Sot, në moshën 79 vjeçare me një kompromis fjale krejt pa vend mund ta quajmë se ka dalë në pension. Por kjo nuk është diçka që i shkon fare. Ai nuk shtyn kohën me tavëll a letra spathie deri sa t’i vijë dita që të marrë paratë në sportel. Është shkrimtar, dhe si i tillë, i duhet të prodhojë edhe pse pensionin e merr për shkak të marrëveshjes që ka si qytetar korrekt me shtetin e tij. Por si njeri me jetë të gjatë në politikë hyn tek ata administratorë që ka ditur të tërhiqet në kohën e duhur. Tek e fundit gjithçka ka limitet e saj.
Ai u lind në Dardhë të Korçës, në 27 shtator 1936. Quhet Teodor Laço. Me një diplomë në bujqësi në vitin 1958 punon si agronom e zv/kryeagronom në Seksionin e Bujqësisë të Komitetit Ekzekutiv, Korçë. Por ky ishte vetëm një segment jete. Për më tej do ta udhëhiqnin letrat. Mes viteve 70-‘74 punon në Sektorin e Letërsisë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Nuk besoj se ka njeri që nuk ia ka dëgjuar emrin, t’i ketë lexuar një libër a të ketë parë një film me skenar të tij.
Sot mund ta konsideroj mik të vjetër. Intervistën e parë ia kam bërë kur ishte ministër kulture, të fundit kur folëm për revoltën e vitit 1990 në Kinostudio, gjë që i solli jo pak kokëçarje Komitetit Qendror e të dërguarit të tij Foto Çami. Në atë kohë Laço drejtonte sektorin e filmit artistik. Ishin ditë të nxehta kur ai, i thirrur nga instinkti i lirisë e la mënjanë penën, për t’ju përkushtuar një veprimtarie më madhore. Fuqia e fjalës së shkruar dhe e imazhit në film e kishte humbur fuqinë. Duhej veprimi konkret, përndryshe…
E lemë mënjanë këtë çështje, e kemi trajtuar gjerë e gjatë. Gjendet pa vështirësi në internet, në gjithfarë portalesh.
Teodor Laço, apo më shkurt Todi, siç e thërrasin shokët e gjimnazit, ka dëshirë t’i presë miqtë në një kafe të këndshme te rruga “Don Bosko”. Aty ndihet krejt i shpenguar, si në shtëpinë e tij. Bashkëshortja Miriam, një nga emblemat e teatrit të Korçës, por dhe e kinemasë shqiptare, i rri pranë. Diku në të hyrë të asaj rruge që dikur na çonte te Uzina “Partizani”, ata kanë dhe apartamentin ku banojnë prej vitesh. Megjithatë, kryeqyteti nuk është dashuria më e madhe e Teodorit. Ai është mësuar ta ndajë jetën e tij mes Tiranës dhe Dardhës. Verën e nxehtë e kalon në male, dimrit zbret në qytetin e zhurmshëm, por me klimën e zbutur mesdhetare.
Në fushën e letërsisë ai do t’i bëhej i njohur për publikun që me romanin e tij të parë në vitin 1970 “Tokë e ashpër”. Më pas do të vazhdonin “Portat e dashurisë”, “Korbat mbi mermer”, “Një ditë dhe një jetë”, “Zemërimi i një njeriu të urtë”, etj. Të shumta do ishin pjesët që ai do shkruante për kinematografinë e teatrin bashkë, ku mund të përmendim skenarët e filmave, “Streha e re”, “Përballimi”, “Shtëpia jonë e përbashkët”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time” etj., ndërsa në teatër kujtojmë komedinë “Shi në plazh”, dramën “Kambanat e muzgut”…
Më tregon se asokohe raportet e shkrimtarëve me regjimin ishin fort delikate. Thotë se shkrimtari ishte gjithmonë njeriu i survejuar për shkak të letërsisë që bënte dhe pikëpamjeve që mund të shprehte. “Në atë kohë mund të shkoje si ‘qeni në vresht’ për një gabim fëmijëror, ose një tekë të shkrimtarit. Për shembull: Në vitin 1972 disa letrarë të rinj tiranas, mes të cilëve ata që u bënë shkrimtarë ishin Roland Gjoza dhe Bedri Myftari, dilnin nga kodrat e Liqenit Artificial, shkëmbenin dhe lexonin krijimtarinë e njëri-tjetrit, madje jepnin dhe çmimin ‘Nobel’. Vetëm një gjë e tillë bëri që ata të kapen dhe të dënohen të gjithë. Kjo diktaturë te shkrimtari ndikonte që të krijonte dhe autocensurën”.
Më gërryen kureshtja të di se si vepronin shkrimtarët në një regjim të ashpër për të ruajtur veprat e tyre të mirëfillta? Teodori më thotë se në të gjithë krijimtarinë e tyre shumica e shkrimtarëve shqiptarë vërtiteshin në një lloj dualizmi. “Kanë botuar vepra politikisht në shërbim të asaj kohe dhe vepra, të cilat i kanë shpëtuar realizmit socialist, që në rastin më të mirë mund të quhen vepra realiste dhe me sens kritik për realitetin e asaj kohe. Këtu e kam fjalën për prozën, sepse poezia është një kapitull më vete, ku dhe mëkatet i ka më të mëdha. Mund të them se ka pasur goxha shkrimtarë që i kanë shërbyer sistemit madje me bindje. Por kishte dhe shumë të tjerë, të cilët në subkoshiencën e tyre ishte liria që mungonte dhe që shoqëria, e cila po ndërtohej në Shqipëri ishte e padrejtë. Megjithatë duke parë që ishte e vështirë të luftohej drejtpërdrejtë, bënin kompromise”.
Kompromise!? Epo natyrisht, – them me vete, – edhe sot bëhen kompromise. Madje shumë. Kompromise të cilit lloj? – e pyes me kast. “Bënin vepra që priteshin të përgjoheshin e të goditeshin, por realizonin dhe vepra, të cilat i përmbushnin të pesë kushtet themelore të realizmit socialist. Një gjë të tillë e ka shpjeguar dhe Ismail Kadare, kur thotë që në këtë mënyrë shkrimtari bën kompromis me vetveten. Pra bëheshin vepra që shërbenin si pasaportë për të botuar dhe vepra të çliruara”.
Në nënndërgjegjen e tij prej shkrimtari, çdo gjë është e dyzuar dhe e dyshimtë padyshim që është. E kundërta as që do kish kuptim. Prandaj, atje ku askush nuk mund të hyjë veç qenies së tij të padukshme, nuk ka manual rregullash dhe në trafikun marramendës, ku gjithçka përplaset me dëshirë, lindin ide të reja. Ai nuk ngurron ta hedhë synopsusin e porsalindur me laps plumbi mbi një fragment letre, ku një djall e di pse në faqet ballore me germa të ngjeshura kompjuteri me siguri ishte shkruar fjalimi politik i vlefshëm për seancën e radhës të Parlamentit, a një notë verbale për Ministrinë e Jashtme. Por kjo duket se nuk ka fare rëndësi. Ajo që është bërë nuk mund të zhbëhet dhe sigurisht, ajo që është zhbërë nuk mund të ngrihet më. Në raportin pa balancë, ku gjithçka duket se merr trajtën e një pragmatizmi pozitiv, ajo që mund të fitosh pa frikë është… vetvetja.
E pyes se cila ishte krijimtaria e tij e kompromisit dhe jo e saj? Jam i drejtpërdrejtë. Pyetjes nuk ke nga t’i shpëtosh. Por Teodor Laço nuk është nga ata që përdor truke të shpejta për t’ia hedhur. Ai njihet për temperamentin e tij liberal dhe aspak tendencioz. Më thotë se në vitin 1971 boton romanin “Tokë e ashpër”, i cili ka si subjekt formimin e një kooperative bujqësore në zonat malore. “Ky është një roman që nuk ka lajthitje për kohën, – bën ai një parantesë e më pas vazhdon: – Por në vitin 1973 botoj vëllimin me tregime ‘Ajri i ftohtë i mesnatës’, ku një pjesë e tregimeve lirike kishin sens kritik. U cilësua si libër i gabuar dhe u hoq nga qarkullimi. U tha se në të nxihej realiteti. Një shkrim për këtë novelë u botua në gazetën ‘Drita’ në formë redaksionale me titull ‘Nuk ka për të ndodhur kështu’, ku mund të them se në fakt ishte një pretencë. Një vit më pas, në vitin 1974 doli novela ‘Ditë dhe net që mund të vijnë’. Ky libër u botua në fillim të vitit 1974 dhe fillimisht nuk solli asnjë shqetësim. Por në tetor të po këtij viti, kur doli grupi ‘puçist’ në ushtri, kundër librit dhe meje u dërguan shumë letra në Komitetin Qendror nga disa shkrimtarë ushtarakë. Ky libër u akuzua se i bënte jehonë ‘Teorisë së rrëshqitjes’, për të cilën u dënua grupi i ushtarakëve të lartë, sepse bënte fjalë për një stërvitje ku trupat tërhiqeshin dhe sulmonin për të rimarrë sërish pozicionet. Libri jo vetëm që u hoq nga qarkullimi, por edhe unë e pagova duke qëndruar 7 vjet larg Tiranës”.
Ishin vitet kur mezi futeshe në Tiranë, të të hiqnin prej saj ishte padiskutim një lloj internimi. Ku të degëdisën? – e pyes. “Lidhja e Shkrimtarëve më dërgoi si mësues në Libofshë. Por më pas më tërhoqën në Fier. Në atë kohë në Fier ishte emëruar Sekretar i Parë i rrethit Pipi Mitrojorgji. Duke dashur t’i japë një hov jetës artistike në qytet, ai na mblodhi të gjithëve dhe bëri një bërthamë shumë të mirë. Dhe vërtet që jeta artistike në Fier pati një hop cilësor. Aty nuk isha vetëm unë, por edhe Neritan Ceka e Myzafer Korkuti, arkeologë; Vilson Kilica, piktor; Paskal Milo e Myslym Islami, historianë; Pëllumb Kulla, skenarist e Fatos Sela, aktor. Të gjithë të ardhur nga Tirana”.
Rroftë Tirana… I mblidhte të gjithë, i shpërndante gjithashtu.
Ca kohë më parë ai botoi një tjetër vëllim me tregime kuptimplotë, por pena e tij e mbushur me bojë e me majë metalike krejt të re, nuk ka ndërmend të reshtë asnjë çast. Kujtimet të fragmentarizuara për ngjarje fort të diskutuara, të cilat do të qepen hollë nga dora e mjeshtrit, presin të na vijnë së shpejti si një informacion i plotë e solid, për të zbardhur më tej terrin që sundon atje, ku drita është e pafuqishme. Teodor Laço, shkrimtar e skenarist filmi, e për më tepër politikan jetëgjatë e diplomat me karrierë të shkurtuar, vazhdon rrëfimin e tij pa asnjë çast të dyshimtë, në duhet të flasë për krijimtarinë letrare apo aktivitetin politik, për të dyja bashkë, apo për asnjërën prej tyre. E nëse ka pasur vërtet një dyshim të tillë, ai duhet të ketë zgjatur vetëm një sekondë ose më pak se aq, ndërsa kompromisi duket se nuk ishte aspak i vështirë: të flasë për gjithçka, pa kompleksin se diku, një gjë krejt e papritur e dashakeqe do të mund t’i prishë imazhin e lartuar.
Si do ta rregullonit biografinë me pushtetin? Ha, ha… mund të qeshte pak. Të thoshte se biografia tanimë ishte e prishur. Ai ishte në frontin e kundërt me pushtetin, në një luftë për jetë a vdekje… Por jo. Ka një kompromis gjithsesi, me të tjerët apo thjesht me veten. Teodor Laço nuk i bën bisht pyetjes: “Pas këtyre dy librave, që për të thënë të vërtetën prisja të përfundoja edhe në burg, po në fund të vitit 1975 u botua romani ‘Përballimi’. Ajo u pëlqye si vepër, e cila figurën e Sekretarit të Parë të një rrethi e nxirrte njerëzore dhe jo skematike siç kishte ndodhur deri në atë kohë. Kështu që u zbut masa e dënimit. Ndërsa në vitin 1978 u botua romani ‘Lëndina e lotëve’. Kjo është dhe vepra më e mirë e imja e para viteve ‘90, e cila ishte gjithashtu dhe krejtësisht e papolitizuar. Në vitin 1982 u ktheva nga Fieri dhe fillova punë në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku merresha me talentet e reja”.
Në vitin 1986 Teodor Laço do të merrte postin e përgjegjësit të filmit artistik pranë Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku do të punonte deri në vitin 1990. Në periudhën 1991-1992 do të emërohej edhe drejtor i saj.
Mendohem pak, pyetja më duket provokative, por gjithsesi dua ta bëj: Keni menduar ndonjëherë që për konjukturë duhet të militonit në radhët e Partisë së Punës? Laço është i qetë. As që i shkon në mendje të triblojë për të marrë ndonjë pikë të pavlerë. “Nëse do të më afrohej një gjë e tillë me siguri do ta bëja, – më përgjigjet, – por unë kam pasur babain emigrant ekonomik në Amerikë dhe gjithsesi nuk shihesha si pjesë e kontigjentit të partisë. Gjithashtu, një i afërmi im ishte në burg politik, çka e bënte dhe më të vështirë situatën”.
Në fushën politike Teodor Laçon do ta gjejmë që me fillimet e demokracisë. Ai është një nga themeluesit e Partisë Socialdemokrate duke qenë edhe nënkryetar i saj deri në vitin 1994. Do të bëhej deputet në zgjedhjet e para të lira në vend. Prej vitit 1994 deri në 1997 do të mbante postin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 1995 krijoi një parti të re “Bashkimi Social Demokrat”. Për dy vjet shërbeu në Moskë si Ambasador Fuqiplotë. Ndërsa për veprat e tij letrare, Teodor Laço është nderuar me 3 Çmime të Republikës dhe Çmimin “Migjeni” gjithashtu.
Respublica
mos i beni kot elozhe ka qene spiun i sigurimit ne kohen e enverit dhe buthlepires i sales ne kohen e demokracise pak a shume si fatmir mediu sot
TIPIKE ORTODHJER !!!!
Hengri e piu ne kohe te Verit ( ashtu si shumica e sojit te shpifur ortoqen )
dhe tani del e ne ben te “Mbijetuarin”!
Me thoni:
Kush te bente drejtor te filmit ARTISTIK ne Kinostudio ?????
Po , te benin sepse ishe me i bnesuari i Partise dhe nder SPIUNET me te medhenj kunder bashkepunetoreve!
Tung!
Mos e besoni po deshet!!!!
I nderuar zoti Teodor Laço!
Ju dhe gjithe takemi juaj(me nder teje Intelektual) i ktheheni kohes se Diktatures dhe temes se “mbijeteses”,Jo sepse ato qe thoni jane te verteta,por sepse thelle-thelle ne Shpirtin tuaj (te trembur tashme prane Dites se Gjykimit)e dini shume mire se ju HESHTET atehere kur duhet te FLISNIT.Eshte e TURPSHME se si Ju,dhe Maskarenj si puna jote, vazhdojne t’a perdorin kete Popull per shfajsuar veten,ne nje kohe kur kur reagimi juaj duhet te jete me i Thjesht dhe me i Cilter(sinqert).MEA CULPA.
Dhe ky popull do t’u falte,pasi Koka e Falur nuk Pritet.Nuk do t’u gjykonim pasi,ne ate kohe,te gjithe Gabuam,me perjashtim te nje grupi te Vertet Disisdentesh te cilet u dergjen ne Burgje dhe u Masakruan nga ideologjia e asaj kohe.Dhe kur Diktatura ra,ata nuk ishin me ne gjendje te Flisnin dhe te Drejtonin kete Komb,pasi ishin Moralisht,Shpirterisht dhe Fizikisht te SHKATERRUAR.Pikerisht ne kete moment u futet ne loje Ju dhe karagjoza te tjere si Barbari i Vicidolit,Fatos Nano dhe kompani.Por Ti,o qyqar,vazhdon e i kthehesh asaj Historie,a thua se njerzit jane symbyllur,sikur ne kohen e Diktatures,dhe askush nuk te Kupton.BOLL,se jeni bo te NEVERITUR,tashme dhe nuk u durojme dot.
Me qe ra fjala,si shkrimtar je thjesht medioker.
Per cfare mbijetese flet ky servili Laco?
Ne Fier ky ka qene sic shkuan ne BAZE edhe shume antare te Byrose Politike!
Fakti qe me pas ai u caktua ne poste te larta ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe ne Kinostudio,tregon se ai eshte MASHTRUES ORDINER!!!
Ai mbijetoi atehere duke i sherbyer PPSH-se,njelloj si tani,ne KAPITALIZEM mbijetoi duke i sherbyer PADRONEVE SUNDUES si Sali Berisha etj!!!
Ky njeri duhet te kete trup kur flet per mbijetese fallco!!!
PO POPULLIT,A I KE SHERBYER NDONJEHERE,o LACO???
KURRE,VEC VETES!!!
po perse vetem ky ,mllaciste ne cicat e Memes Parti ateher =?
po kakareja me gogollin mo shoke ?
a ka pas bythlepires me te zote nga dyshja kriminele kakare-gogolli ,
qe s’lan shkrimtare e poete pa rrasur burgjeve te partise tyre ?
po ne demokraci kishte putana me te medha se kakareja dhe surrat vreri gogolli ?
asnji nuk kishte ,me te ndyre se kta te dy ,
por Tabori allaturka nuk i shef krimet e Islamit por te krishterit ,
ptuuuuuuuuuuuuuuuuu rrace shkerdhatash ,ju meritoni cdo injorim e fyerje sepse sjeni njerez por dicka e tille midis kafshes dhe njeriut .
ashtu mbyllet syte edhe perball krimeve 24-vjecare te berishes dhe mos me shlku noj pordh Rama se kerceni perpjet tu i drejtu gishtin ,
pooooooooooooordhiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii Rama ,cfar skandali !
YYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYY SHKERDHAT POPULL
Or kur ..v Elbasani!Po na shet Teodor Lacon per hero?E ke degjuar frazen Laco parti?Me cilin pushtet ka luftuar Laco per jete o per vdekje?Me diktaturen kur ngordhi kali e i rane thonjte?Ti ja lepin Lacos,Laco ja ka lepire Enverit,Saliut & Co
O Latif ke ngelur ke Laco partia, term i Nanos . Me camet e Lsi cfare spo degjojme….
Mire Dean mis shiko as filmin Perballimi e as komedine Shi ne Plazh atehere, se Laco i ka bere dhe qe ta dini ju ku njeri eshte i vetmi ish minister qe ka vedhtiresi te medha financiare
Shkrimtar dhe njeri i shkelqyer
Urime Z. Laco
ju qe komentoni jam i sigurt qe e keni derrmuar komunizmin, slate njeri pa share, njerez te vegjel yyyyyyy…
Nje nga 5 shkrimtaret me te mire ne Shqiperi
E kalon shume bute intervisten ….tip laco….nuk te mohoj punen dhe perpjekjet si individ ,si gjithe te tjeret ,POR SHQIPERIA DHE SHQIPETARET NUK PRESIN INTERVISTA TE TILLA PA NERV ,PA PROBLEMATIKE ,NE NJE KOHE KUR NE POZICIONET QE KE QENE SIDOMOS MBAS 1990 MUN TE THESHE TE VERTETAT E PISTA TE QEVERIVE QE IKNIN E VININ DHE QE E KATANDISEN POPULLIN NE KETE GJENDJE …..pra ka gjera me te rendesishme per te cilat duhet te flasim hapur dhe me guxim ,jo si njeres te tredhur,centrizem dashakeq qe mbulon te vertetat qe mund te na clirojne nga maskat dhe karnavalet politike …..jo nuk ecet keshtu ,edhe kjo interviste ne kohen e koleres eshte nje tregues se kemi mbaruar me gjithe cka ,dhe fajtoret te mos I kerkojme as te greku as tek serbi ose kudo tjeter FAJTORET E VETVETES JEMI NE QE E KEMI NGRITUR NE SISTEM GENJESHTREN MASHTRIMIN EGOCENTRIZMIN DHE MEDIOKRITETIN
Eshte turp te flitet ende per keto kufoma shetitese te kohes makbethiane. Se fundi nga shtypi vulgar dhe i degjeneruar shqiptar pres te lexoj dhe per disidencen e hijenes se zeze, Nexhmije Hoxhes. Qyfyre nga rregjimi qyfyr…..
Faj eshte i shtypit shqiptar qe déri sot nuk eshte ne nivel qytetarie e na sjell keto spiuna edhe kriminela bile-te shfajsojne veti ketu per mekatet qe Kane mbi njerezet qe kane denuar,qe kane burgos,qe Kane varr ne litar,
Jeni turpi i kombit shqiptar ,edhe do mbeteni turpi i kombit shqiptar nder shekulli!lumpenintelektuale,pa asnje vlere as morale,as intelektuale,karikature e se keqes!
Pershendetje Teodor Laco, ish-drejtor i Kinistudios Shqiperia e Re e Enver Hoxhes; Kryetar Partie ne kohen e Ramiz Alise; Ambasador i Sali Berishes.
Varet nga nahite shqiptare : ”Vdiq mbreti ! Rrofte mbreti ! Sa ishte
gjalle, ishin te paret ne hosana e diturambe…!!! Tash i vdekur hidh
balte e hidh mllef…..!!!
Maks Velo
” Aartistet e Lidhjes se Shkrimtareve kane qene spiune “
…shkrimtar i madh…njeri i vogel…ta kishte mbyll gojen ne 90 -ten do hynte ne Histori..tani ka hyre ne haleri…
Veshtiresi financiare thote Mali.Mbi 1 miljon pension o Mali.A i kupton meritat e vecanta te tij apo s i kupton.Te gjithe ata te grumbulluar ne Fier spiune ishin.Tani duan te permiresojne biografine.Bishti qenit nuk drejtohet, jo.Ketu qendron dhe mungesa e moralit, e zeza qe behet e bardhe dhe Shqiperia qe lundron ne ujrat anadollake lindore , mbushur me spiune si gjendje me normale.Lerini ne vetmine e heshtjes ta mbyllin jeten ashtu rrethuar nga cmime pushteti si sherbetore te perjetshem te tij dhe jo mesues te shprtit dhe percjelles te se vertetes.Koha thuajse i ka harruar dhe do t i harroje me shume.Ishte pikerisht ky grup intelektualesh qe e bllokuan zhvillimin e lire te demokracise si sherbimin e fundit por me te rendesishem ndaj nje rregjimi gjakatar qe po vdiste.
Zoti Pa-laco nuk ka qene kushedi si shkrimtar,po edhe si njeri qe punonte ne”hije”.Une kam lexuar ato qe ai ka shkruar dhe nuk them se ishin te kqija,po i rendomte,aq sa nuk e dinim mire si e kishte mbiemrin Palaco apo LacoSot fiqen te gjithe si te persekutuar.
Nuk na u ndane kermat komuniste.Por e demostrojn veten si intelektuale
te mirfillte..Te gjith komunistat,ish sigurimsat,dhe spiunat ordiner te rrugeve,e trathtuan idealin e tyre criminal te komunizmit,se ajo keshtjell kriminale qe u ndertua me “kufomat” e nacionalisteve te ndershem, e shembi evolimi I kohes,per te mos u rindertuar me kurre.Kryemafiozi dhe poliagjenti -Alia- nxorri nga xhepi celsin e tij magjk,dhe me te hapi dyert e pluarizmit..Jo per ti shtruar rrugen
demokracise,dhe as per ti rikthyer popullit,drejtesine e mohuar prej 45-vjetesh por per te mbrojtur kriminelat e tij,ne saj te seciles
keshtiella e krimit mbijetoi plot 45-vjet..pikrisht te gjith ata zvarranik te kanaleve te zeza ndryshuan vetem ngjyrat e kostumeve dhe jo ndergjegjen dhe boten e tyre shpirterore..Ju sullen partive,duke u bere timonjer te tyre,zaptuan pushtetet qendrore dhe ato locale..Por
krimet e ketyre zvaranikeve nuk mbaruan me kaq,ata ju sulen pushteteteve ligjore,ku me tre muaj [kurs] nen hijen e plepave ne durres,si nje okubator pulash,e mbushen vendin plot e perplot,me prokuror,gjukatsa,apo avokate..Por krimin me te madh ndaj shqiptarve,e
bene gazetaret,qe u ka munguar dukshem niveli,dhe kultura qytetare..Ku prej 25-vjetesh kurre nuk e ushqyen popullin,me rrealitetin,por shtremberuan gjithcka duke shigjetuar drejtesine,qe te mos vazhdonte
rrugen me kembet e saj,por me ptericat,qe gazetaret qe ja ndertuan me shkrimet e tyre ordinere apo rrugesh…Dhe sot paturperisht shum lector,qe une I konsideroj te pa pergjegjshem,dhe pa dinjitet,mundohen te na servirin shkrime te rendomte,per te lartesuar komunistat,apo ish kriminelet e sigurimit te shtetit..Kujdes,mos na provokoni,se mjaft na provokoi Berisha..Se per 25-vjet,nuk beri gje tjeter,vetem se zbatoi ne menyren me korrekte platformen e katovices,i la perseri te
burgosurit politik I la ne “burg” dhe ish pronaret,i cpronsoi per se dyti
Mos harroni,se demokracia e vazhdon udhen e saj,pamvarsisht pengesave
qe ju gazetaret I keni krijuar,shum shpejt ujrat do te kthjellohen,per kete te jeni me se te bindur…
Bravo Enea e drejte, por nuk eshte vetem nje nga 5 shkrimtaret me te mire ne Shqiperi por edhe nje nga njerezit me te mire ne Shqiperi.Kame punuar shume vite me Z.Teodor ne teatrin e Fierit dhe ka qene nje nga njerezit me te mire qe kame njohur deri me sot.Edhe pse erdhi si i denuar ne Fier ishte nje nga njerezit me pozitiv ne teatrin e Fierit,dhe qe luftonte me ashper se kushdo me nje organizate partie(policie)te degraduar qe kishte teatri i Fierit,qe perbehej kryesisht nga njerez te pa talentuar qe perpiqeshin tju benin gropen kolegeve te tyre pa asnje aresye,por vetem me sajesa.Vetem si rezultat i punes kembengulese te tij, teatri dhe estrada e Fierit gjate viteve qe Z.Teodor ishte libretist,pa dyshim qe kishte vitet me te sukseseshme ne krijimtari dhe ekzekutim.Ishte vetem ai qe me autoritetin dhe zgjuaresin e tij kacafytej me te tere kuadrot drejtues te komitetit te partise dhe komitetit ekzekutiv(me njerez sharlatan e te pa afte),per probleme te ndryshme ne teater,kur mund te ishte edhe indiferent sepse kishte ardhur si i denuar.Ishte i vetmi njeri ne teater qe nuk bente kompromis me njerezit medioker,dhe i vetmi artist qe ndihmonte talentet e reja.Eshte njeriu qe duhet te marin shembull te gjithe.
Zhurma për dekriminalizim nuk është asgjë më shumë se zhurmë për të siguruar moshapjen e dosjeve të sigurimit.
I perdorur deri ne depersonalizim nga politika! Filloi si i majte
Extrem perfundoi si minister i se djathtes.
Shume interesante eshte historija e ketyre “disidenteve”. Ne ate kohe, nuk mund te shkruanin lirisht, per arsye te represionit te regjimit. Pra, po te shkruanin lirisht, pena e tyre do te bente qe regjimi te permbysej, ne saj te “forces” te tyre te mendimit (ky Laco, Kadare, Londo, Godo, + ekipi kallam kusur i gazetes “antiparti” Zeri i rinise.
Kur regjimi u permbys, kesaj armate “trimash” qe ju dha me ligj e drwjta e shprehjes te lire, kane 25 vite qe shprehen “lirisht” vetem per te vdekurit, si per Dullen, ashtu edhe per sistemin komunist. Kurse praktikisht, i sherbyen ne menyren me te shemtuar vendosjes te regjimit me te urryer te nje shoqerije, nje regjimi krejtesisht injorant, bandit i jetes dhe pasurise qytetare dhe nje shteti te turpshem e te felliqur, qe nepermjet demagogjise fallcifikoi gjithecka, deri edhe historine. Me perjashtim te Kadarese, qe ceshte e verteta nuk u muar shume me politike e me kete aradhe qoftexhinjsh, gjithecka qe ata perfaqesojne eshte mediokritet e primitivitet, dje dhe aq me teper sot.
Ju qe shani jam i sigurt qe nuk keni lene ndonje shenje ne kete bote por ky zoteria ka lene. Jam i ri por mjafton te kujtosh batutat e filmit perballimi dhe eshte mjaft. Pastaj dhe djemte i ka te shkelqyer qe do te thote se i ka edukuar si duhet,
Dhe Llanua por sme kujtohet emri filmit me Zhustin e Ferrin e Dreniken. Shume i arrire me duket Laco e ka bere
Kam rastisur ne qsut dhe Laco ishtd u shtruar rende, md beri pershtypje thjeshtesia e tij dhe modestia e tij ne ate ambient. Shoket e tij politikane kurohen jashte
Ka shkruar vetem libra me kooperativa bujqesore edhe filmat te tille i ka, nje fshatar i shkolluar ngeli gjithe jeten pavaresisht se te jatin e kishte pasur ne Amerike dhe vete ishte nga te paret qe mori nenshtetesine amerikane.Bythelepires i gjithe pushteteve ka qene, se nje pusht ishte dhe eshte, por tani ska me by-the se u mplak.Me kot nuk ja ngjiten nofken Palaco.Ka tregur dhe tregon perralla me mbret ku ne qender vendos vehten si hero.As qe ka pasur dhe as qe ka mirenjohjen apo respektin e njerezve qe e njohin.
Ik futi nai dhalle o Cen Mhalla….
Te dhjefsha mu ne atdhe e mu ne patriot ku me idioti guxon te gjykoj shkencetarin e artistin. Megjithese krijoi ne kohen e kufizimeve te medha politike, Laco do mbetet i vecante ne trajtimin e temave lirike te fshatit e te qytetit. Por fatkeqesisht per te u dashka te japin opiniopne zvarraniket e qelbaniket e ketij vendi te dhier qe cdo vlere e percmojne.
Intelektual te vertet,jane ata qe ne kohen e E.Hoxhes,nuk bene karjere,por pune dhe vepra.
Nje kercu, te vinin ne ato poste,do kishte shkruar me shume.
Teodor Laco eshte pjese e sistemit enverist,por si shume komunist(nuk tregon kur u be antar i PKSH-se)dhe ai e drodhi,kur pa ndryshimet e sistemit.
Njeri i shkelqyer, e kam komshi eshte i rralle ne komunikim e sjellje, respekte.
Shikon vetem vitrine,moj naive deri ne nivel gomarice.
Futu brenda pa te shohesh si e peson.
nuk arij ta kuptoj te gjithe kta qe komentojn vetem per keq komentojne ne ate sistem diku do te punoje te mbaje familjen me buke po kshtu dhe prindrit tuaj sipas jush te gjithe ishin spiune kudo qe punonin/ teodori ishte dhe eshte njeri inderuar njerzit ne ate kohe eddhe sot i shikojne me qef dhe dashuri per edukaten qe kane dh juve qe e shani nje per qind te lacos te beni per veten tuaj dhe vendin veprat e tij dq te mbeten ne istori do ti shikojne breza me radhe.
Jo Laco por dhe PALACO.Jo me shume fytyra por fare i pafytyre ky spiun sigurimi.