Zgjedhja e shkollës së duhur është sigurisht njëra nga dilemat më të forta për çdo prind, dhe bëhet akoma më e vështirë në mjedisin arsimor shqiptar që prej vitesh vuan mungesa të shumta. Ndërhyrjet e poltikës në emërime, tekstet e dobëta me gabime trashanike, mësuesit me formimin tjetër për tjetër janë bërë tashmë pjesë e folklorit urban e rural, e ndërsa puna për rregullimin e kësaj katrahure është pamohueshëm e vështirë dhe e vazhdueshme, unë nuk dua t’ju përsëris shqetësime që i nihni, por t’ju rrëfej për një alternativë të shkëlqyer, një shkollë ndërkombëtare që quhet “World Academy of Tirana, e vetmja e këtij lloji më Shqipëri. “World Academy of Tirana” (wat.al) është një IB World School, një status jo i vetëvendosur, por i dhënë pas. Një punë rigoroze disavjeçare nga Organizata “International Baccalaureate” me qendër në Gjenevë dhe me shkolla në mbi 100 vende të botës. Këtu, lexues i nderuar e prind i interesuar, më lejo të bëj një hap pas për të shpjeguar shkurt se ç’është “International Baccalaureate” (mëso më shumë në adresën: ibo.org).
IB u formua në vitin 1968 si një sistem arsmimi alternativ që ofrohet nga klasa e parë fillore deri në fund të shkollës së mesme. Fillimisht IB u vinte përshtat fëmijëve të familjeve që lëviznin nga një vend në tjetrin (diplomatë, punonjës të kompanive shumëkombëshe) të cilët duke lëvizur nga një sistem shkollor në tjetrin hasnin vështirësi në vijimësinë e arsimimit dhe përshtatjet e notave. Me kalimin e viteve, dhe me mbështetjen e OKB-së, International Baccalaureate, fitoi një reputacion të jashtëzakonshëm, si një sistem arsimor mbarëglobal, rigoroz dhe shumë kreativ, duke u kthyer në një burim të preferuar studentësh për universitetet më prestigjoze. Nxënësit që diplomohen në IB në fund të gjimnazit shfaqin cilësi të lakmueshme, për shkak të formulës dhe metodës gjithëpërfshirëse të arsimimit, ndaj dhe i kanë dyert çelur, kudo ku duan të shkojnë në universitet. Sot ka mbi 4300 shkolla IB në çdo kontinent, dhe njërën e kemi në Tiranë, World Academy of Tirana. Tani, më lejoni t’ju jap arsyet pse WAT është zgjedhja e duhur për fëmijën tuaj.
Mos harro të mësosh më shumë për sistemin IB tek ibo.org dhe mbi “World Academy of Tirana” tek wat.al.
Nuk na the sa kushton ??!!, tani taksat ne i paguajme per ministrine e arsimit, ti na nxjerr keto shkollat qe jane per hajdutet, kriminelet dhe te korruptuarit e vendit, jo per gje po ata i kane leke, se kane bere kot afer TEGUT te rrolling hills, atje ku shkojne femijet e pasunikeve shqiptare, te cilet mbasi mbarojne shkollen denden ne kokaine.
Nje gje nuk e kuptoj ne kete mes se kjo shkolla do nxjerre mish te pjekur nga kungulli, per popullin e thjeshte a ka ndonje alternative avanguarde, high definition.
Jo, epo cze kot hapesiren e serverit te Mero bazes!?
8 mije euro viti ishte vjet. Per kete vit shkollor u rrit pagesa me 15%. Mund ta perballoje cdo familje e thjeshte shqipetare.
Vetem 9 vjecaren 72 mije euro!!! me aq leke dhe pa shkolle fare po ti investosh behesh milioner po te duash te punosh. Ketu ka mesues klasi, merre privat dhe je ok me shume, shume me pak leke. Ai qe meson dhe do te mesoje kudo qe te jete ecen!
Epo sa e kane cmimin sikur nuk e the o Blend! Kur pyeta nje te njohuren time me tha: “Mos me pyet se sa paguaj sepse eshte shume!” Keshtuqe pervec dilemave i jep fund edhe atyre 5 lekeve qe ka lene prindi menjane.
Gjithsesi kjo s’do te thote qe ti s’ke drejte te promovosh WAT-in.
Me ratikull idot se bo nona ….rri meret me organizata asociale.
Ne fakt une e kam femijen ne kete shkolle prej 5 vjetesh, qysh me hapjen e saj kur ishin 7 nxenes dhe sot numeron 250 te tille,Te gjitha ato qe shkruan Blendi per menyren , trajtimin , edukimin nivelin e larte te mesimdhenies jane me se te verteta.Edhe shqetesimi i disa prej jush per cmimin e larte eshte i pranuar dhe i mirekuptuar.Por ka plot familje me nivel shume te larte jetese, biznesmene dhe te tjere qe i kane femijet ne kete shkolle.Por mos harroni qe nje pjesa e madhe jane femije te huaj,te punonjesve te stafeve te huaja qe punojne ne Shqiperi.Eshte vertet fat i madh per nje femije shqiptare te shkollohet ne nje shkolle te tille.Edhe nje fakt, shkollat “International Baccalaureate” ne te gjithe Europen jane mjaft te shtrenjta dhe te kerkuara, aq sa pranimet behen me konkurs.