Veliaj homazhe për Tonin Tërshanën: Nder i qytetit ta kishim mes nesh

24 Shtator 2015, 11:29Kulturë TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori sot pjesë në homazhet në nder të artistit të mirënjohur Tonin Tërshana. Pas ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Radio Televizionit Publik Shqiptar, kryebashkiaku tha se dita e sotme është shumë e dhimbshme për një njëri që dhuroi vetëm gëzim.

 “Ndaj dua që t’i uroj Meri Tërshanës shumë kurajo edhe gjithë shqiptarët që, ndoshta unë jam brezi i fundit i atyre që shijuan gjithë gëzimet dhe këngët e Toninit. Ta kujtojmë gjithmonë të qeshur, gjithmonë të gëzuar dhe ishte në nderin e qytetet tonë ta kishim mes nesh dhe do kemi dhe nderin tonë që ta kujtojmë gjithmonë”, deklaroi Veliaj.

Ndërsa gruaja e artistit të njohur, Meri Tërshana, shprehu mirënjohjen që kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe institucionet e tjera lehtësuan dhimbjen e familjes së tyre duke i qëndruar afër në këto momente të vështira.

3 komente në “Veliaj homazhe për Tonin Tërshanën: Nder i qytetit ta kishim mes nesh”

  1. XUME PROTOPAPA says:

    TERSHANA ISHTE ZERI I KURESHTJES

    se botes se lire, te asaj bote qe vetem brezat e vjeter e kishin njohur e jetuar. Per te tjeret te rritur ne enveroxhizem, perendimi shfaqej si lukuni e trembeshumte, fuste frike e ne imagjinaten e seicilit nga ne krijonte iluzionin e perbindeshit qe kerkonte te na gllaberonte te gjalle.

    Po ja qe aty nga mesi i viteve gjashtedhjete te shekullit qe lame pas, ne zallishten e breg-liqenit te Shkodres, u shfaq per here te pare nje thajnik shkodran me nje kitarre ne dore, te na befasonte me tinguj te embel te melodive te shume njohura te muzikes boterore, njera nga te cilat ishte ajo e vogelushit spanjol Joselito: Violino Tzigano, pjese e filmit te shumendjekur “Degjoni kengen time” (Eschucha mi cancion). Pak nga pak u beme rreth tij nja njezet vete, plazhues aso kohe ne kabinat verore te Shirokes. Dikush “urdheroi” te uleshim galuc rreth tij, te humbur ne tinguj magjike te kitarres dhe zerit gati hyjnor te Tonit te Sarreqit, siç e njihnim ne komshijte tij.

    Takimi me Tonin u be pothuajse i perhereshem, aty mes gureve te bregut te liqenit dhe frikes se ndonje spiuni te sigurimit, qe mund ta denonconte dhe te arrestohej per “perhapje te muzikes borgjeze perendimore”. Aty u mesuam me kenget e Mines, te Gaglliardit, te Di Barit, te Viles, Kazelit, te Reitanos e shume kengetareve te tjere italiane, te kenduara nga Toni. Gjithnje i gatshem per te nderruar repertor nese afrohej ndonje spiun i kuriozuar nga ai grummbull njerezish gjysme nudiste. Dhe te qeshurat nuk kishin fund kur mes tingujve te kengeve te Celentanos te degjonim “me gezim po shkoj ne pune” e te tjera kenge shqiptare te kohes.

    Te tjere, dekada me vone, siç eshte psikopati qe nuk mori pjese ne nderimin e fundit te Tershanes, Edi i Kristaqit poet vares, mburren si iniciatoret e civilizimit perendimor te shqiptareve, me Beatles-at e turnit, kur faren e kureshtjes e kish mbjellur shume me heret ai qe na la pa zerin e tij tipik te kengetarit te guximshem e kurajoz, qe u rrezikua per te tjeret, u be lievituesi i asaj kersherie qe quhej perendim.

    Shqiptaret e vertete nuk do harrojne asnjehere Tonin e Sarreqit dhe kitarren e tij embelsi leshuese.

  2. Salver Edmagari says:

    Vlerat jetesore-artistike te Tonin Tershanes jane aq te dukshme, aq edhe te pa-perseritshme. Ai eshte personifikim i nje arti te munduar e te cfilitur, i cili shfaqej ne skena, jepej ne radio e TV duke mbartur vlera artistike te medha ne nje kohe te mbushur me bunkere, shalle te kuqe, dhe dyzim vetiak e kolektiv çmendurie. Saltoja mortale qe beri Shqiperia ne tranzicionin pas-komunist ra ne doren e komunisteve oportuniste, ithtare te diktatorit dhe te polit-byroisteve. Te tjerat shihen, dihen, “shijohen”. Tonin Tershana, nga ana tjeter, mbetet i paharruar!

  3. mirenjohje says:

    politikane te turpshem
    qe linden ne ate sistem
    dhe injoruan vlerat artistike te ketyre ikonave te artit te drames, satires, kenges si ishte dhe T.TERSHANA,
    dhe i kujtojne kua ta largohen nga jeta,
    por ata nderohennga populli per ate qe i lane,artin me zerin e tyre.
    u prehshin ne paqe.
    ngushellime familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje