Tirana mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës

29 Shtator 2015, 17:25Kulturë TEMA

Ditët e fundit të shtatorit do të sjellin një aktivitet artistik tepër të veçantë në kryeqytet, Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës. Në edicionin e tretë të tij, Festivali Ndërkombëtar i Kitarës do të vijë për të gjithë artdashësit nga data 29 shtator deri më 1 tetor nëUniversitetin e  Arteve në Tiranë.

Ky festival organizohet nga fondacioni Guitar Foundation of Albania në bashkëpunim me Universitetin e Arteve në Tiranë dhe me mbeshtetjen e sponsorit gjeneral Alpha Bank, kompanisë Vodafone Albania, Ambasadës Gjermane, qendrës Deutschzentrum etj.

Tre netët e festivalit sjellin emra të shquar të muzikës nga vende të ndryshme të botës si Zvicra, Brazili, Gjermania, Suedia, Kanadaja, Australia etj. Siparin e Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës e hapigrupi Amadeus Guitar Duo me një performancë të shkëlqyer muzikore që u mirëprit mjaft ngrohtë nga publiku, per t’ia lënë vendin ansamblit Guitarra Á Seis në natën e dytë dhe Duos Anders Miolin & Callum Henshaw në natën e tretë.

Në konkursin Ndërkombëtar tëKitaristëve të Rinj do të marrin pjesëkitaristë pa dallim kombësie apo gjinie, të ndarë nëgjashtë kategori grupmoshash të ndryshme,të cilët do të performojnë në një raund të vetëmku do të përzgjidhet fituesi i çmimit të madh Grand Prix 2015.

3 komente në “Tirana mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Duhet suportuar
    Mos ti ndalen hovit
    Boll me festivalin
    E Kallashnikovit.

    Boll me Tropolenën
    Boll me Viçidolin
    Boll me festivalin
    E BomBom Tritolin.

  2. komuna says:

    Eshte vertet nje gjetje shume interesante. Nje festival te tille nuk kam degjuar te organizohet gjekundi. Pa permendur ketu qe tingujt e kitares (akustike) jane te mrekullueshem.

  3. E DI... says:

    Edhe un jam per kitaren akustike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje