Krajka nominohet për muzikën më të mirë në një film të huaj: Muzika komerciale nuk është aq e lehtë

22 Shtator 2015, 17:46Kulturë TEMA
Krajka nominohet për muzikën më të mirë në

Fatrin Krajka është nominuar për muzikën më të mirë në një film të huaj. Prej kohësh ai po punon në këtë projekt dhe tashmë do të ketë shansin që të vlerësohet nga një juri ndërkombëtare për muzikë që ka krijuar në dramën “Anatomy of the Tide”. Kompozitori shqiptar prej kohësh jeton në SHBA dhe prej andej na ka thënë ndjesitë e tij të para pas këtij nominimi në  Southhamton Internacional Film Festival.

Fatrin si ndihesh për këtë nominim?

Ky nominim është për muzikën më të mirë ndaj filmave me metrazh të gjatë. Është në Southhamton Internacional Film Festival në Angli,  festival që mbahet në datat 14-18 tetor. Të jesh i nominuar për mua është një kënaqësi personale. Për çdo muzikant ose persona që janë në fushën krijuese është një vlerësim i punës që bëjmë.

Ke kohë që jeton në SHBA dhe po merresh me muzikën e filmave, pse kjo zgjedhje dhe jo muzika komerciale?

Për mua  qëllimi i parë është të kesh  mundësinë të shkruash muzikë. Muzika e filmit ose e televizionit janë zhanret më të preferuara për kompozitorët e ekranit. Por muzika komerciale  është një fushë jo e lehtë, që kërkon nuhatje dhe më e rëndësishme është se vazhdon ciklin e punës tonë.

Sa e vështirë është për një muzikant nga Ballkani në Hollivud?

Nuk jam i sigurtë se është më e vështirë për muzikantët e Ballkanit, sesa të tjerët. Kinemaja  sot është shumë e përhapur në të gjitha anët e Europës. Mendoj se suksesi fillon me filmin, i cili është një kombinim kontributeve shumë artistash. Fillon në skenarin- regjinë, kinematografinë etc.  Si kompozitor mundohem t’i japë produksionit të filmit të gjithë frymëzimin pasionin dhe punën që më disponohet./Jonida Hitoveizi

4 komente në “Krajka nominohet për muzikën më të mirë në një film të huaj: Muzika komerciale nuk është aq e lehtë”

  1. faro says:

    Cili eshte babai i Krajkes ?
    I lindur ne usa apo jo?
    I shkolluar ku?

    1. agnostic says:

      Fatrini eshte djali i madh i legjendes Agim Krajka.Kalindur ne Tirane dhe eshte shkolluar ne New York, USA.

  2. Andi says:

    Fatrini eshte djale shume punetor. Punon ne nje dyqan ne Manhattan ku shet parfume dhe ne te njejten kohe gjen kohe per muziken. Bravo!

  3. zonja Milo. says:

    Bravo more djale; nderon veten ,familjen ,pastaj edhe neve si shqiptar!

    – URIME. DHE SUKSESE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje