Pse librat e shtypur janë më të mirë se ata elektronikë!

4 Tetor 2015, 10:50Kulturë TEMA

Javën e kaluar, industria e librit ka publikuar shifrat që tregojnë se shitjet e librave elektronike (e-book), ka pësuar rënie. Kjo është hera e parë që ka rënie në shitjen e tyre, kurse shitja e librave të shtypura është relativisht e qëndrueshme.

Huffingtonpost ka dhënë 10-të arsyet se përse librat e shtypura janë më të mira se ato elektronike, transmeton Koha.net.

Këto janë 10-të arsyet se përse duhet t’i lexoni librat e shtypur:

1. Librat e shtypur kanë fletët e këndshme dhe të buta për t’i prekur. Letra e bën leximin fizikisht të pëlqyeshëm. Të lexosh një “e-book”, ndjehet sikur jeni duke e përdorur një bankomat. Dhe nëse keni pasur një kompjuter të ndezur gjatë punës, përsëri duhet t’i ngulni sytë një ekrani.

2. Librat e shtypura janë më të mira në transmetimin e informacionit. Një studim i raportuar nga Guardian vitin e kaluar ishte zbuluar se lexuesit e librave elektronike kanë më pak gjasë që të kujtojnë ngjarjet në një roman mister, se sa njerëzit që e lexojnë atë të shtypur. Pra, nëse dëshironi që t’i kujtoni komplotet ose ngjarjet e tjera, libri i shtypur është më i përshtatshëm për të bërë një gjë të tillë.

3. Librat e shtypura janë tuajat për tërë jetën. Librat që i keni blerë në kolegj, do të jenë të lexueshme edhe pas 50 vjetëve. A mendoni se në 10 vitet e ardhshme do të funksionojë për ju libri elektronik?

4. Librat e shtypur janë përkujtim i udhëtimeve tuaja fizike dhe intelektuale. Një shikim i një libri në raftin tuaj iu kthen përsëri në vitin e dytë të shkollës së mesme. Poezitë e zgjedhura të Pablo Nerudas iu kujtojnë netët e vona të leximit të tyre.

5. Librat e shtypura janë shumë të mira për t’i ndarë me të tjerët. Nuk ka asgjë më të mirë se t’i jepni një mikut tuaj një libër dhe t’i thoni, “Duhet ta lexoni këtë”. Ka mënyra të ndryshme për të ndarë një libër elektronik me të tjerët, por ta bëni këtë e ka “ngrohtësinë” e të dërguarit një e-mail, ose duke e paguar dikë për t’i blerë atë libër online.

6. Mund të shkruani në margjinat e një libri të shtypur, dhe të nënvizoni fjalitë e juaja të rëndësishme. Edhe në e-books, një gjë e tillë është mundësuar, por ato thjesht nuk janë të njëjta, gjërat që i bëjmë në librin e shtypur duket se na ndihmon më tepër që t’i mbajmë mend.

7. Librat e shtypur kanë kopertina, në këtë mënyrë e dimë se çka njerëzit e tjerë janë duke lexuar, që e bën leximin një akt të komunitetit të ndërtimit. Një autobus plot me njerëz që janë duke lexuar libra të shtypur, më së miri tregon imazhin e një qyteti dhe çka është në mendjen e atij qyteti, dhe një koleksion i ideve se çfarë mund të lexoni në të ardhmen. Kurse një autobus me njerëz që janë duke lexuar libra elektronik, janë vetëm disa njerëz të zilët kanë një pajisje të ndezur para vetes.

8. Librat e shtypur janë shumë më mirë për autorët. Në vitet e fundit shtëpitë botuese u japin më pak përqindje autorëve për librat elektronik, që e bën të vështirë për autorët që të fitojnë për jetesë dhe të prodhojnë libra të rinj. Nëse dëshironi të mbështesni shkrimtarët, atëherë blini një libër të shtypur.

9. Librat e shtypur janë më të mirë për shëndetin tuaj. Një studim nga Shkolla e Mjekësisë së Harvardit në vitin e kaluar ka zbuluar se leximi i librave elektronik para fjetjes, ka ndikim negativ në aftësinë tuaj për fjetur, për shkak të emetimit të dritës, por ka ndikim edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

10. Librat e shtypur janë vjedhje-rezistente. Nëse e leni një libër në makinën tuaj, mund të jeni mjaft të sigurt se do të jetë aty kur të ktheheni. Kjo nuk ndoshta nuk mund të jetë e njëjta edhe me iPadin tuaj, ose pajisjet e tjera për leximin e librave elektronike. Dhe një bonos tjetër: Nëse libri juaj i shtypur bie në vaskë, ju mund ta thani atë me një tharëse flokësh.

7 komente në “Pse librat e shtypur janë më të mirë se ata elektronikë!”

  1. mirel says:

    Librat e shtypur jane thesari I cmuar I njerezimit.
    Fatkeqesisht nje pjese e atij thesari-ai I antikitetit- u dogj nga greket ne Alexandri.
    Sot jetojme ne boten e teknologjise qe eshte nje mjet I largimit nga njeri tjetri dhe I nenvleftesimit te prezences njerezore.
    Librat e shtypur japin ndjesira nga me te cuditshmet, ato te fusin ne nje lloj bote ku nuk ke nevoje te klikosh nje buton per te vazhduar ne faqen tjeter, fleta e librit qe kthehet eshte vetem nje frymemarrje per te vazhduar ne faqen tjeter, ku ti je njelloj I zhytur si ne nje mase ujore e kalter nen det, dhe shikon c’mrekulli ben kurora e rezeve te diellit qe rrezaton ne uje…
    Dhe me kete ndjesi mund te te zere dhe gjumi nderkohe qe je I mbeshtetur ne jastek, shtrire ne krevat duke percjelle emocionet e librit neper endera.

    1. katarakti says:

      Disave ketu u del edhe naten ne gjume Greqia. Kush, kur dhe ku tha qe helenet paskan djegur biblioteken e Aleksandrise?! Ne te gjitha enciklopedite boterore shkruhet se greket e kane ndertuar dhe pasuruar si askush tjeter kete biblioteke. Vetem disa shqipo – turq flasin kodra pas bregut. Ne Greqi, e mire a e keqe, kane vajtur per te mbajtur familjet e tyre ne Shqiperi mbi 500 000 veta. Atehere si spjegohet ky terbim antigrek! Nuk them qe ta duam Greqine, po ta leme ne punen e vet. Ata me sa di une nuk merren dhe aq shume me ne. Politika eshte nje gje, dhe populli eshte tjeter gje. Na vdiqen patriotet e stadiumeve.

      1. Mezani Celoja says:

        Ishin Grek te tjere ata qe e dogjen nga “Greket” qe e pasuruan.
        Nuk e ditke ti qe Greket e Aleksandrise, Greket e ikonostasit dhe Greket e Venizellosit jane tre raca te ndryshme grekesh qe kane fare pak lidhje me njeri-tjetrin.

        Gjithsesi per ti dhene Cezarit hakun e Cezarit, djegia e bibliotekes se Aleksandrise ka shume autore dhe ka ndodhur per disa shekuj, duke filluar nga Cezari vete e duke mbaruar tek invazionet islame.

  2. Petro Luarasi says:

    Ne lidhje me kete teme teper te rendesishme mbizoteron mendimi i specialisteve perkates qe te dyja format, e printuara dhe elektronike duhet te perdoren me efektivitet atje ku e kane perparesine dhe jo sipas interesave te grupimeve ekonomike. Literatura e printuar eshte me e shtrenjte, kerkon leter e boje qe kane shpenzimet perkatese e demet ne mjedis me te medha por:
    Njeriu nuk demton syte nga drita e ekranit, nuk merr rreze, truri perthith disa here me mire permbajtjen,fiton imagjinate me te madhe, lodhet me pak sidomos me rritjen e volumit te materialit, ka me teper komoditet ne shfletim e lexim, nuk kerkon pajisje shtese te shtrenjte vec librit, ruhet me mire per kohe te gjate etj. Literatura ne forme elektronike ruan mjedisin, ka perparesi sidomos ne kerkimet e shpejta referative dhe periodiket, kursen ndjeshem hapesirat e literatures, por paraqet problem ruajtja nder dekada apo nga viruset kompjuterike. Problem te madh paraqet edhe respektimi i te drejtes se autorit. Ne lidhje me perdorimin ne institucionet arsimore ne bote ka patur kundershtime te ashpra per perdorimin e literatures elektronike sidomos ne ciklin e ulet sepse demton shikimin dhe aparatin psiqik (memorje, perqendrimin, rezistencen)

  3. Tarras Zhapkoqi says:

    Te dyja format jane te mia por elekronikja ka ca gjera me shume dhe me te mira se forma tradicionale e librit. Libri elektronik nuk mund te humbase

    *(shkarkimi dhe gdhendja ne disk), volumi shume i vogel qe ze elektronika etj etj etj, lkopjimi i pjeseve te bukura dhe terrci e verrci, ajo gazeta angleze ja ka futur kot, po kot fare!

  4. Era1 says:

    I adhuroj librat e shtypur.

  5. - says:

    Librin e shtypur… s’do ta konkuroj kurr asnji lloj teknollogjie ,
    sado moderrne ajo te duket ,ashtu si moderrnja nuk konkuroj dot per nga vlera artizanatin .
    Libri mbetet nji Ikone e gjuhes se shkruar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje