Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam! (dhe ca foto të rralla)

22 Shtator 2015, 10:45Kulturë TEMA
Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam!

Një dokument për shqiptarët e Bullgarisë dhe legjenda e tre vëllezëve nga Vithkuqi

Si e flisnim shqiptar para 400 vjetësh?! Përgjigjen na e jep një fjalor i botuar në Bullgari, ku jepet kuptimi i fjalëve në gjuhën bullgare, shqipen e sotme dhe gjuhën e vjetër shqip të përdorur nga banorët e fshatit Mandricë në Bullgarinë Juglindore, të cilët janë larguar 400 vjet më parë nga atdheu i tyre.

Të bën përshtypje në fjalorin i cili ka mijëra fjalë, përveç fjalëve bazike si bukë, ujë, sëmundje, lind, vdes, fle, ngrihem, ha, pi, etj etj, të gjitha të tjerat përgjithësisht ndryshojnë dhe janë shqiptuar krejt ndryshe.

Përshembull “sallam” nuk i thonë mishit të përpunuar por i thonë “i shëndetshëm”.

Tarshit, do të thotë “kërkoj”, etj. Megjithatë fjalët bazike nuk ndryshojnë si numërimi apo gjërat kryesore të të bërit. Edhe pse nuk ka gramatikë, foljet janë zgjedhuar afërsisht siç bëhen në morfologjinë e sotme. Përshembull “do të fle” shqiptarët e Mandricës i thotë “ot fli”.

Kurse shprehja apo fjala “flas” është krejt ndryshe në gjuhën e vjetër të shqiptarëve të Mandricës. Ata thonë “zallahis”.

Hartuesja e këtij fjalori, Marija Georgieva (Peeva), banorë e Mandricës është marrë me fjalët bazë të gjuhës së vjetër shqipe që gjithmonë e kanë folur banorët e Mandricës, ndërsa është ndihmuar nga studiuesi i apasionuar ndaj gjuhës shqipe, Ludmill Stankov, i cili ka punuar në një kohë të gjatë në Tiranë si diplomat i Bullgarisë.

Autorja e fjalorit Marija Georgieva (Peeva) është 70 vjeç dhe ka ruajtur thuajse të gjitha fjalët e vjetra që kanë folur banorët e Mandricës.

Mandrica

Mandrica është strukur në mënyrë mahnitëse në bregun e djathtë të lumit Bjalla (Lumi i bardhë), në pjesën lindore të malеve Rodope, në vetë kufirin me Greqinë. Fshati ka ruajtur bukurinë, pamjen e tij autentike dhe gjuhën e vet që nga viti i largët 1636. Duke u bazuar mbi një mbishkrim të vjetër fshati është themeluar pikërisht në atë vit.

Një legjendë tregon se fshati është themeluar nga tre vëllezër shqiptarë nga fshati Vithkuq, që ndodhet jo larg qytetit të Korçës. Vëllezërit kanë qenë barinj të mëdhenj. Ata kanë furnizuar ushtrinë osmane me qumësht, mish dhe produkte të tjera në rrugëtimin e saj për në Edrene. Ashtu vëllezërit dhe familjet e tyre kanë udhëtuar bashkë me ushtrinë, duke arritur Edrnenë.

Ali Pasha ka dashur t’i falënderojë tre burrat dhe u ka propozuar të zgjidhin një vendbanim të përshtatshëm për bagëtinë e tyre. Ato fshatra janë bërë pronë të tre barinjve dhe pas kësaj të banorëve të sotëm të fshatit të Mandricës.

Me kalimin e kohës gjatë lëvrimit të tokës janë gjetur shumë byzylykë, pllaka, unaza dhe sende të tjera të cilat dëshmojnë për jetën mbi këto vende.

Pasi që familjet janë vendosur në fshat, ato kanë ndërtuar një baxho ose mandër. Tepricën e produkteve të qumështit ua kanë shitur fshatarëve në fshatrat fqinje. Blerësit kanë thënë se i kanë marrë produktet nga “mandra”, siç e kanë quajtur fshatin.

Bullgari- Shqipëri

Më 22 shtator Bullgaria ka festën e saj kombëtare të pavarësisë. Konsulli i nderit i Bullgarisë në Shqipëri, Selim Hoxhaj, gazetar me profesion, thotë për tesheshi.com se Bullgaria ka qenë shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912 ndërkohë ndër 5 shtetet e para që njohën pavarësinë e Kosovës. Interesat e shqiptarëve janë përputhur me ato bullgare shpesh herë, ndërkohë që në Bullgari ka tre katedra të shqipes në Universitetet Publike.

Përgatiti: Ylli Pata – tesheshi.com

 

73 komente në “Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam! (dhe ca foto të rralla)”

  1. Fotaqi says:

    Shum prej fjaleve Jane turkoarabe

    1. angjelin says:

      Dhe emri yt eshte evgjito-kurvo-grek.

    2. tfgs says:

      E vetmja fjale apo epitet qe nuk ka ndryshuar ketu e 400 vjt eshte identifikimi: korrak!
      Ishin pikerisht keta korrake qe zaptuan token e arberit, shkaku qe iken nga atdheu shqiptaret e Bullgarise,Italise apo dhe Greqise……

      1. xxxx says:

        Ti dhe familja jote jeni nje nga keta korrak qe zaptuan token e Arberit ore Qen Kolibje

    3. kuq e zi says:

      O koqe kanari
      Ashtu i thuhet dhe sot dhe fjala nuk eshte sallom por sakllom

      Pra sak-sakte (i sakte pa semundje)jane bullgaret qe e kane hedhur ne leter gabim ashtu si bene greket me pallen e karit qe e quajten palikari

      Lum ne per ty o mere per njerzit qe ke

    4. kd says:

      Shiko gjuhen e jevgjite te vetquajtur “greke” dhe do te habitesh se sa fjale turko-arabe ka ne perberjen e saj

    5. & says:

      Mirë fjalët “bazike” që na i thatë, po ato “acide” ku i keni?
      Mbizotëron “Kristal-i”!

    6. petriti says:

      “Studiuesi i apasionuar NDAJ gjuhes shqipe”?????

      Ti “artikullçkronjes” qe ma shkruan shqipen keshtu meriton burg…dhe ndalim botimi per 365 vjetet e ardheshme dhe nese deri atehere nuk ke mesuar, denimi do te te zgjatet derisa te shkrihen akullnajat e fundit ne bote.

    7. mili says:

      Fotaq = shitesbythe

  2. shvejk says:

    Kjo nuk eshte Shqipja, eshte nje dialekt kufitar me sllavet e maqedonise se sotme. Shqipja e paster ruhet akoma dhe sot prej me shume se 500 vitesh te Arbereshet e Italise.

  3. Sala ne burg says:

    Para 20-30 vjeteve fjala sagllam perdorej ne Korce kur doje te thoje plotesisht i shendetshem.
    Nuk e di ne perdoret akoma se po bej vite qe e kam lene.

    1. dardani says:

      ende perdoret ne Kosove,te ne ka kuptimin me shum si i sigurt

    2. Amerikani says:

      Ne korce”Sagllam”(sallam)e perdornin kete fjale,per te pershkruar nje person qe ishte I rregullt nga mendja dhe jo I shendetshem!

  4. mustafa says:

    Eshte sa(G)llam jo sallam ju idiote. fjala sagllam eshte turqizem qe vazhdon perdoret edhe sot. Nuk e di kuptimin e origjinal te kesaj fjale ne turçe po ne shqip eshte perdorur si mbiemer per te pershkruar dicka te sakte, te plote, te pa demtuar.

    1. Ema says:

      e drejt keshtu eshte

  5. anticensurë says:

    si gjithnjë titujt janë gabim!
    “si flitej shqipja para 400 vjetësh”????
    e para nuk ka pasur shqipe por dialekte!shqipja është vendosur në ’72shin,kështu që nuk mund të pretendohet për shqipe!!
    ata kanë folur dialektin e vithkuqit që është pothuajse i njëjtë me atë të sotmin!!tallashit e fjalë të tjera i gjen akoma sot në fajorin e asaj zone!!
    gjëja që më bën përshtypje është mënyra e të shkruarit të artikullit!!
    i shkruar dhe ai në një dialekt të pakuptueshëm,rrëmujë dhe që nuk mund të përkojë aspak me shqipen!!atë letraren,të standardizuarën!!
    për të ardhur keq!!shqiptarë të larguar para 400 vjetësh kanë ruajtur më të mirën që kanë pasur,ne shiptarë në vëndin tonë po shkatërrojmë dhe ato të mira që kemi arritur!!

  6. Zana says:

    Sakllam jo sallam, studioni prepara se te shkruani, po me duket si ajo vjersha e Abetares, per nje D qe ti se ve fjala Dere behet Ere, dhe Shqipnia me keta studjues do tngelet e mjere

  7. Moisi Golemi says:

    Gazetar idiot kosovar. Me titull qurrashesh. Disa fjale qe tingellojne turqisht e persisht, jane huazime te vona ne te foluren e Mandrices, prej ndikimit otoman. Jo se para 400 vjetesh shendetit i thoshin Sallam. O gazetare turkoshake e injorante filo-otomane e idiote te Kosovistanit.

  8. kollodoku says:

    Neqoftese keto fjale Jane perdorur nga shqiptar para 400 vjetesh, po ato fjale duhet te perdorim ne shqiptaret e sotem niprit e tyre.

  9. Lymi says:

    Mos bjere ne nivelin e studjuesve qe nuk njohin as shqipen as turqishten. Fjalet jane me ndikim nga turqishtja, aq me teper qe fshati Mandrice eshte ne kufirin bullgaro-turk.

  10. Opinionisti says:

    Ky nuk mund te quhet studim. E shumta mund te jete nje gervishje siperfaqesore e historise se ketij ngulimi. “Sallam” e trajtuan shume te tjere dhe besoj ska nevoje te perseritet, por mendoj se ka edhe nje gafe tjeter ne artikull: Ali Pasha ka lindur 100 vjet pas vitit qe eshte dhene ne artikull per themelimin e fshatit, apo eshte fjala per ndonje tjeter Ali Pashe???

  11. Jeronim de Rada says:

    Mua me beri pershtypje ekzistimi i tre katedrave te shqipes ne Universitetet Publike te Bullgarise.

    1. Pelasgian says:

      Lexo edhe rreshtat e fundit e pastaj e kupton !!!

      Bullgaria eshte ishte dhe eshte i vetmi vend Sllav dhe Ortodoks qe ka qene ne anen tone !!!§

      Edhe vet ata e kan pesu ne kurrizin e tyre TRADHTINE dhe PABESINE e shkavellomongolave ne bashkpunim me afghanet e zinj!!

      1. Jeronim de Rada says:

        Komentin nuk e bej pa e lexuar tere shkrimin.

      2. preshevali says:

        Ata kurrë nuk kanë qenë në anën tonë.

        Masakrat bullgare ndaj popullatës shqiptare në rrethet; Preshevë Kumanovë dhe Gjilanë, gjatë luftës së parë dhe të dytë, kan qenë të njejta me ato të shkive dhe helaçeve.

        Ajo që kanë përmbajtë autoqefalinë e kishës orthodoxe shqiptare, ka qenë më tepër për inat të helaçeve për shkak të armiqësive territoriale me ta, simbas asaj; për inat të resë, më vdektë djali

    2. Pelasgian says:

      Lexo edhe rreshtat e fundit e pastaj e kupton !!!

      Bullgaria ishte dhe eshte i vetmi vend Sllav dhe Ortodoks qe ka qene ne anen tone !!!§

      Edhe vet ata e kan pesu ne kurrizin e tyre TRADHTINE dhe PABESINE e shkavellomongolave ne bashkpunim me afghanet e zinj!!

  12. Laveri says:

    Po asaj ,te uruares se grave si i kane thene ne ate kohe

  13. Albann says:

    Nuk eshte sallam,po sakllam.Fjala “bosh” i(e) zberazet perdoret e sot.Pstaj 90 % e fjaleve aty kane ndryshim shkronje.”ndrekte”-ndrejte-drejt.Sollakte-Sallak-majtosh, tofte-ftote-ftohte.
    Meshume gjasa ku grumbullusi ,hartusi s ka kapur dot ca bashketingellore te pazeshme ?

    1. Ludmil Stankov says:

      Z. Albann, kjo nuk eshte e vertete! Ju lutem – shihni te Fonetika e se folmes shqipe ne Mandrice. Me poshte, ketu.

      PS Fjala sallam vjen bga turqishtja – saglam. Por ne Mandrice shqiptohet SALLAM. Ne rajone te ndryshme te Bullgarise thone SAGLLAM – punojme sagllam etj.
      Autorja e Fjalorit ka lindur ne Mandrice ku ka jetuar shume vjet. Me profesion eshte mesuese.Nderrimi dh-z dhe th-s eshte konstatuar nga shkrimtari dhe studiusi shqiptar Dhimiter Shuteriqi i cila ka vizituar Mandricen ne vitin 1959 ! Sh. te Studime filologjike, NN 1 e 2/1965.
      Po te doni, mund t’Ju dergoj nje kopje te Fjalorit per te patur nje ide te plote mbi permbajtjen e tij.Pershendetje miqesore !
      Ludmill Stankov

      1. Ludmil Stankov says:

        Zoti Albann,

        Po Ju jap nje shembull nga teksti i Dhimiter Shuteriqit (1959): “Kooperativa e Mandrices”: 17. Ushtro tashi: ni sallam kooperator, per punen qe ishte de mot, i bejne plan te qite, te sojme, dy qint peszjte dita. (Flet Gjili Bojaxhiut, mazi brigadir teqezese Mandrica. (teqezese – forma e shkurtuar per kooperativen bujqesore) (mazi brigadir – brigadiri i pare)

        Albann, me falni se ne komp. tim nuk e kam e-ne me dy pika siper.

  14. bedriu says:

    Pavaresisht disa turqizmave qe kane hyre ne te gjitha gjuhet e Ballkanit
    (Greqisht, serbisht, maqedonisht, shqip, bullgarisht e madje edhe ne rumanisht) mua me duket nje dokument me vlere per gjuhen shqipe.
    Sigurisht qe eshte ne nje dialekt jugor, sic eshte dhe arberishtja e Italise dhe e Greqise,por kjo nuk e ul vleren sic nuk i ulet vlera gjuhesore shkrimeve te Buzukut qe u shkruan ne nje dialekt veriperendimor ose te Budit ne nje dialekt matjan.

  15. bedriu says:

    Shume prej ketyre fjaleve jane deformuar nga hartuesit bullgare te fjalorthit sepse bullgarishtja nuk ka disa bashketingellore qe kemi ne ne shqip

    Keshtu, p.sh aty zevendesohet shqipja th me s (i thate eshte shkruar i sate) q zevendesohet me k (e kuke), y e shqipes – me ju (dju per dy), nj eshte transkriptuar si n, dh eshte transkriptuar ne d, etj.

  16. sali says:

    Po mire ore zoterinj , si eshte e mundur qe ne çdo tre fjale njera eshte fjale fyese ne komentet tuaja. Po kjo nuk eshte as kulture e 500 vjeteve me pare e jo me kulture qe kerkon koha. Nuk mateni fare , nuk e llogarisni fare qe kjo eshte nje faqe publike dhe njeriu ka nevoje te flase me njerez normal?

  17. Na bashkoj kenga popullore says:

    sagllam (e ke te garantume )ja fusin katunit kta gazetart ton si gjithmon,gjithsesi interesante ky reportazh

  18. Era1 says:

    Interesante. Ngjashmeria, me shpipen e sotme, eshte shume e madhe. E dime, qe gjuha eshte nje organizem gjalle, ndryshon, zhvillohet, pershtatet,pasurohet. Po te marresh parasysh evolimin e shqipes,ne Mandrice, flitet nje shqipe shume e mire. Te mos harrojme,qe jane qindara vjete, te izoluar nga trungu ame.

  19. “Sagllam” eshte fjale turke – qe do te thote ne shqip” nje pune e kryer mire, sakte, e plotesuar, ose i sakte si fizik, si trup, i shendetshem si njeri, etj”. “Sagllam” turqit e artikulojne “sallam”, per shkak se “g” ne turqisht nuk lexohet, eshte germe zbutese. Per shembull, emrin “Erdogan” turqit e artikulojne “Erdoan”.
    Kam frike se fjala sallam – qe ne po hame si ushqim nga goja dhe b…a, prej 103 vitesh, eshte me rrenje latine!.

  20. Kokëçari says:

    Duket qartë pra që bëhet fjalë për një gjuhë harbute pa asnjë sintaks dhe gramatikë, kuz mbizotërojnë fjalët turkçe që është dhe babai i vërtetë i shqipove të sotëm.
    Më në fund doli e vërteta në shesh. Gjuhë turkomongole pa asnjë vlerë.

    1. I paemërt says:

      Ik ore rendelecpuar i Janulles shiko jevgjitet “greke” qe ngjajn si dy pika me turqit paszsj hajde e na pellit ketu ne forum kundra shqiptareve sumkapuc

    2. Ludmil Stankov says:

      I nderuar Kokecari,
      Shumica e fjaleve ne Mandrice jane me origjine shqiptare. Ka shume forma te fjaleve ose te foljeve qe jane me interes per shkencen shqiptare, sidomos per gramatiken historike. Megjithese e folma shqipe ne kete fshat ka pesuar ndikimin e gjuheve bullgare, greke dhe turke, ajo ka ruajtur thelbin gramatikor.
      Ju lutem, shihni te Studime fillologjike, NN 1 e 2/1965. Dhimiter Shuteriqi dhe Mahir Domi (gjuhtari)e kane shpjeguar shume mire kete.
      Me ne fund, Fjalori i Marija Peevas trajton gjuhen e folur shqipe ne Mandrice ne vitin 2015.
      Te fala nga zemra: Ludmill Stankov

  21. vendabine me shqipetare ne bullgari ka plot, por kane humbur identitetin tashme. nje pjese e tyre nga bullgaria kane ik ne rumani dhe ukraine para 100-150 vitesh. duhet permendur se diapsopra e shqipetarve ne sofia ka q

  22. ops says:

    vendabine me shqipetare ne bullgari ka plot, por kane humbur identitetin tashme. nje pjese e tyre nga bullgaria kane ik ne rumani dhe ukraine para 100-150 vitesh. duhet permendur se diapsopra e shqipetarve ne sofie ka kontribuar shume ne pavarsine e shqiperise dhe ceshtjeve patriotike. ne shqiperi sikurse ne cdo fush mungojne studime dinjitoze dhe shteti yne se merr mundimi ti japi bursa studiusve te rinj rreth ketyre ceshtjeve me rendesi per historine e kombit tone.

  23. ariu ujk says:

    Kan shku me ushtrin turke te sulltanit se i sherbenin si kasap mishi asaj.
    shqiptaret,keta “kryengritsa per liri”!!
    sherbtoret e ushtrive pushtuese dhe qe shperbleheshin me toka nga turkomyslot.
    tash ka ndryshu “perandori”.
    osht amerika. si osmanllija e atehershme.
    tash shqiptarbythet po qihen ne byth ke amerika sikurse lepujt ne mesnat.

  24. shqiperia e vogel says:

    Me sa di une bullgaret jane turq prandaj kane afinitet per shqiptaret

    1. KORÇARI says:

      Bullgarët janë SLLAVË,

  25. kastriot says:

    nje here thote qe fshati eshte krijuar nga 3 vellezer me ndihmen e Ali Tepelenes , dhe nga tjeter thone qe eshte krijuar ne 1636 ; Aliu nuk jetoi ne 1636 por jetoi 1- 2 shekuj me pas 1750-1821;keto fakte historike dhe kronilogjike i di dhe bufi , cdo shqiptar qe hap 5 libra , por duket se kemi gazetare gomere qe nuk dine gje rreth historise . te tille gazetare jane me keq se budallenjte pasi jane te paafte ;

    mandra ne greqisht i thone stanit , dhe gjuha shqipe kudo ku eshte folur ne diaspore peres viteve dhe shekujve eshte ndikuar nga gjuhet vendase si greqishtja me arvanitasit apo nga turqishtja italishtja bullgarishtja etjera .

  26. fadil says:

    Ne daci me e dite si flitej gjuha shqipe para 500 vjetesh lexoni librin e goon buzukut

  27. kastriot says:

    duket qarte qe eshte vertet nje koqe kandari aio qe e ka shkruar kete artikull , pasi ka gabime drejtshkrimore , ka gabime kronologjike dhe nuk duket si nje artikull me vlera historike letrare dhe kulturale po sikur po flitet me kasemin dhe asqeriun ne kafenete e kavajes me jevgjitet turko arabe pasardhes te koloneve qe na i solli Mehmet pushtuesi per te populluar krejt shqiperine e mesme pasi arberoret e vertete e braktisen kete vend nga frika e ndeshkimit pas vdekjes se Skennderbeut .

  28. Dibrani says:

    Une them qe ato e kan perzier gjuhen pak me turko – bullgare

    edhe ne ne Diber kemi fjale shum te vjetra ,..keto qe ka permend jane me fialek t bullgaro -Turk
    Dibranet
    fjala ,..Te trashis ,…e ka kuptimin te bej lesh ,..mos u ha me mua

    u trashite ,…u vrave

    zorr se e fiton,…..veshtir se e fiton

    i lig ,…i keq ,…por te gjith e perdorin

    voc,….djali i vogel

    cuc ,…vajze

    kujdes se qenka ber vendi brrak,…..brrak -pellg i vogel me uj

    qasu tete,…afrohu

    dy dekejka,…dy minuta

    termo,…siper

    eper,…e siperme

    garen,….brapo

    merrem grejk,…me perqafo faqe ne faqe

    maic,..bluz

    kenoje,..lexo

    patika ,..qorape leshi pa qfa

    mte,…dybek ose tunndse kosi per me nxjerrr gjalpin

    nji bardhok me uj,…nje got me uj

    qe ta he ,…pun dy minutash erdha

    vre,..shiko

    kalter ,..blu

    zabel,…pyll

    mindil,..shami te dyja perdoren

    capajer ,..djal i zoti

    abrash,…si le dy gur bashk

    shtom uji,…si tip bitoni 3 – 4 kg me uji

    kercun,…dru i prer me gunga

    kmes,..tip spate e lakuar ,me bisht perdoret me pre dega me shum

    Gershia ,..qershia

    qeshka ,..pjeshka

    perkie,… siper per doret me shum gjat dites me shum per sendet

    qur ,…vendi ku mbahen lopt

    karakejte,…u lodhe

    nevojtore ,..toilet apo banjo

    u shkoqe ,..u lodhe

    morekujeta,….o zot cfar ka ndodh ,.,.dicka e keqe ose tragjike,..e pa besushme ,..vdekje

    shterp,…nuk lind

    kart,…leter

    gur stralli,…gur perroi i lemuar qe zorr se thehet leht

    pisa ,…rrugic e vogle bari me dhe e hequr me lopat

    pertek,..thuper

    kerpesh ,…eshte dicka qe i vehet kalit tek koka

    drethsa,..lule shtrydhe

    sheshtis,..cuditesh

    fdor,..bore

    Ka me,… po nuk me kujtohen te gjitha tani por dua te them ,..nuk ke pse te shkosh kaq larg per me gjet origjinalitetin per gjuhen Shqipe te vjeter

    Po te shkosh ne zonat malore ne Diber do cuditesh,…Gjyshja ime ishte pa shkoll ,..vdiq 94 vjec por kur fliste ajo cuditeshim nga qe kishte nje gjuh te vjeter qe sot po humbet

    Duhet te punojme me shum qe mos humbin fjalet

  29. skifteri says:

    Ka mundesi ti thuhet si je me shendet ?..Pergjigjja -SAKLLAM .KURSE Sallam -jo duhet te jete ndone gabim ,lapsus ne te shkruar,kjo fjale perdoret edhe ne shqiperi sote nga disa krahina te veriut .Si je me shendet -Skallam .Ndjeva nje gezim te brendshem kur pashe ato foto te djemve dhe vajzave shqiptare te para 400 vjetesh ,shqiptar te Mandrines ne Bullgari,dhe akoma kan ruajtur rrenjet e kombit ,gjuhen shqipe,kjo eshte nje krenari dhe tregon se ne jemi nje kombe I lashte qe rrjedhim nga pellazget .Kjo nuk eshte nje sajese kjo teze eshte hedhur nga shkenctar te shquar europian dhe eshte kapur e pervetsuar nga gjithe rilindasit shqiptar ,por studimeve me te hollesishme si shkenctar qe ju perveshen punes dhe analizave te hollesishme studjuesit dhe gjuhtaret e mdhej shqiptar me E.Çabejn ne krye te akademise se shkencave ne v.1972.GJuha eshte krenaria e popullit shqiptar me gjuhen mbahet gjalle kombi ushqehetkrenaria e nje kombi,qe eshte ajo ndjenje fisnike dhe e çmueshme qe nuk e le nje komb te bjere,qe I shtyne bijet e saje te ruajn gjuhen dhe tu a mesojne edhe femijve kudo ku jane neper bote sot.Kjo do ngreje me larte pasurin e madhe ,gjuhen e bukur shqipe qe na e kan lene te paret ,kjo do te beje te mundur te mos humbim kurre asnjeher identitetin tone sado kohe te veshtira e te egra te vijne,te ruajm gjuhen dhe veçorite esenciale traditat tona komtare shqiptare.Nje popull qe ruan gjuhen eshte I pa mposhtur ,I pa thyeshem.Por edhe Qevria dhe shoqatat duhet te lidhen me popullin e Mandrines-Bullgari,jo te flene gjume.########.

  30. Dibrani says:

    garen – vrapo

    me falni per drejtshkrin eshte shkruar shpejt

    1. korcari says:

      A taj je[ti qenke,ose ti je]vorbe[ene balte per grosh,sic i thon dibranet,ose fasule]Te pershendes, punoj me dibranet,jane njerez qe duan repekt te madh.

  31. Mesuesja says:

    Sa keq! Ne vend qe te falenderohen studiuesit bullgare, znj. M.Peeva dhe z.L.Stankov per punen plot pasion qe te mbetet e dokumentuar ajo shqipe e vjeter e qe mbase eshte ne zhdukje e siper,ju merreni me lloj-lloj marrinash e sharjesh…
    Ata meritojne respektin tone me te madh.

  32. marinari prej puke says:

    ore
    ai Aristidh Aqif Mandridhi nga Kryevidhi a mos e ka origjinen nga ky fshati Mandric i bullgaris?

  33. nardi says:

    nuk eshte shqipe e vjeter, por gjuha shqiptare e bastarduar me turken, shqipja e vjeter nuk ka asnje fjale te huazuar.

  34. latif says:

    Ketu ka nje titull sensacional,;ca mbledhes fjalesh bullgare, qe nuk njohin gjuhen shqipe dhe huazimet orientale,;nje gazetar qe nuk ka haber nga gjuhesia dhe nje pregatites qe ka pregatitur nje corbe historiko-gjuhesore me fotografi.

    1. Ludmil Stankov says:

      Zoti Latif,
      E folmja shqipe ne Mandrice e ka gramatiken e vet. Per shembull:
      une jam, tine jesh (ti je), aju ishte (ai, ajo eshte)
      une isha – une ot jam (do te jem) – une klesha (qeshe)
      une kam – une ot kam (do te kem) – une pata
      keni-li buke? – a keni buke?
      une som (them)
      une ben (bej) ot bej (do te bej)
      nuku jam (nuk jam)
      une hin (hyj), une hira (hyra)
      une zallahin (flas) une zallahijta (fola) une ot zallahin (do te flas
      Ju keni fyer autoret qe kane punuar ne emer te gjuhes shqipe per te dokumentuar gjendjen e sotme ne Mandrice! Eshte e pabesueshme !Ju personalisht, cfare keni shkruar ne fushen e shqipes? Sa libra keni shkruar ? Pse quani “corbe” nje pune fisnike qe eshte ne dobi te shkences shqiptare?
      Se fundmi: te fyesh dike nuk eshte sjellje shqiptare, nu ka asgje me besen shqiptare ! Lexojeni deri ne fund Fjalorin bisedimor dhe pastaj merrni fjalen! Po te doni, do t’Ju dergoj fjalorin me posten nderkombetare.
      Me respekt: Ludmill Stankov Sofje

  35. katarakti says:

    Me terhoqi vemendjen fjala “temel” – “i embel”. Edhe sot shkodranet perdorin fjalen “tamel” – i ambel per qumeshtin.Sidoqofte shkrimi eshte interesant. Ata dy bullgare qe kane bere kete pune te mire duhet te falenderohen nga Akademia jone e shkencave.

  36. gjembi says:

    Mbas pushtimit turk ne Arberi mbaroi gjithcka, kultura, arti, ndertimi ,gjuha tradita dhe ceshte me e keqja trashegimia genetike.Sot ne kete vend kushdo qe vjen per here te pare ndjen eren e rende te arabise dhe turqise.Ska dyshim qe gjuha e sotme qe flitet ne SHqiperi eshte nje mutacion ndermjet latinishtes,greqishtes dhe ne pjesen me te shumte turqishtes.

    1. undefined says:

      O rendele e Janulles o kokrra e BQ shiko njehere ate gjuhen e jevgjiteve qe eshte e mbushur me fjale te huazuara bile dhe fjale shqiptare plus turke itsliane sllave e arabe ore analfabete dhe mjaft hengre m…. kur nuk ja ke haberin ore pjelle e skaduar

    2. ...... says:

      Kur ka mbetur gjuha shqipe ta komentosh ti ore palle kkkk qe ke nje IQ sa per meshe ne Kishen matufit grek vajmedet per tarallaket qe mban kjo toke

  37. pilo says:

    Nje pyetje kisha vetem une: Selim Hoxhaj eshte gazetar apo agronom?

  38. mohikani says:

    ne ship 5 karra
    italisht PESCARA

  39. .... says:

    Ore ndonje gazetar shqiptar qe DI SHQIP keni aty se late nam,cjane keto BAZIKE?!?!?

  40. turi says:

    ” Sagllam ” dhe jo ” sallam ” ka kuptimin ; ” me qen mire me shendet ” Po si duket kane harruar nje ” g ” ?

  41. Argon-aftet says:

    Vetem 40 fjale 10 per cdo gjuhe Greqisht,Italisht,Anglisht,Turqisht dhe nxirrni concluzione.Kuqe-koqino
    Greqisht #
    Veri-Vora
    Lule-Llulludhja
    Pas-Piso
    Shtepi-Spiti
    Ender-Oniro
    hije-sqia
    Liqen-Limni
    Trendafil-Trianda-filo
    Menge-Maniqi
    Kemishe-Po-kamiso
    anglisht #
    Mish-meat
    Flamur-fllug
    pici-pusy
    mendje-mind
    shes-sell
    blej-buy
    dite-day
    bytha-bath-room dhoma e bythes
    prift-priest
    vdes-deth
    varros-bary
    rruge-road
    shtet-state
    Italisht #
    vjen-vjene
    qytet-cita
    mrekulli-meraviliosa
    pak-poko
    mik-amiko
    Keshtjelle-castle
    Mema ime -Mama mia
    fund-fine
    Me falni se skam kohe,vazhdojme neser.

    1. undefined says:

      Ja dhe nje mercenare i tredhur 300 gjakdhjere me pseudonimin Agron qe kujton se ka te frejten legjitime shqiptsreve tu shpjegoj gjuhen shqipe vajmedet per kete gjuhe shqipe ka mbetur ne duart e jevgjiteve e analfabrteve b…… shitur öer tu ” shpjeguar”

  42. Kin Buba says:

    Sidokjofte e verteta e ketij mikrofjalori, shkrimi ka vlera gjuhesore komunikimi, ndoshta i perdorun me nji fjalor (leksik) te perziem qe vithkuqasit “çobanë” si del ne kete shkrim a mjeshtrat ne ndertime nga Opari, kane perdorun nji gjuhe “te fshehtë” qe quhet “zhargon” me qellim qe t’ mos i marrin vesh te tjeret. Edhe dibranet ustallarë kane folë me “zhargone”, se punojshin ne vende te ndryshme te Rumelise: Bullgari, Maqedoni, Rumani etj. Ne, ustallarëve qe ndertojshin shpija, u kemi thane “dibranë”. Nji familjar qe s’kishte kohe me nxjerre bereqetin ne arë, kerkonte ndihma nga fshati dhe u thoshte bashkefshatarëve: ” Ejani me m’ ndihmue ta korri grunin a kollomoqin, se kam “dibranët” tuj m’ rregullue shpin’. Shume fjale te ketij shkrimi te para 400- vjetëve janë zhargone te ndikueme nga huazime turke, greke, italiane, sllave etj.etj.
    Pergezoj hartuesit bullgar te keij fjalori si dhe artikullshkruesin qe e ka publikue. Fyemjet e ndryshme qe bahen nga disa ” analiste kompetentë” ketu, jane nje egoizem e shiten si “patriotë” autoktonë medemek te pa ndikuem nga gjuhet e fqinjve. Shqipja asht dokumentue si giuhë e shkrueme teper vonë, keshtu qe nuk kemi standartizim te saj, si me thane përçudnimi qe i asht bâ ne Kongresin e Drejtëshkrimit te vitit 1972 ku giuha u politizue tuj lane jashtë “Fjalorit te gjuhes se sotme shqipe” me qinda fjale aktive shqipe te gegnishtes, origjines se shkrimit shqip te dokumentuem me Formulen e Pagezimit, 1462 te Pal Engjellit, prift e sekretar i Gjergj Kastriotit qe e shkroi per me pagezue femijet qe lindnin qe te ruhej feja katolike. E mandej vazhdon prep me shkruesit e tjere veriore, Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani.

  43. Ludmil Stankov says:

    Te dashur miq shqiptare !

    I lexova komentet deri tani. Se pari – titulli i artikullit nuk eshte i sakte: “Si flitej shqipja para 400 vjetesh”. Ne fakt Fjalori bisedimor i Marija Peevas dokumenton te folmen shqipe ne Mandrice ne ditet tona: ne vitin 2015, pa asnje deformim.Ajo ka punuar me saktesi dhe pergjegjesi. Fotografite jane te verteta – shihen datat e berjes se tyre.
    Per te folmen e Mandrices kane shkruar Dhimiter Shuteriqi dhe Mahir Domi nga Shqiperia (shih Studime filologjike, N 1/1965 dhe Studime filologjike, N 2/1965) dhe Alush Kamberi dhe Muharrem Idrizi nga Tetova: Ata kane shkruar librin “4 shekuj te pagjunjezuar. Shqiptaret e Mandrices.”
    Fjalori i Marija Peevas eshte libri i fundit lidhur me te folmen e Mandrices.
    I falenderoj nga zemra “Mesuesen”, “Bedriun”, “J. de Raden” dhe “Kataraktin” per fjalet e mira !
    Po ju dergoj nje tekst per fonetiken ne Mandrice:

    Gjuha standarde Forma në Mandricë
    dh z
    (i, e) bardhë – бял, а > barzë
    dhëndër – зет > zëndër
    dha – той (тя) даде za ze (среща се и форма dhe)
    dhemb – боли > zëmb
    dhëmb – зъб > zëmb më zëmb zëmbi –
    edhe – > ze
    dheu – земята, пръстта > zea
    dhi – коза > zi
    dhjetë – десет > zjetë
    dridhej – трепереше > drizenish
    Διδυμότειχο – Димотика > Zimotika
    hedh – хвърлям > hez
    hidhem – хвърлям се, скачам > hizem
    hodha – хвърлих > hoza
    i lidhur – вързан, свързан > lizur
    i madh – голям > mazi
    e madhe – голяма > maze
    mbledh – събирам > mblez
    shtatëdhjetë e pesë – седемдесет и пет > shtatzet e pes
    të mëdha – големи > të mëza
    tërmet – земетресение > dhesë tundur
    tridhjetë – тридесет > trizet
    udhë – път > uzë
    zgjedhë – ярем; иго > zgjezë
    но: dh > d или z
    dardhë – круша > dardë, darzë
    i, e bardhë > bardë, barzë
    i, e verdhë > verda
    erdha > erda, erz
    rudhan – чекрък > rodan

    th > s
    i, e) gjithë – всеки, всяка; целият, цялата > gjisë
    i, e thatë – сух, а > satë
    do të kthehem – ще се върна > o të ksehem
    thonë – казват > sonë/sojnë
    i, e thartë – кисел, а > sartë
    i, e thellë – дълбок, а > sellë
    drithë – жито > drisë
    Vithkuqi (населено място в Албания в района на Корча) > Viskusi
    gjithë – всеки, всяка, всяко, всички > gjisë
    gjithsej – общо, сумарно > gjissej
    kthehem – връщам се > ksehem
    u kthye – върна се > u ksye
    u thashë – им казах > u sasha
    i, e kaltër – син, синя > kalsër
    thekër – ръж > sekër
    i, e thellë – дълбок, а > sellë
    thikë – нож > sikë
    therur – клан, заклан > sier
    thonë – казват > sonë/sojnë
    thua – нокът > sua
    thonj – нокти > sonj
    thotë – казва > sotë
    thua – казваш > sua
    të thuash – да кажеш > të sosh
    tha – каза > sa
    thanë – казаха > sanë
    thënka – казал, а > sënka

    thërret – викам, извиквам, повиквам > sëret
    të thuash – да кажеш > të sosh
    u kthye – се върна > u ksye
    lidh – връзвам, свързвам > lis
    При някои респонденти по време на непринудени разговори th се произнася th: tha – каза; ç’o të thosh ? – какво ще кажеш ?; ç’thojnë ? – какво казват; t’thom – да кажа; thënkanë – казали, thënë – казано.
    При други dh се произнася th: arthka – дошъл, дошла. (вместо erdhi)

    Shendet dhe sukses te gjitheve: Te fala miqesore: Ludmill Stankov, Sofje, me 23 shtator 2015

  44. Ludmi Stankovl says:

    I nderuar kryeredaktor i “Temes”!

    Ju falenderoj sinqerisht qe publikuat komentin tim ! Ceshtja e Mandrices meriton vemendje sepse e folmja e Mandrices ekziston edhe sot e kesaj dite, pavaresidht nga fakti se eshte nje ishull i izoluar larg shtetit-ame. Cdo studim meriton mirenjohje dhe respekt. Jam shume i kenaqur se artikulli i “Temes” provokoi shume reagjime te lexuesit shqiptare! Kjo tregon se njerezit ne Shqiperi tregojne interes serioz per ceshtjen e gjuhes shqipe !
    Me resoekt: Ludmill Stankov

  45. Ludmil Stankov says:

    Te dashur lexues !
    Po ju dergoj tekstin e nje perralle nga Mandrica. Lexim te mbare !
    Pereshendetje: Ludmill Stankov Sofje, me 24.09.2015

    ZËNDËRIT MASALLA (masalle = perralle)
    Ni kohë, ni djalë u vloka dë jatër fshat, dë Gjushçunar. Ni dit rënka shumë shi. U niska dë mëhallë aju. Kur vatka, qit robatë, bëhet gollopar.
    Nusja: “Popo ! Bëjnë zjar, q’o t’vejë zëndëri të shtunë për të djelënë.” Zëndëri, kur vatka dë shtëpi, vesh robat jashtë. Kur hika brënda, nusja e ngatka kushtu, mos ishtë lagëta: aju s’paska lagëtë. Nusja sënka: “Kaqe shi binish, kush nuk u lakke ?” Aju sënka: unë nuk klesha budalla, ku pikon atje të shkel: ku nuk pikon, atje shkeln’ja pa nuk u lakça. Sënkan ato: “Toni zëndër shumë mënçime.”
    Atë natë bëjnë gjellë sier … Pëstaj rënka(n) të flinë.
    Në mëngjesit, presnë zëndërë të ngrihetë, nuku ngrihetë. Çupa me ima-hinë zallahitkan djutë: “Toni zëndër pës me neve bota nuku xallahin ? Të sëresim priftin.” Po aju nga plafi gjeqka. Aju mentoka çë t’i soj priftit. I erdëka dër mënt të soj ni ëndër.
    Vete prifti i sotë: “Nuk ngrihe, zëndër, me që u gëzi ?” Aju i sënka: “Prift, prift, çime ëndër ëndërita !” Prifti sot: Çar ëndër ëndërite ? Soje.” Zëndëri zënka t’i anastis-hi ëndërën priftit: Prift, prift, anes dë deti kish ni kavak; dë kavaku kish ni kokove; dë kokove kish ni gjilpërë; dë gjlpërë siprë kish ni sini; dë sini siprë klesha unë ! Kur frunish era, ngrihen’ja unë dë qielltë ! Tin’, prift, të të kleshe ndë tim vënt, çe kesh bësh ?” Prifti sënka: “Un’ gëzitem.” Zëndëri sënka: “Po un’ çe kam bën sot ?”
    Prifti sotë: “Hajde, babo, mer ti fshesënë, ti nuse bardikënë, pa lan’je. E lakkan. Pa jatër herë zëndëri në shi mos niset ze sier mos hajë.
    Tregoi Urania Majkova.

    Превод
    ПРИКАЗКАТА ЗА ЗЕТЯ
    Преди много време един момък се сгодил в другото село, в Гюшчунар (Сив Кладенец). Един ден валял много дъжд. Тръгнал за махалата (си) той. Когато тръгнал, сваля дрехите, остава гол.
    Булката: – „Ау ! Парят, какво ще облече зетят в петък за събота ?”
    Зетят, когато отишъл вкъщи, облича дрехите отвън. Когато влязъл вътре, булката го опипала така, да не би да е измокрен: той не бил измокрен. Булката казала: – „Толкова дъжд валеше, как не си се измокрил ?” Той рекъл: – „Аз не бях глупак, там, където вали, там да стъпвам; където не вали, там стъпвах, па не се мокрех.” Казали те: – „Нашият зет много умен.”
    Тази нощ приготвят свинско месо… След това легнали да спят.
    Сутринта чакат зетят да стане, не станал. Дъщерята с майка си говорели и двете: – „Нашият зет само с нас ли не говори ? Да повикаме попа.” Ама той от завивките дочул. Мислил какво да му каже на попа. Дошло му на ум да разкаже един сън.
    Идва попът и казва: – „Не си станал, зетко, как спа ?” Той му рекъл: – „Попе, попе, какъв сън сънувах !” Попът казал: – „Какъв сън сънува ? Разкажи го.” Зетят започнал да му разказва съня на попа: – „Попе, попе, на брега на морето имаше една топола; на тополата имаше едно яйце; на яйцето имаше една игла; на иглата имаше една тепсия, отгоре върху тепсията бях аз. Когато духаше вятър, аз се издигах в небесата ! – Ти, попе, ако беше на мое място, какво щеше да направиш ?” – Попът казал: – „Аз се събуждам.” Зетят казал: – „Ами аз, какво съм направил днес ?”
    Попът казва: – „Хайде, бабо, вземи ти метлата, ти булке – стомната, па го измийте.” Измили го. Повече зетят при дъжд не излиза и свинско не яде.
    Разказа Урания Майкова.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje