"Shën Pjetri" i Fatos Kongolit përkthehet në spanjisht

29 Shtator 2015, 12:30Kulturë TEMA

Shtëpia botuese “Siruela” në Madrid ka publikuar së fundmi në  gjuhen spanjolle romanin “Te porta e Shën Pjetrit” e shkrimtarit Fatos Kongoli botuar per here të parë në vitin 2006, nga shtepia Botuese Toena .

Romani i Kongolit “Te porta e Shën Pjetrit”  në Spanjë ka dalë në titullin  “Tirana Blues”, dhe është  përkthyer në gjuhën spanjolle nga Maria Roces Gonzales.

Ky ështe romani i gjashtë i këtij autori në katalogun e së njëjtës shtëpi botuese “Siruela”.

Ministria e Kulturës e ka përcaktuar vitin 2015 si një vit të mbarë botimesh për autorin Kongoli  i cili pas suksesit të romanint “Gjemia e mbytur” vënë në qarkullim nga “Toena” në muajin shkurt, ka udhëtuar në maj në Itali me botimin e romanit , “Jeta në një kuti shkrepësesh” , botuar nga shtëpia botuese “Rubbettino”.

“Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht, kufoma e braktisur e një të riu, një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve”,  romani “Te porta e Shën Pjetrit” i ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze tashmë pret të arrijë suksesin në Spanjë.

3 komente në ““Shën Pjetri” i Fatos Kongolit përkthehet në spanjisht”

  1. albano says:

    bravo ;;;; suksese ;;;;; felicitation ;;;;;merci ;;; en fin quel que chose de bien de l albanie ;;

  2. POP says:

    GJIGANDI I KULTURES DHE LETERSISE ELBASANASE. FALEMINDERIT

  3. bota studjon lajthitjesn e shkarravitesve te tredhur ne shqiperi
    kta kerkcejn beldanc ktu
    uaaaaaaaaaaaahahahahahahahahahahahah fundi botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje