Kontrata e parë e “Beatles” shitet në ankand me vlerën 500 mijë euro

30 Shtator 2015, 11:51Kulturë TEMA

Kontrata që i hapi udhë karrierës së grupit “Beatles” u shit sot në Londër për një shumë prej 365 mijë stërlinash (492 mijë euro), njoftoi Shtëpia e Ankandeve “Sotheby’s”.

Mbetet e vetmja marrëveshje e shkruar mes katër anëtarëve historik të “Beatles”, George Harrison, Paul McCartney dhe Ringo Starr, dhe menaxherit të tyre, Brian Epstein, i cili vdiq nga një overdozë në vitin 1967 shpeshherë ai është cilësuar si anëtari i pestë e “Beatles”.

Kjo akt marrëveshje u nënshkrua më 1 tetor të vitit 1962, katër ditë para daljes së këngës së parë “Love Me Do”.

“Beatles” kishin nënshkruar kontratën e parë me “Epstein” ndërkohë që Pete Best ishte ende bateristi i grupit. Pas zëvëndësimit të tij me Ringo Starr-in, të dy palëve iu desh të ndryshonin kushtet e kontratës.

Mund të gjejmë mbi kontratë firmën e muzikantëve dhe atë të etërve të Paul McCartney dhe George Harrison-it, pasi ata ishin asokohe nën moshën 21-vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje