e pazakontë.

Ajo me anë të kafes së bluar ka pikturuar presidentin e parë palestinez Yaser Arafat, themeluesin e Hamas-it Ahmed Yasin, si dhe shumë personalitete të tjera të historisë së Palestinës.

Artistja në fjalë në një deklaratë për AA tregoi se si filloi para katër viteve ta përdorë kafen e bluar në vend të ngjyrave dhe shtoi se ajo është artistja e parë e cila përdor këtë teknikë në Palestinë.

Sibahi theksoi se në fillim ka qenë shumë vështirë, porse tani ka më shumë përvojë.

5 komente në “E rrallë, vajza palestineze që pikturon me kafe të bluar”

  1. Il mediterraneo says:

    Paska pikturuar alamet personalitetesh !

  2. kombi says:

    Ato qe ka .Ti don Meten me Ramen ne nje dyshe .

  3. Erion says:

    Art duke pikturuar terrorist dhe kallashin ,ma va hahahahh

  4. Lali says:

    Kto ftyra ma shum duken si karikatura

  5. agostin says:

    Ato fytyra ,nuk duken ,por jane karikatura.Sa per ngjyrat nga kafeja e bluar ,te gjithe piktoret e medhenje italian qe nga Leonardo e Mikelangio,koloret i nxirrnin nga bimet e ndryshme,pra :kjo nuke eshte shpikje e palestinezes,pore injoranca e atyre qe nuk e dine ,dhe e quajn dicka te rralle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje