Kryeministri Edi Rama, i cili nisi vizitën në New York, iu adresua me një fjalë “World Leadership Forum”, me temë “Arti dhe politika”. Rama tha se në politikë tabloja nuk përfundon kurrë plotësisht dhe se politika ka nevojë për njerëz që vijnë nga fusha të ndryshme.
“Unë kam qenë artist, akoma më pëlqen të pikturoj dhe të vizatoj, vetëm se kam më pak kohë. Por edhe në politikë, përpiqem gjithnjë të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin që të bëhet, të ndjej si e duam që të ndryshojë në një hap me botën rreth nesh. Me këtë nuk dua të them se të gjithë kryeministrat duhet të jenë artistë, përkundrazi, është mirë që politika të mbledhë njerëz me background-e të ndryshme. Besoj se aftësitë që kemi në një fushë mund të na ndihmojnë ose të na pengojnë në një tjetër, edhe pse pavarësisht gjithçkaje artisti brenda meje nuk rri asnjëherë i qetë.
Tabloja që unë kam të një Ballkani të ri, një Ballkan në paqe dhe i begatë, i cili të jetë me siguri një hapësirë që s’ka ekzistuar kurrë më parë, nënkupton dialog të madh që përfshin partnerë origjinalë, ose kundërpalë siç është arti, dhe zgjedhjet shumëfishohen, vizioni zgjerohet dhe hapja në korridoret e politikës bëhet më e thellë se kurrë.
Kur bëj një pikturë a vizatoj diçka në axhendën time, vjen një pikë kur përfundon. Puna ka mbaruar. Ndërkohë, në politikë tabloja nuk përfundon kurrë tërësisht. Në çdo hap përballemi me zgjedhje që duhet të bëjmë, ashtu sikurse artisti. Kjo apo ajo ngjyrë, ky apo ai penel”, tha Rama.
Forumi është iniciativë e Organizatës për Politikë të Jashtme, një organizatë me në një historik 97 vjeçar, dedikuar zhvillimit të mendimit, kuptimit, informimit dhe pjesëmarrjes së publikut në politikën e jashtme dhe çështjet globale.
Pikturoje pak me ngjyra me te forta edhe Ministrin tend te rendit Sajmir Tahiri qe te shohe mileti si luan me drogen e tij familjare ne dobi te Partise Socialiste.
Por do te beje akoma me mire te pikturoje me pak ngjyra me te qarta kolor edhe BOSIN e panjohur inkognito te kokaines se Xibrakes te klanit te Enver Hoxhes qe te mesoje mileti pse qeveria dhe policia u zoriten kaqe shume per te mbuluar per te shpetuar me finte bolshevike nipin e Diktatorit duke leshuar te ikin KOKAT e ketij klani qe kishte filluar te punonte prej vitesh brenda ne shtepine e Taulant Balles, por qe gjermonet e Merkelit e nderprene si aktivitet i demshem per Rilindjen Socialiste.
Po e bere politiken me te “pelqyer”
Ose je trap ose je diktator.
Vellezer demokratikas, me kete politike per te bere pis gjithcka dhe cdokend, nuk fitohet asgje. Nuk i mbishet mendja asnjeriut qe dhe keta te rames jane po aq kriminela sa doktori me shoke. duhet gjetur ndonje menyr tjeter per te bere politike. Si mund ti mbushesh njerezve mendjen qe tahiri qenka kriminel dhe trafikant, kur si idhull ke saliun. Si mund ti mbushesh mendjen njerezve qe socialistat jane hajdute dhe te korruptuar kur kryetar partie ke bashen. Te vazhdosh te besh politike me salen do me thene qe ne demokratet e kemi nda menjen me nejt ne opozit deri sa te vdesi doktori.
Opozita provokoj per te bllokuar viziten e Rames per ne Amerike me protesta gjoja per bunkerin e me plehra te shumta qe prodhojne, por nuk ja dolen. Nuk lan gje pa shpife se, gjoja Rama nuk eshte i ftuar, por Rama do te jete me Obamen ne Amerike. Nuk kam pare me opozite kriminale si kjo qe kane shqiptaret e kurban bajramit ha ha ha.
Si rregull ne kemi nxjerre kurdohere udheheqes qe kane besuar seriozisht se kane qene te afte te udheheqnin nje bote te tere. Zoti Rama e ka ngushtuar sadopak rrethin e aftesive, duke pretenduar se mund te udheheq vetem Ballkanin. Duke pare kete trend kaq pozitiv, uroj me gjithe zemer qe te arrijme me ne fund te nxjerrim nje udheheqes per tere teritorin tone, gje qe historikisht nuk e kemi arritur deri sot.