Nga Blendi Salaj
Zgjedhja e shkollës së duhur është sigurisht njëra nga dilemat më të forta për çdo prind, dhe bëhet akoma më e vështirë në mjedisin arsimor shqiptar që prej vitesh vuan mungesa të shumta. Ndërhyrjet e poltikës në emërime, tekstet e dobëta me gabime trashanike, mësuesit me formimin tjetër për tjetër janë bërë tashmë pjesë e folklorit urban e rural, e ndërsa puna për rregullimin e kësaj katrahure është pamohueshëm e vështirë dhe e vazhdueshme, unë nuk dua t’ju përsëris shqetësime që i nihni, por t’ju rrëfej për një alternativë të shkëlqyer, një shkollë ndërkombëtare që quhet “World Academy of Tirana, e vetmja e këtij lloji më Shqipëri. “World Academy of Tirana” (wat.al) është një IB World School, një status jo i vetëvendosur, por i dhënë pas. Një punë rigoroze disavjeçare nga Organizata “International Baccalaureate” me qendër në Gjenevë dhe me shkolla në mbi 100 vende të botës. Këtu, lexues i nderuar e prind i interesuar, më lejo të bëj një hap pas për të shpjeguar shkurt se ç’është “International Baccalaureate” (mëso më shumë në adresën: ibo.org).
IB u formua në vitin 1968 si një sistem arsmimi alternativ që ofrohet nga klasa e parë fillore deri në fund të shkollës së mesme. Fillimisht IB u vinte përshtat fëmijëve të familjeve që lëviznin nga një vend në tjetrin (diplomatë, punonjës të kompanive shumëkombëshe) të cilët duke lëvizur nga një sistem shkollor në tjetrin hasnin vështirësi në vijimësinë e arsimimit dhe përshtatjet e notave. Me kalimin e viteve, dhe me mbështetjen e OKB-së, International Baccalaureate, fitoi një reputacion të jashtëzakonshëm, si një sistem arsimor mbarëglobal, rigoroz dhe shumë kreativ, duke u kthyer në një burim të preferuar studentësh për universitetet më prestigjoze. Nxënësit që diplomohen në IB në fund të gjimnazit shfaqin cilësi të lakmueshme, për shkak të formulës dhe metodës gjithëpërfshirëse të arsimimit, ndaj dhe i kanë dyert çelur, kudo ku duan të shkojnë në universitet. Sot ka mbi 4300 shkolla IB në çdo kontinent, dhe njërën e kemi në Tiranë, World Academy of Tirana. Tani, më lejoni t’ju jap arsyet pse WAT është zgjedhja e duhur për fëmijën tuaj.
Mos harro të mësosh më shumë për sistemin IB tek ibo.org dhe mbi “World Academy of Tirana” tek wat.al.
Kam kujtuar se shkollat private nuk existojne me ne Shqiperi?
E kane gjet tashi morin nja dy tre pastrues shkollash anglez e na i nxjerrin ne tv sikur kane mor mesues anglez pastaj se kuptoj ca eshte kjo lesh manie me msu anglisht qe 5 vjec ktu brezi ri sdi me fol shqip
Kjo shkolle eshte inovacion. Eshte dicka qe cdo prind po ta njohe me detaje nuk do mendohet me per zgjedhje. Nje sistem mesimor inovativ me nje nivel shume te larte arsimor. Mos harroni prinder qe investimi me I madh ne jete eshte ai per femijet dhe kur e zgjidhni duhet te dini se kush eshte zgjedhja me e mire.padyshim zgjedhja me e mire eshte WAT.
Me duket se WAT paskan probleme te medha deri sa paguajne reklame te gazetat.
e ci duhet anglishtja si gjuhe e pare nje shqiptari? ne te gjithe boten shkollat behen ne gjuhen vendase,pervec disa shteteve te lodhura afrikane. e paraqesin edhe si avantazh ,pale. ja, ke gjysmen e afrikes qe i ka shkollat anglisht, edhe? kete duam te arrijme? ky,nuk eshte gje tjetr vecse inferioritet i skajshem. spitali amerikan,universiteti evropian,spitali gjerman,italian,grek. sikur jemi ne adis-abeba
Po prandaj quhet “world Academy of Tirana” dhe jo “World Academy of New York”
Ku qendron inferioriteti? Keni degjuar per globalizem? apo s’ka ardhuar akoma ndej nga ju?
Si eshte kjo pune? Brenda javes dy artikuj per wat-in? Ja dhe artikulli i pare: http://www.gazetatema.net/web/2015/09/17/nje-shkolle-qe-u-jep-fund-dilemave-te-nje-prindi/ Besoj se i kane thithur ato pak (apo shume) femije qe mund te paguaje ate “shumen alternative”
Gjithsesi jemi ne pritje te artikullit numer tre per universitetin W(h)ATever
Eshte i njejti artikull!