“Tonin Tërshana vdiq duke kënduar ‘Erdhi pranvera’”

24 Shtator 2015, 10:10Kulturë TEMA

Pak përpara se të vdiste, ndërsa merrte serumin, Tonin Tërshana nisi të këndonte “Erdhi pranvera”.

Kështu thotë kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, në një intervistë për Shqiptarja.com.

“Dy ditë para se të ndërronte jetë, ndërsa merrte serum, më tha që “Dua të këndoj!”.

“Këndo”, i thamë.

Nisi të këndojë këngën “Erdhi pranvera”, pastaj këngën “Nënës” dhe një këngë të re, që e kishte dëgjuar në momentin e fundit, por s’ia kujtonte tekstin dhe thoshte se “kam shumë dëshirë me e këndu”.

Për mua ishte, jo vetëm burri i motrës, por edhe shok e mik”.

Kurse motra e vogël e Tërshanës, Dilja shprehet:

“Ah, është lënë pas dore prej shtetit.

Prej shtetit është kjo gjë, nuk është prej tij.

Dua të them se gjithë njerëzve të famshëm u janë ulur vlerat, nuk kanë qenë vlerësuar kurrë.

Ndoshta nuk them se sot nuk ka këngëtarë, ka boll, por zëri i Toninit, nuk e them se unë jam e motra, por është i papërsëritshëm.

Këtë s’e them unë, e thonë njerëzit, që është i papërsëristshëm. Edhe telefoni mbrëmë nuk na ka pushuar nga njerëz që s’i kemi njohur kurrë e që kanë shprehur ngushëllimet”.

12 komente në ““Tonin Tërshana vdiq duke kënduar ‘Erdhi pranvera’””

  1. rrufeja says:

    PJESA ME E MADHEE MEDIASAS NUK THANE NJI FJALE PER TE MADHIN TONIN TERSHANA. GJATE GJITHE KESAJ KOHE KETO MEDIA KANE QENE TE SHQETESUARA NESE I KA GJETE CILJETA BREKET PER KONCERT.

  2. arianna says:

    Ju prehte shpirti ne paqe dhe i qofte dheu i lehte ! Iliri

  3. Tunxh, bir says:

    Edhe nje here ngushellime familjes. E dashur motra e Toninit, lereni shtetin se boll halle ka, iku koha kur mendonte shteti.

    1. plaku i mocem says:

      “Tunxh,bir”Shteti po mendon si si me i ushqye shqiptaret me buke,ka hall me te madh se ky?ja per kete shteti eshte t’u vra mendjen!Tonini zerit te embel qe kendoi edhe per ne, ishte rob zoti i qofte i lehte dheu

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ngushellime familjes !
    Per Toninin,pranvera nuk erdhi,ai kendoi per te tjeret,i tille eshte artisti !
    Pasuri per Toninin dhe familjen e tij,do mbeten kujtimet e zerit te tij te mbrekullushem.
    Lamtumire Tonin,ne do heshtim para zerit tend !

  5. Keqardhje ,shume keqardhje per bilbilin e paperseritshem Tonin Tershana. Ngushellime familjes, Shkodres, dhe gjithe fansave te tij kudo qe ndodhen.

  6. ilir says:

    Mirenjohje dhe respekt per kenaqsine shpirterore dhe artistike qe Tonini me dha ne moshen me te bukur dhe vazhdon dhe paperseritshem vazhdon!
    Kengetaret vjen nje dite dhe largohen nga kjo bote. Por lene pas nje veper qe jeton gjate.
    Ngushellime familjes dhe njerezve me te dashur te kengetarit tone Tonin Tershana!

  7. . says:

    u prehte ne paqen hyjnore

  8. E po kjo pune! says:

    bashkohem me parafolesit. Vigan i muzikes, brezi i atyre viteve nuk perseritet dhe do mbetet reference per brezat qe vijne. Tu vije turp atyre palopolitikane qe nuk bene nje kalim normal te sistemit por hodhen bashke me ujin e piste dhe foshnjen. Nuk ka rendesi kujt i kendoi por si kendoi dhe brezi i ri eshte teresisht injorant ndaj vlerave te asaj kohe qe Sali Berisha me shoke e etiketuan ne bllok komuniste!!!! Je i paharruar Tonin Tershana, u rritem me ty dhe je pjese e jetes sone pergjithmone. Te lumte moj Shkodra loce per artistet e mrekullueshem qe nxorre.

    1. Gjiro. says:

      Me lot be sy name.komenti I mrekullueshem jam pjese e atij brezi we u rrit me kenget e Legjendes shqiptare so Tononi.Ngushellime familjes. NY city.

  9. nje shkodran ne emigrim says:

    Do te baj nje CD me kange te Toninit dhe ta ndigjoj shpeshhere ne makine per nder te ketij artisti te madh dhe per respekt ndaj mikut tem te mire A.T.
    R.I.P.

  10. ervin dibra says:

    E prefsh ne paqe zero I shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje